Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 11

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 11:1 Por tėrė toka fliste tė njėjtėn gjuhė dhe pėrdorte tė njėjtat fjalė.

GEN 11:2 Dhe ndodhi qė, ndėrsa po zhvendoseshin nė drejtim tė jugut, ata gjetėn njė fushė nė vendin e Shinarit dhe u vendosėn atje.

GEN 11:3 Dhe i thanė njėri tjetrit: "O burra, tė bėjmė tulla dhe t`i pjekim me zjarr!". Dhe pėrdorėn tulla nė vend tė gurėve dhe bitum nė vend tė llaēit.

GEN 11:4 Dhe thanė: "O burra, tė ndėrtojmė pėr vete njė qytet dhe njė kullė maja e sė cilės tė arrijė deri nė qiell, dhe t`i bėjmė njė emėr vetes qė tė mos shpėrndahemi mbi faqen e tėrė dheut".

GEN 11:5 Por Zoti zbriti pėr tė parė qytetin dhe kullėn qė bijtė e njerėzve ishin duke ndėrtuar.

GEN 11:6 Dhe Zoti tha: "Ja, ata janė njė popull i vetėm dhe kanė tė gjithė tė njėjtėn gjuhė; dhe kjo ėshtė ajo qė ata filluan tė bėjnė; tani asgjė nuk ka pėr t`i penguar ata tė pėrfundojnė atė qė kanė ndėrmend tė bėjnė.

GEN 11:7 O burra, tė zbresim pra atje poshtė dhe tė ngatėrrojmė gjuhėn e tyre, nė mėnyrė qė njėri tė mos kuptojė tė folurėn e tjetrit".

GEN 11:8 Kėshtu Zoti i shpėrndau mbi faqen e tėrė dheut dhe ata pushuan sė ndėrtuari qytetin.

GEN 11:9 Prandaj kėtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatėrroi gjuhėn e tėrė dheut dhe i shpėrndau mbi tėrė faqen e dheut.

GEN 11:10 Kėta janė pasardhėsit e Semit. Nė moshėn njėqind vjeē Semit i lindi Arpakshadi, pikėrisht dy vjet pas pėrmbytjes.

GEN 11:11 Mbas lindjes tė Arpakshadit, Semi jetoi pesėqind vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

GEN 11:12 Arpakshadi jetoi tridhjetė e pesė vjet dhe i lindi Shelahu.

GEN 11:13 Mbas lindjes sė Shelahut, Arpakshadi jetoi katėrqind e tre vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

GEN 11:14 Shelahu jetoi tridhjetė vjet dhe i lindi Eberi.

GEN 11:15 Mbas lindjes sė Eberit, Shelahu jetoi katėrqind e tre vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

GEN 11:16 Eberi jetoi tridhjetė e katėr vjet dhe lindi Pelegu.

GEN 11:17 Mbas lindjes sė Pelegut, Eberi jetoi katėrqind e tridhjetė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

GEN 11:18 Pelegu jetoi tridhjetė vjet dhe i lindi Reu.

GEN 11:19 Mbas lindjes tė Reut, Pelegu jetoi dyqind e nėntė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

GEN 11:20 Reu jetoi tridhjetė e dy vjet dhe i lindi Serugu.

GEN 11:21 Mbas lindjes tė Serugut, Reu jetoi dyqind e shtatė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

GEN 11:22 Serugu jetoi tridhjetė vjet dhe i lindi Nahori;

GEN 11:23 mbas lindjes sė Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

GEN 11:24 Nahori jetoi njėzet e nėntė vjet dhe i lindi Terahu;

GEN 11:25 mbas lindjes sė Terahut, Nahori jetoi njėqind e nėntėmbėdhjetė vjet dhe i lindėn bij dhe bija.

GEN 11:26 Terahu jetoi shtatėdhjetė vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.

GEN 11:27 Kėta janė pasardhėsit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.

GEN 11:28 Harani vdiq nė prani tė Terahut, babait tė tij, nė vendlindjen e tij, nė Ur tė Kaldeasve.

GEN 11:29 Dhe Abrami dhe Nahori morėn gra: emri i gruas sė Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas sė Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.

GEN 11:30 Por Saraj ishte shterpė, nuk kishte fėmijė.

GEN 11:31 Pastaj Terahu mori tė birin Abram dhe Lotin, tė birin e Haranit, domethėnė djali i tė birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit tė tij Abram, dhe dolėn bashkė nga Ur i Kaldeasve pėr tė vajtur nė vendin e Kanaanėve; por kur arritėn nė Haran, ata u vendosėn aty.

GEN 11:32 Terahu jetoi dyqind e pesė vjet, pastaj Terahu vdiq nė Haran.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase