Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 23

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 23:1 Sara jetoi njėqind e njėzet e shtatė vjet. Kėto qenė vitet e jetės sė Sarės.

GEN 23:2 Dhe Sara vdiq nė Kirjath-Arba (qė ėshtė Hebroni), nė vendin e Kanaanėve, dhe Abrahami hyri aty pėr tė mbajtur zi pėr tė dhe pėr ta vajtuar.

GEN 23:3 Pastaj Abrahami u ngrit mė kėmbė nė prani tė sė vdekurės dhe u foli bijve tė Hethit, duke u thėnė:

GEN 23:4 "Unė jam njė i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; mė jepni pronėsinė e njė varri midis jush, qė tė mund tė varros tė vdekurėn time dhe ta heq nga sytė e mi".

GEN 23:5 Dhe bijtė e Hethit iu pėrgjigjėn Abrahamit duke i thėnė:

GEN 23:6 "Dėgjona, o zoti im! Ti je midis nesh njė princ i Perėndisė, varrose tė vdekurėn tėnde nė mė tė mirėn nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s`do tė refuzojė varrin e tij, me qėllim qė ti tė varrosėsh aty tė vdekurėn tėnde".

GEN 23:7 Atėherė Abrahami u ngrit, u pėrul para popullit tė vendit, para bijve tė Hethit,

GEN 23:8 dhe u foli atyre duke thėnė: "Nė rast se ju pėlqen qė unė ta varros tė vdekurėn time duke e hequr nga sytė e mi, dėgjomėni. Ndėrhyni pėr mua tek Efroni, bir i Zoharit,

GEN 23:9 qė tė mė japė shpellėn e Makpelahut, qė i pėrket dhe qė ndodhet nė skajin e arės sė tij; por qė tė mė japė nė pronėsi me ēmimin e tij tė plotė si vend varrimi midis jush".

GEN 23:10 Tani Efroni ndodhej nė mes tė bijve tė Hethit; dhe Efroni, Hiteu, iu pėrgjegj Abrahamit nė prani tė bijve tė Hethit, tė tė gjithė atyreve qė hynin nėpėr portėn e qytetit tė tij, duke thėnė:

GEN 23:11 "Jo, zoti im, dėgjomė! Unė tė fal arėn dhe shpellėn qė ndodhet aty; po ta dhuroj nė prani tė bijve tė popullit tim; po ta bėj dhuratė. Varrose tė vdekurėn tėnde".

GEN 23:12 Atėherė Abrahami u pėrkul para popullit tė vendit,

GEN 23:13 dhe i foli Efronit nė prani tė popullit tė vendit duke thėnė: "Dėgjomė, tė lutem! Unė do tė jap ēmimin e arės, pranoje nga unė, kėshtu unė do tė mund tė varros aty tė vdekurėn time".

GEN 23:14 Efroni iu pėrgjegj Abrahamit, duke i thėnė:

GEN 23:15 "Zoti im, dėgjomė! Toka vlen katėrqind monedha argjendi. Ē`ėshtė kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, tė vdekurėn tėnde".

GEN 23:16 Atėherė Abrahami zbatoi fjalėn e Efronit; dhe Abrahami i peshoi Efronit ēmimin qė i kishte thėnė nė prani tė bijve tė Hethit: katėrqind monedha argjendi, monedha qė tregtarėt pėrdornin midis tyre zakonisht.

GEN 23:17 Kėshtu ara e Efronit qė gjendej nė Malkpelah pėrballė Mamres, ara me shpellėn qė ishte aty dhe tėrė drurėt qė ishin nė arė dhe nė tė gjithė kufijtė pėrqark,

GEN 23:18 kaluan nė pronėsi tė Abrahamit, nė prani tė bijve tė Hethit dhe tė tė gjithė atyre qė hynin nga porta e qytetit tė Efronit.

GEN 23:19 Pas kėsaj, Abrahami varrosi Sarėn, gruan e tij, nė shpellėn e arės sė Makpelahut pėrballė Mamres (qė ėshtė Hebroni) nė vendin e Kanaanėve.

GEN 23:20 Kėshtu ara dhe shpella qė gjendet aty u kaluan nga bijtė e Hethit nė pronė tė Abrahamit, si vend varrimi.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase