Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 9

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 9:1 Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.

PROV 9:2 Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.

PROV 9:3 Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:

PROV 9:4 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:

PROV 9:5 "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.

PROV 9:6 Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".

PROV 9:7 Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.

PROV 9:8 Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.

PROV 9:9 Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.

PROV 9:10 Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.

PROV 9:11 Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.

PROV 9:12 Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t'i kesh vetëm ti.

PROV 9:13 Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.

PROV 9:14 Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,

PROV 9:15 për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:

PROV 9:16 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:

PROV 9:17 "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".

PROV 9:18 Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase