Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 21

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 21:1 Zoti vizitoi Sarėn, siē i kishte thėnė; dhe Zoti i bėri Sarės ato qė i kishte premtuar.

GEN 21:2 Dhe Sara u ngjiz dhe lindi njė djalė me Abrahamin nė pleqėrinė e tij, nė kohėn e caktuar qė Perėndia i kishte thėnė.

GEN 21:3 Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit qė i kishte lindur dhe qė Sara kishte pjellė.

GEN 21:4 Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetė ditėsh, ashtu siē e kishte urdhėruar Perėndia.

GEN 21:5 Por Abrahami ishte njėqind vjeē, kur i lindi biri i tij Isaku.

GEN 21:6 Dhe Sara tha: "Perėndia mė ka dhėnė ēka duhet pėr tė qeshur, kushdo qė do ta dėgjojė ka pėr tė qeshur bashkė me mua".

GEN 21:7 Dhe tha gjithashtu: "Kush mund t`i thoshte Abrahamit qė Sara do tė mėndte fėmijė? Sepse unė i linda njė djalė nė pleqėrinė e tij".

GEN 21:8 Kėshtu, pra, fėmija u rrit dhe u zvordh; dhe ditėn qė Isaku u zvordh Abrahami shtroi njė gosti tė madhe.

GEN 21:9 Tani Sara pa qė djali qė i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte.

GEN 21:10 Atėherė ajo i tha Abrahamit: "Pėrzėre kėtė shėrbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kėsaj shėrbyese nuk duhet tė jetė trashėgimtar me birin tim, me Isakun".

GEN 21:11 Kjo gjė s`i pėlqeu aspak Abrahamit, pėr shkak tė djalit tė tij.

GEN 21:12 Por Perėndia i tha Abrahamit: "Mos u hidhėro pėr shkak tė djalit dhe tė shėrbyeses sate; dėgjo tėrė ato qė tė thotė Sara, sepse nga Isaku do tė dalin pasardhės qė do tė mbajnė emrin tėnd.

GEN 21:13 Edhe nga djali i kėsaj shėrbyeses unė do tė bėj njė komb, sepse ėshtė njė pasardhės i yt".

GEN 21:14 Abrahami u ngrit herėt nė mėngjes, mori bukė dhe njė calik ujė dhe ia dha Agarit; vuri gjithēka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkė me fėmijėn. Kėshtu ajo u nis dhe filloi tė bredhė nėpėr shkretėtirėn e Beer-Shebas.

GEN 21:15 Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fėmijėn poshtė njė kaēubeje.

GEN 21:16 Dhe shkoi e u ul pėrballė tij, nė njė largėsi sa njė goditje me hark, sepse thoshte: "Nuk dua ta shoh fėmijėn tė vdesė!" Kėshtu ajo u ul pėrballė tij, ngriti zėrin dhe qau.

GEN 21:17 Dhe Perėndia dėgjoi zėrin e djaloshit dhe engjėlli i Perėndisė thirri Agarin nga qielli dhe i tha: "Ēfarė ke, Agar? Mos ki frikė, se Perėndia ka dėgjuar zėrin e djaloshit aty ku ndodhet.

GEN 21:18 Ēohu, ēoje djaloshin dhe mbaje fort me dorėn tėnde, sepse unė do tė bėj prej tij njė komb tė madh".

GEN 21:19 Atėherė Perėndia ia hapi sytė dhe ajo pa njė pus uji: kėshtu vajti tė mbushė calikun me ujė dhe i dha tė pijė djaloshit.

GEN 21:20 Dhe Perėndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi nė shkretėtirė dhe u bė shenjėtar harku.

GEN 21:21 Ai banoi nė shkretėtirėn e Paranit dhe nėna e tij e martoi me njė grua nga Egjipti.

GEN 21:22 Nė atė kohė Abimeleku, sė bashku me Pikolin, kreu i ushtrisė sė tij, i foli Abrahamit duke i thėnė: "Perėndia ėshtė me ty nė tėrė ato qė bėn;

GEN 21:23 prandaj betohu kėtu nė emėr tė Perėndisė qė ti s`ke pėr tė gėnjyer as mua, as bijtė e mi, as nipėrit e mi, qė ti do tė pėrdorėsh ndaj meje dhe vendit ku ke banuar si i huaj po atė dashamirėsi qė unė kam treguar ndaj teje".

GEN 21:24 Abrahami u pėrgjegj: "Betohem".

GEN 21:25 Pastaj Abrahami e qortoi Abimelekun pėr shkak tė njė pusi uji qė shėrbyesit e Abimelekut e kishin shtėnė nė dorė.

GEN 21:26 Abimeleku tha: "Unė nuk e di se kush e ka bėrė kėtė gjė; ti vetė nuk ma ke njoftuar dhe unė vetėm sot dėgjova tė flitet pėr kėtė ngjarje".

GEN 21:27 Atėherė Abrahami mori dele dhe qe dhe ia dha Abimelekut; dhe tė dy lidhėn aleancė.

GEN 21:28 Pastaj Abrahami vuri mėnjanė shtatė qengja femėr tė kopesė.

GEN 21:29 Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: "Ē`kuptim ka ajo qė ke vėnė shtatė qengja mėnjanė?".

GEN 21:30 Abrahami u pėrgjegj: "Ti do t`i pranosh nga dora ime kėto shtatė qengja, me qėllim qė kjo tė mė vlejė si dėshmi qė unė e kam hapur kėtė pus".

GEN 21:31 Prandaj ai e quajti kėtė vend Beer-Sheba, sepse aty qė tė dy ishin betuar.

GEN 21:32 Kėshtu lidhėn aleancė nė Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisė tė tij, u ngritėn dhe u kthyen nė vendin e Filistejve.

GEN 21:33 Pastaj Abrahami mbolli njė marinė nė Beer-Sheba dhe aty thėrriti emrin e Zotit, Perėndi i pėrjetėsisė.

GEN 21:34 Dhe Abrahami qėndroi si i huaj shumė kohė nė vendin e Filistejve.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase