Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 50

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 50:1 Atėherė Jozefi u hodh mbi fytyrėn e tė atit, qau mbi tė dhe e puthi.

GEN 50:2 Pastaj Jozefi urdhėroi mjekėt qė ishin nė shėrbim tė tij tė balsamosnin tė atin; dhe mjekėt e balsamosėn Izraelin.

GEN 50:3 U deshėn dyzet ditė, sepse e tillė ishte koha e nevojshme pėr balsamimin; dhe Egjiptasit e qanė shtatėdhjetė ditė.

GEN 50:4 Kur kaluan ditėt e zisė tė mbajtura pėr tė, Jozefi foli nė shtėpinė e Faraonit duke thėnė: "Nė qoftė se kam gjetur hirin tuaj, i thoni Faraonit kėto fjalė:

GEN 50:5 Ati im mė ka vėnė tė betohem dhe mė ka thėnė: "Ja, unė jam duke vdekur; mė varros nė varrin qė kam gėrmuar nė vendin e Kanaanit". Tani, pra, mė lejo tė ngjitem pėr tė varrosur atin tim, pastaj do tė kthehem".

GEN 50:6 Faraoni u pėrgjegj: "Ngjitu dhe varrose atin tėnd ashtu si tė ka vėnė tė betohesh".

GEN 50:7 Atėherė Jozefi u ngjit pėr tė varrosur tė atin; dhe me tė u ngjitėn tėrė shėrbėtorėt e Faraonit, tė moshuarit e shtėpisė sė tij dhe tėrė tė moshuarit e vendit tė Egjiptit,

GEN 50:8 dhe tėrė shtėpia e Jozefit, vėllezėrit e tij dhe shtėpia e tė atit. Nė vendin e Goshenit lanė vetėm fėmijėt e tyre tė vegjėl, kopetė me bagėtinė e imėt dhe me bagėtinė e trashė.

GEN 50:9 Me tė u ngjitėn lart gjithashtu qerre dhe kalorės, aq sa u formua njė vargan i madh njerėzish.

GEN 50:10 Me tė arritur nė lėmin e Atadit, qė ėshtė pėrtej Jordanit, u dėgjuan vajtime tė mėdha dhe solemne; dhe Jozefi mbajti shtatė ditė zi pėr tė atin.

GEN 50:11 Kur banorėt e vendit, Kananejtė, panė zinė nė lėmin e Atadit, thanė: "Kjo ėshtė njė zi e madhe pėr Egjiptasit!". Prandaj ai vend u quajt Abel-Mitsraim dhe ndodhet pėrtej Jordanit.

GEN 50:12 Bijtė e tij bėnė pėr tė atė qė ai i kishte urdhėruar.

GEN 50:13 Bijtė e tij e bartėn nė vendin e Kanaanit dhe e varrosėn nė shpellėn e fushės sė Malkpelahut, pėrballė Mamres, qė Abrahami e kishte blerė bashkė me arėn nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pronė e tij.

GEN 50:14 Mbasi varrosi tė atin, Jozefi u kthye nė Egjipt bashkė me vėllezėrit e tij dhe me tė gjithė ata qė ishin ngjitur deri atje pėr tė varrosur atin e tij.

GEN 50:15 Vėllezėrit e Jozefit kur panė se ati i tyre vdiq, thanė: "Mos vallė Jozefi na mban inat dhe merr hak pėr tėrė tė keqen qė i kemi bėrė?".

GEN 50:16 Atėherė i ēuan fjalė Jozefit: "Ati yt para se tė vdiste dha kėtė porosi duke thėnė:

GEN 50:17 "Kėshtu do t`i thoni Jozefit: "Falu vėllezėrve tė tu tė keqen qė tė kanė bėrė, mėkatin e tyre, sepse tė kanė bėrė keq". Falu, pra, tani krimin shėrbėtorėve tė Perėndisė tė atit tėnd". Jozefi qau kur i folėn kėshtu.

GEN 50:18 Pastaj erdhėn edhe vėllezėrit e tij dhe u shtrinė para tij, dhe i thanė: "Ja, ne jemi shėrbėtorėt e tu".

GEN 50:19 Jozefi u tha atyre: "Mos u trembni, se mos jam unė nė vend tė Perėndisė?.

GEN 50:20 Ju keni kurdisur tė kėqija kundėr meje, por Perėndia ka dashur qė t`i shėrbejė sė mirės, pėr tė kryer atė qė po ndodh sot: tė mbash gjallė njė popull tė shumtė.

GEN 50:21 Tani, pra, mos kini frikė; unė do tė siguroj ushqimin pėr ju dhe pėr bijtė tuaj". Kėshtu u dha zemėr dhe i foli zemrės sė tyre me ėmbėlsi.

GEN 50:22 Kėshtu Jozefi banoi nė Egjipt, ai dhe shtėpia e tė atit, dhe jetoi njėqind e dhjetė vjet.

GEN 50:23 Jozefi pa bijtė e Efraimit deri nė brezninė e tretė; edhe bijtė e Makirit, bir i Manasit, lindėn mbi gjunjėt e tij.

GEN 50:24 Pastaj Jozefi u tha vėllezėrve tė tij: "Unė po vdes; por Perėndia do t`ju vizitojė me siguri dhe do t`ju ēojė me siguri nga ky vend nė vendin qė i premtoi me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit".

GEN 50:25 Pastaj Jozefi i vuri tė betohen bijtė e Izraelit, duke thėnė: "Perėndia me siguri do t`ju vizitojė; atėherė ju do t`i hiqni kockat e mia qė kėtej".

GEN 50:26 Pastaj Jozefi vdiq nė moshėn njėqind e dhjetė vjeē; e balsamosėn dhe e futėn nė njė arkivol nė Egjipt.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase