Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 45

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 45:1 Atėherė Jozefi nuk e pėrmbajti dot mė veten para tėrė tė pranishmėve dhe briti: "Nxirrini jashtė tė gjithė nga prania ime!". Kėshtu nuk mbeti asnjėri me Jozefin kur ai u tregoi vėllezėrve tė tij se kush ishte.

GEN 45:2 Dhe qau aq fort sa qė e dėgjuan edhe vet Egjiptasit, dhe ky lajm arriti edhe nė shtėpinė e Faraonit.

GEN 45:3 Pastaj Jozefi u tha vėllezėrve tė tij: "Unė jam Jozefi, a ėshtė ende gjallė ati im?". Por vėllezėrit e tij nuk mund t`i pėrgjigjeshin, sepse ishin tė tronditur thellė nė praninė e tij.

GEN 45:4 Atėherė Jozefi u tha vėllezėrve tė tij: "Afrohuni, pra, tek unė!". Ata iu afruan dhe ai u tha: "Unė jam Jozefi, vėllai juaj, qė ju e shitėt qė ta ēonin nė Egjipt.

GEN 45:5 Por tani mos u trishtoni dhe mos t`ju vijė keq qė mė shitėt me qėllim qė tė ēohesha kėtu poshtė, sepse Perėndia mė ka dėrguar para jush pėr tė ruajtur jetėn tuaj.

GEN 45:6 Nė fakt u bėnė dy vjet qė ra zija e bukės nė vend; dhe do tė ketė pesė vjet tė tjera gjatė tė cilave as do tė lėrohet, as do tė korret.

GEN 45:7 Por Perėndia mė ka dėrguar para jush, me qėllim qė tė ruhet diēka mbi tokė dhe pėr t`ju shpėtuar jetėn me njė ēlirim tė madh.

GEN 45:8 Nuk jeni ju, pra, qė mė dėrguat kėtu, por ėshtė Perėndia; ai mė caktoi si atė i Faraonit, si zot i krejt shtėpisė sė tij dhe si qeveritar i tėrė vendit tė Egjiptit.

GEN 45:9 Nxitoni tė riktheheni tek ati im dhe i thoni: "Kėshtu thotė biri yt Jozefi: Perėndia mė ka caktuar si zot i gjithė Egjiptit; zbrit tek unė, mos u vono;

GEN 45:10 ti do tė banosh nė vendin e Goshenit dhe do jesh afėr meje; ti dhe bijtė e tu, bijtė e bijve tė tu, kopetė e bagėtive tė imta e tė trasha dhe gjithēka ti zotėron.

GEN 45:11 Dhe atje unė do tė tė ushqej, sepse do tė ketė edhe pesė vjet tė tjera zije, me qėllim qė ti tė mos katandisesh nė mjerim: ti, familja jote dhe gjithēka zotėron".

GEN 45:12 Dhe ja, sytė tuaja dhe sytė e vėllait tim Beniaminit shohin qė ėshtė goja ime qė ju flet.

GEN 45:13 Tregojani, pra, atit tim tėrė lavdinė time kėtu nė Egjipt dhe gjithēka patė, shpejtoni ta sillni atin tim kėtu".

GEN 45:14 Pastaj iu hodh nė qafė vėllait tė tij Beniamin dhe qau, dhe Beniamini qau i shtrėnguar nė qafėn e tij.

GEN 45:15 Ai puthi gjithashtu tėrė vėllezėrit e tij dhe qau i shtrėnguar me ta. Pastaj vėllezėrit e tij filluan tė flasin me tė.

GEN 45:16 Jehona e kėsaj ngjarjeje u pėrhap nė shtėpinė e Faraonit dhe njerėzit thanė: "Kanė ardhur vėllezėrit e Jozefit". Kjo i pėlqeu Faraonit dhe shėrbėtorėve tė tij.

GEN 45:17 Atėherė Faraoni i tha Jozefit: "Thuaju vėllezėrve tė tu: "Bėni kėtė: Ngarkoni kafshėt tuaja dhe shkoni; kthehuni nė vendin e Kanaanit.

GEN 45:18 Pastaj merrni atin tuaj dhe familjet tuaja, dhe ejani tek unė; unė do t`ju jap mė tė mirat e vendit tė Egjiptit dhe do tė hani prodhimet mė tė zgjedhura tė vendit".

GEN 45:19 Ti ke urdhėrin t`u thuash atyre: "Bėni kėtė: Merrni me vete nga vendi i Egjiptit qerre pėr tė vegjėlit tuaj dhe pėr gratė tuaja; merrni atin tuaj dha ejani.

GEN 45:20 Dhe mos u shqetėsoni pėr orenditė shtėpiake, sepse sendet mė tė mira qė ka Egjipti do tė jenė tuajat"".

GEN 45:21 Bijtė e Izraelit vepruan kėshtu, dhe Jozefi u dha atyre qerre, simbas urdhėrit tė Faraonit, si edhe ushqime pėr udhėtimin.

GEN 45:22 Tė gjithėve u dha njė palė rroba pėr ndėrresė pėr secilin, por Beniaminit i dha treqind sikla argjendi dhe pesė ndėrresa veshmbathje;

GEN 45:23 atit tė tij i dėrgoi: dhjetė gomarė tė ngarkuar me gjėrat mė tė mira tė Egjiptit, dhjetė gomarica tė ngarkuara me grurė, bukė dhe ushqime pėr atin e tij gjatė udhėtimit.

GEN 45:24 Kėshtu i nisi vėllezėrit e tij dhe, ndėrsa ata po iknin, u tha: "Mos u grindni rrugės".

GEN 45:25 Atėherė ata u ngjitėn pėrsėri nga Egjipti dhe arritėn nė vendin e Kanaanit te Jakobi, ati i tyre.

GEN 45:26 Dhe i kallėzuan gjithēka, duke thėnė: "Jozefi ėshtė ende gjallė dhe ėshtė qeveritari i gjithė shtetit tė Egjiptit". Por zemra e atij nuk iu ngroh, sepse nuk u besonte atyre.

GEN 45:27 Po kur ata i treguan tėrė fjalėt qė u kishte thėnė Jozefi dhe kur pa qerret qė Jozefi kishte dėrguar pėr ta marrė atė, atėherė shpirti i Jakobit atit tė tyre, u ringjall

GEN 45:28 dhe Izraeli tha: "Mjaft; djali im Jozefi ėshtė ende gjallė; unė do tė shkoj ta shoh para se tė vdes".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase