Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 1

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 1:1 Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,

PROV 1:2 për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;

PROV 1:3 për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,

PROV 1:4 për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.

PROV 1:5 I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,

PROV 1:6 për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.

PROV 1:7 Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

PROV 1:8 Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,

PROV 1:9 sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.

PROV 1:10 Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,

PROV 1:11 në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;

PROV 1:12 le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;

PROV 1:13 ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka;

PROV 1:14 ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";

PROV 1:15 biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,

PROV 1:16 sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.

PROV 1:17 Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;

PROV 1:18 por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.

PROV 1:19 Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.

PROV 1:20 Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;

PROV 1:21 ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;

PROV 1:22 "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t'ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

PROV 1:23 Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t'ju bëj të njohura fjalët e mia.

PROV 1:24 Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

PROV 1:25 përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

PROV 1:26 edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

PROV 1:27 kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

PROV 1:28 Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.

PROV 1:29 Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,

PROV 1:30 nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.

PROV 1:31 Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.

PROV 1:32 Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;

PROV 1:33 por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase