Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 40

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 40:1 Mbas kėtyre gjėrave, ndodhi qė kupėmbajtėsi dhe bukėpjekėsi i mbretit tė Egjiptit fyen zotėrinė e tyre, mbretin e Egjiptit.

GEN 40:2 Dhe Faraoni u zemėrua me tė dy oficerėt e tij, kryekupėmbajtėsin dhe kryebukėpjekėsin,

GEN 40:3 dhe i futi nė burg, nė shtėpinė e kreut tė rojeve, nė po atė burg ku ishte mbyllur Jozefi.

GEN 40:4 Dhe kapiteni i rojeve i la nėn mbikqyrjen e Jozefit, i cili i ndihmonte. Kėshtu ata qėndruan nė burg pėr njė farė kohe.

GEN 40:5 Po atė natė, kupėmbajtėsi dhe bukėpjekėsi i mbretit tė Egjiptit, qė ishin tė mbyllur nė burg, panė qė tė dy njė ėndėrr, secili ėndrrėn e tij, me njė kuptim tė veēantė.

GEN 40:6 Dhe tė nesėrmen nė mėngjes Jozefi erdhi tek ata dhe vuri re se ishin tė shqetėsuar.

GEN 40:7 Atėherė ai pyeti oficerėt e Faraonit, qė ishin me tė nė burg, nė shtėpinė e zotėrisė sė tij dhe u tha: "Pse keni sot njė fytyrė kaq tė trishtuar?".

GEN 40:8 Ata iu pėrgjegjėn: "Kemi parė njė ėndėrr dhe askush nuk ėshtė nė gjėndje ta interpretojė". Atėherė Jozefi u tha atyre: "Interpretimet nuk i pėrkasin vallė Perėndisė? Mė tregoni ėndrrat, ju lutem".

GEN 40:9 Kėshtu kryekupėmbajtėsi i tregoi Jozefit ėndrrėn e tij dhe i tha: "Nė ėndrrėn time kisha pėrpara njė hardhi;

GEN 40:10 dhe nė atė hardhi kishte tri degė, tė cilat sa vunė lastarė, lulėzuan dhe dhanė vile rrushi tė pjekur.

GEN 40:11 Tani unė kisha nė dorė kupėn e Faraonit; mora rrushin, e shtrydha nė kupėn e Faraonit dhe e vura kupėn nė dorė tė Faraonit".

GEN 40:12 Jozefi i tha: "Ky ėshtė interpretimi i ėndrrės: tri degėt janė tri ditė;

GEN 40:13 nė krye tė tri ditėve Faraoni do tė tė bėjė tė ngresh pėrsėri kokėn lart, do tė tė rivendosė nė detyrėn tėnde dhe ti do t`i japėsh nė dorė kupėn Faraonit, siē bėje mė parė, kur ishe kupėmbajtėsi i tij.

GEN 40:14 Por mė kujto mua kur tė jesh i lumtur; tė lutem, trego dashamirėsi ndaj meje, duke i folur pėr mua Faraonit, dhe mė nxirr nga kjo shtėpi;

GEN 40:15 sepse mua mė sollėn fshehurazi nga vendi i hebrejve, dhe kėtu s`kam bėrė gjė pėr t`u futur nė kėtė burg tė nėndheshėm".

GEN 40:16 kryebukėpjekėsi, duke parė se interpretimi ishte i favorshėm, i tha Jozefit: "Edhe unė nė ėndrrėn time kisha tri shporta me bukė tė bardhė mbi krye;

GEN 40:17 dhe nė shportėn mė tė lartė kishte ēdo lloj gjellėsh tė pjekura nė furrė pėr Faraonin; dhe zogjtė i hanin nga shporta qė kisha mbi krye".

GEN 40:18 Atėherė Jozefi u pėrgjegj dhe tha: "Ky ėshtė interpretimi i ėndrrės: tri shportat janė tri ditė;

GEN 40:19 nė krye tė tri ditėve Faraoni do tė tė heqė kokėn nga shpatullat, do tė varė nė njė pemė, dhe zogjtė do tė hanė mishrat e trupit tėnd".

GEN 40:20 Tani ditėn e tretė, ditėn e pėrvjetorit tė Faraonit, ndodhi qė ai shtroi njė banket pėr tė gjithė shėrbėtorėt e tij; dhe bėri qė tė ngrinin kokėn lartė si kryekupėmbajtėsi dhe kryebukėpjekėsi, nė mes tė shėrbėtorėve tė tij.

GEN 40:21 Kėshtu e rivendosi kryekupėmbajtėsin nė detyrėn e tij si kupėmbajtės qė t`i jepte kupėn nė dorė Faraonit,

GEN 40:22 por bėri qė ta varnin kryebukėpjekėsin simbas interpretimit qė Jozefi u kishte dhėnė.

GEN 40:23 Por kryekupėmbajtėsi nuk u kujtua pėr Jozefin, por e harroi.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase