PROV 25:1 Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.
PROV 25:2 Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.
PROV 25:3 Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.
PROV 25:4 Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.
PROV 25:5 Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.
PROV 25:6 Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,
PROV 25:7 sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.
PROV 25:8 Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.
PROV 25:9 Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,
PROV 25:10 me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.
PROV 25:11 Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.
PROV 25:12 Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.
PROV 25:13 Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.
PROV 25:14 Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.
PROV 25:15 Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.
PROV 25:16 Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh.
PROV 25:17 Shko rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që ai të mos mërzitet me ty sa të të urrejë.
PROV 25:18 Njeriu që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij është si një topuz, një shpatë dhe një shigjetë e mprehtë.
PROV 25:19 Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur.
PROV 25:20 Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar është si ai që heq rrobat e tij në një ditë të ftohtë dhe si uthulla mbi sodën.
PROV 25:21 Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,
PROV 25:22 sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.
PROV 25:23 Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.
PROV 25:24 Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.
PROV 25:25 Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.
PROV 25:26 I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.
PROV 25:27 Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.
PROV 25:28 Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase