Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 35

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 35:1 Perėndia i tha Jakobit: "Ēohu, ngjitu nė Bethel dhe vendosu aty; dhe bėj aty njė altar Perėndisė qė t`u shfaq, kur ikje para vėllait tėnd Esau".

GEN 35:2 Atėherė Jakobi i tha familjes sė tij dhe gjithė atyre qė ishin me tė: "Hiqni nga rrethi juaj perėnditė e huaja, pastrohuni dhe ndėrroni rrobat tuaja;

GEN 35:3 pastaj tė ngrihemi dhe tė shkojmė nė Bethel, dhe unė do t`i bėj njė altar Perėndisė qė plotėsoi dėshirėn time ditėn e fatkeqėsisė sime dhe qė mė shoqėroi nė udhėtimin qė kam bėrė".

GEN 35:4 Atėherė ata i dhanė Jakobit tėrė perėnditė e huaja qė kishin dhe varėset qė mbanin nė veshė; dhe Jakobi i fshehu nėn lisin qė ndodhet pranė Sikemit.

GEN 35:5 Pastaj ata u nisėn dhe tmerri i Perėndisė ra mbi tė gjitha qytetet rreth tyre, kėshtu qė nuk i ndoqėn bijtė e Jakobit.

GEN 35:6 Kėshtu Jakobi arriti nė Luc, domethėnė nė Bethel, qė ndodhet nė vendin e Kanaanit; erdhi aty me tė gjithė njerėzit qė ishin me tė.

GEN 35:7 Dhe aty ndėrtoi njė altar dhe kėtė vend e quajti El-Bethel, sepse aty i qe ēfaqur Perėndia kur po ikte para vėllait tė tij.

GEN 35:8 Atėherė vdiq Debora, taja e Rebekės, dhe e varrosėn poshtė Bethelit, nė kėmbėt e lisit qė u quajt Alon-Bakuth.

GEN 35:9 Perėndia iu shfaq pėrsėri Jakobit, kur ky po vinte nga Padam-Arami dhe e bekoi.

GEN 35:10 Dhe Perėndia i tha: "Emri yt ėshtė Jakob; ti nuk do tė quhesh mė Jakob, por emri yt do tė jetė Izrael". Dhe i vuri emrin Izrael.

GEN 35:11 Pastaj Perėndia i tha: "Unė jam Perėndia i Plotfuqishėm; ti bėhu i frytshėm dhe shumėzo; njė komb, madje njė tėrėsi kombesh do tė rrjedhin prej teje, dhe disa mbretėr kanė pėr tė dalė nga ijėt e tua;

GEN 35:12 dhe do tė tė jap ty dhe pasardhėsve tė tu pas teje vendin qė i dhashė Abrahamit dhe Isakut".

GEN 35:13 Pastaj Perėndia u ngjit mė lart nga ai, nga vendi ku i kishte folur.

GEN 35:14 Atėherė Jakobi ndėrtoi njė pėrmendore, njė pėrmendore prej guri, nė vendin ku Perėndia i kishte folur; mbi tė hodhi pak verė dhe derdhi ca vaj sipėr.

GEN 35:15 Dhe Jakobi e quajti Bethel vendin ku Perėndia i kishte folur.

GEN 35:16 Pastaj u nisėn nga Betheli; kishte edhe njė copė rrugė pėr tė arritur nė Efratė, kur Rakela lindi. Ajo pati njė lindje tė vėshtirė;

GEN 35:17 dhe gjatė lindjes sė vėshtirė mamia i tha: "Mos ki frikė, sepse edhe kėtė herė ke njė djalė".

GEN 35:18 Dhe ndėrsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin.

GEN 35:19 Kėshtu Rakela vdiq dhe u varros nė rrugėn e Efratės (domethėnė tė Betlemit).

GEN 35:20 Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj njė pėrmendore. Dhe kjo pėrmendore ekziston ende sot e kėsaj dite mbi varrin e Rakelės.

GEN 35:21 Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti ēadrėn pėrtej Migdal-Ederit.

GEN 35:22 Dhe ndodhi qė, ndėrsa Izraeli banonte nė atė vend, Rubeni shkoi e ra nė shtrat me Bilbah, konkubinėn e atit tė tij. Dhe Izraeli e mori vesh.

GEN 35:23 Bijtė e Jakobit ishin dymbėdhjetė. Bijtė e Leas ishin: Rubeni, i parėlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni.

GEN 35:24 Bijtė e Rakelės ishin: Jozefi dhe Beniamini.

GEN 35:25 Bijtė e Bilhahut, shėrbėtorja e Rakelės, ishin: Dani dhe Neftali.

GEN 35:26 Bijtė e Zilpahės, shėrbėtorja e Leas, ishin: Gadi dhe Asheri. Kėta janė bijtė e Jakobit qė i lindėn nė Padan-Aram.

GEN 35:27 Pastaj Jakobi erdhi tek Isaku, i ati, nė Marme, nė Kirjath-Arba (domethėnė nė Hebron), ku Abrahami dhe Isaku kishin qėndruar ca kohė.

GEN 35:28 Isaku jetoi njėqind e tetėdhjetė vjet.

GEN 35:29 Kėshtu Isaku dha shpirt, vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, ishte i plakur dhe i ngopur me ditė; dhe Esau dhe Jakobi, bijtė e tij, e varrosėn.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase