Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 10:1 Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet.

PROV 10:2 Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja.

PROV 10:3 Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.

PROV 10:4 Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.

PROV 10:5 Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp.

PROV 10:6 Ka bekime mbi kokën e të drejtit, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.

PROV 10:7 Kujtimi i të drejtit është në bekim, por emri i të pabesit do të kalbet.

PROV 10:8 Zemërurti i pranon urdhërimet, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

PROV 10:9 Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t'u zbuluar.

PROV 10:10 Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

PROV 10:11 Goja e të drejtit është një burim jete, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.

PROV 10:12 Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.

PROV 10:13 Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.

PROV 10:14 Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë.

PROV 10:15 Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfërit është varfëria e tyre.

PROV 10:16 Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.

PROV 10:17 Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb.

PROV 10:18 Kush e maskon urrejtjen ka buzë gënjeshtare dhe ai që përhap shpifje është budalla.

PROV 10:19 Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.

PROV 10:20 Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.

PROV 10:21 Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend.

PROV 10:22 Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.

PROV 10:23 Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend.

PROV 10:24 Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë.

PROV 10:25 Kur kalon furtuna, i pabesi nuk është më, por i drejti ka një themel të përjetshëm.

PROV 10:26 Ashtu si uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë, kështu është dembeli për ata që e dërgojnë.

PROV 10:27 Frika e Zotit i zgjat ditët, por vitet e të pabesit do të shkurtohen.

PROV 10:28 Shpresa e të drejtëve është gëzimi, por pritja e të pabesëve do të zhduket.

PROV 10:29 Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi.

PROV 10:30 I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë.

PROV 10:31 Goja e të drejtit prodhon dituri, por gjuha e çoroditur do të pritet.

PROV 10:32 Buzët e të drejtit njohin atë që është e pranueshme; por goja e të pabesëve njeh vetëm gjëra të çoroditura.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase