Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 14

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 14:1 Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

PROV 14:2 Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë.

PROV 14:3 Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre.

PROV 14:4 Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut.

PROV 14:5 Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.

PROV 14:6 Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.

PROV 14:7 Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.

PROV 14:8 Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.

PROV 14:9 Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.

PROV 14:10 Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj.

PROV 14:11 Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë.

PROV 14:12 Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.

PROV 14:13 Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje.

PROV 14:14 Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij.

PROV 14:15 Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.

PROV 14:16 Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull.

PROV 14:17 Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer.

PROV 14:18 Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije.

PROV 14:19 Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve.

PROV 14:20 Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues.

PROV 14:21 Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur.

PROV 14:22 A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën.

PROV 14:23 Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri.

PROV 14:24 Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.

PROV 14:25 Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra.

PROV 14:26 Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi.

PROV 14:27 Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

PROV 14:28 Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.

PROV 14:29 Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.

PROV 14:30 Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.

PROV 14:31 Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.

PROV 14:32 I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.

PROV 14:33 Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

PROV 14:34 Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.

PROV 14:35 Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase