Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 24

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 24:1 Abrahami ishte tashmė plak dhe ishte nė moshė tė kaluar; dhe Zoti e kishte bekuar Abrahamin nė ēdo gjė.

GEN 24:2 Dhe Abrahami i tha shėrbyesit mė tė moshuar tė shtėpisė sė tij qė qeveriste tėrė pasuritė e tij: "Vėre dorėn tėnde nėn kofshėn time;

GEN 24:3 dhe unė do tė bėj qė ti tė betohesh nė emėr tė Zotit, Perėndisė sė qiejve dhe Perėndisė tė tokės, qė ti nuk do t`i marrėsh pėr grua djalit tim asnjė prej bijave tė Kanaanejve nė mes tė tė cilėve unė banoj;

GEN 24:4 por do tė shkosh nė vendin tim dhe te fisi im pėr tė marrė njė grua pėr djalin tim, pėr Isakun".

GEN 24:5 Shėrbėtori iu pėrgjegj: "Ndofta ajo grua nuk dėshiron tė mė ndjekė nė kėtė vend; a duhet ta ēoj atėherė pėrsėri birin tėnd nė vendin nga ke dalė?".

GEN 24:6 Atėherė Abrahami i tha: "Ruhu e mos e ēo birin tim atje!

GEN 24:7 Zoti, Perėndia i qiellit, qė mė hoqi nga shtėpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, mė foli dhe m`u betua duke thėnė: "Unė do t`ua jap kėtė vend pasardhėsve tė tu", ai do tė dėrgojė engjėllin e tij para teje dhe ti do tė marrėsh andej njė grua pėr birin tim.

GEN 24:8 Dhe nė qoftė se gruaja nuk dėshiron tė tė ndjekė, atėherė ti do tė lirohesh nga ky betim qė mė ke bėrė; vetėm mos e kthe tim bir atje".

GEN 24:9 Kėshtu shėrbyesi e vuri dorėn nėn kofshėn e Abrahamit, zotit tė tij, dhe iu betua lidhur me kėtė problem.

GEN 24:10 Pastaj shėrbyesi mori dhjetė deve nga devetė e zotit tė tij dhe u nis, duke pasur me vete ēdo lloj tė mirash tė zotėrisė sė tij. Ai e nisi rrugėn dhe shkoi nė Mesopotami, nė qytetin e Nahorit.

GEN 24:11 Dhe i gjunjėzoi devetė jashtė qytetit pranė njė pusi uji, aty nga mbrėmja, nė kohėn kur gratė dalin pėr tė marrė ujė, dhe tha:

GEN 24:12 "O Zot, Perėndia i zotėrisė tim Abraham, tė lutem bėj qė sot tė kem mundėsinė tė kem njė takim tė lumtur, trego dashamirėsi ndaj Abrahamit, zotit tim!

GEN 24:13 Ja, unė po rri pranė kėtij burimi ujėrash, ndėrsa bijat e banorėve tė qytetit dalin pėr tė mbushur ujė.

GEN 24:14 Bėj qė vajza sė cilės do t`i them: "Ah, ule shtambėn tėnde qė unė tė pi" dhe qė do tė mė pėrgjigjet: "Pi, dhe kam pėr t`u dhėnė pėr tė pirė edhe deveve tė tu", tė jetė ajo qė ti ja ke caktuar shėrbyesit tėnd Isak. Nga kjo unė do tė kuptoj qė ti ke treguar dashamirėsi ndaj zotėrisė tim".

GEN 24:15 Ai s`kishte mbaruar sė foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtambėn nė shpatullėn e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe vėllai i Abrahamit.

GEN 24:16 Vajza ishte shumė e bukur, e virgjėr dhe asnjė burrė nuk e kishte njohur kurrė. Ajo zbriti nė burim, mbushi shtambėn e saj dhe u ngjit pėrsėri lart.

GEN 24:17 Atėherė shėrbyesi vrapoi nė drejtim tė saj dhe i tha: "Lermė tė pi pak ujė nga shtamba jote".

GEN 24:18 Ajo u pėrgjegj: "Pi, zotėria im"; pastaj shpejtoi ta ulė shtambėn mbi dorė dhe i dha tė pijė.

GEN 24:19 Sapo mbaroi sė dhėni ujė pėr tė pirė, tha: "Do tė mbush ujė edhe pėr devetė e tua, deri sa tė ngopen me ujė".

GEN 24:20 Me nxitim e zbrazi shtambėn e saj nė koritė, vrapoi pėrsėri te burimi pėr tė mbushur ujė pėr tė gjithė devetė e tij.

GEN 24:21 Ndėrkaq ai njeri e sodiste nė heshtje, pėr tė mėsuar nė qoftė se Zoti e kishte bėrė tė mbarė apo jo udhėtimin e tij.

GEN 24:22 Kur devetė mbaruan sė piri, njeriu mori njė unazė floriri pėr hundėn qė peshonte gjysmė sikli dhe dy byzylykė me njė peshė prej dhjetė siklesh ari pėr kyēin e dorės sė saj, dhe tha:

GEN 24:23 "Bijė e kujt je? Ma thuaj, tė lutem. A ka vend nė shtėpinė e babait tėnd pėr ne, qė ta kalojmė natėn?".

GEN 24:24 Ajo u pėrgjegj: "Unė jam bijė e Bethuelit, i biri i Milkahut, qė ajo i lindi nė Nahor".

GEN 24:25 Dhe shtoi: "Tek ne ka shumė kashtė dhe forazh si dhe vend pėr tė kaluar natėn".

GEN 24:26 Atėherė njeriu u pėrkul, adhuroi Zotin dhe tha:

GEN 24:27 "Qoftė i bekuar Zoti, Perėndia i Abrahamit, zotėrisė tim, qė nuk ka pushuar tė jetė dashamirės dhe besnik ndaj zotėrisė tim! Sa pėr mua, gjatė udhėtimit, Zoti mė ēoi nė shtėpinė e vėllezėrve tė zotėrisė tim".

GEN 24:28 Dhe vajza vrapoi pėr t`i treguar kėto gjėra nė shtėpinė e nėnės sė saj.

GEN 24:29 Por Rebeka kishte njė vėlla tė quajtur Labano. Dhe Labano doli me vrap jashtė drejt burimit te ai njeri.

GEN 24:30 Sa pa unazėn nė hundė dhe byzylykėt nė kyēet e dorės tė sė motrės dhe dėgjoi fjalėt qė Rebeka, motra e tij, thoshte: "Kėshtu mė foli ai njeri", iu afrua kėtij njeriu, dhe ja qė u gjet pranė deveve, afėr burimit.

GEN 24:31 Dhe tha: "Hyrė, i bekuar nga Zoti! Pse rri jashtė? Unė kam pėrgatitur shtėpinė dhe njė vend pėr devetė".

GEN 24:32 Njeriu hyri nė shtėpi, dhe Labano shkarkoi devetė, u dha kashtė dhe forazh deveve dhe solli ujė qė tė lante kėmbėt ai dhe njerėzit qė ishin bashkė me tė.

GEN 24:33 Pastaj i vunė pėrpara pėr tė ngrėnė, por ai tha: "Nuk do tė ha deri sa tė plotėsoj porosinė qė mė kanė dhėnė". Tjetri tha: "Fol".

GEN 24:34 Atėherė ai tha: "Unė jam njė shėrbėtor i Abrahamit.

GEN 24:35 Zoti e ka bekuar shumė zotėrinė tim, qė ėshtė bėrė i madh; i ka dhėnė dele dhe qe, argjend dhe flori, shėrbyes dhe shėrbyese, deve dhe gomarė.

GEN 24:36 Por Sara, gruaja e zotėrisė tim, i ka lindur nė pleqėrinė e saj njė djalė zotėrisė tim, i cili i ka dhėnė atij gjithēka zotėron.

GEN 24:37 Dhe zotėria im mė vuri tė betohem duke thėnė: "Nuk do tė marrėsh grua pėr djalin tim nga bijtė e Kanaanejve, nė vendin ku banoj;

GEN 24:38 por do tė shkosh nė shtėpinė e babait tim dhe tek afėria ime dhe aty do tė marrėsh njė grua pėr birin tim".

GEN 24:39 Atėherė unė i thashė zotėrisė tim: "Ndofta gruaja nuk do tė dojė tė mė ndjekė".

GEN 24:40 Por ai u pėrgjegj: "Zoti, para tė cilit kam ecur, do tė dėrgojė engjėllin e tij bashkė me ty dhe do ta bėj tė mbarė udhėtimin tėnd, dhe ti do tė marrėsh pėr birin tim njė grua nga farefisi im dhe nga shtėpia e babait tim.

GEN 24:41 Do tė lirohesh nga betimi qė mė ke bėrė kur tė shkosh tek afėria ime; dhe po tė jetė se nuk duan tė ta japin, do tė lirohesh nga betimi qė mė ke bėrė".

GEN 24:42 Sot kam arritur te burimi dhe thashė: "O Zot, Perėndia i zotėrisė tim Abraham, nė rast se tė pėlqen kėshtu, tė lutem bėje tė mbarė udhėtimin qė kam filluar;

GEN 24:43 Ja, unė po ndalem pranė burimit tė ujit; bėj qė vajza qė ka pėr tė dalė pėr tė marrė ujė dhe sė cilės do t`i them: "Lėrmė tė pi pak ujė nga shtamba jote",

GEN 24:44 dhe qė do tė mė thotė: "Pi sa ke nevojė dhe do tė marr ujė edhe pėr devetė e tua", le tė jetė gruaja qė Zoti i ka caktuar djalit tė zotėrisė tim.

GEN 24:45 Para se unė tė kisha mbaruar sė foluri nė zemrėn time, doli jashtė Rebeka me shtambėn e saj mbi shpatull; ajo zbriti te burimi dhe mbushi ujė. Atėherė unė i thashė:

GEN 24:46 "Oh, lermė tė pi!". Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtambėn nga shpatulla e saj dhe u pėrgjegj: "Pi dhe do t`u jap tė pinė edhe deveve tė tua". Kėshtu unė piva dhe ajo u dha tė pinė edhe deveve.

GEN 24:47 Atėherė e pyeta dhe i thashė: "Bijė e kujt je?". Ajo m`u pėrgjegj: "Jam bijė e Bethuelit, biri i Nahorit, qė Milkah lindi". Kėshtu unė i vura unazėn nė hundė dhe byzylykėt nė kyēet e dorės.

GEN 24:48 Pastaj u pėrkula, adhurova Zotin dhe e bekova Zotin, Perėndinė e Abrahamit, zotėrisė tim, qė mė ka ēuar nė rrugėn e drejtė pėr tė marrė pėr birin e tij bijėn e vėllait tė zotėrisė tim.

GEN 24:49 Dhe tani nė rast se doni tė silleni me dashamirėsi dhe besnikėri ndaj zotėrisė tim, duhet tė ma thoni; nė rast se jo, ma thoni njėlloj dhe unė do tė kthehem djathtas ose majtas".

GEN 24:50 Atėherė Labano dhe Bethueli u pėrgjigjėn dhe thanė: "Kjo varet nga Zoti; ne nuk mund tė flasim as pėr mirė as pėr keq.

GEN 24:51 Ja, Rebeka ėshtė kėtu para teje, merre me vete, shko dhe ajo tė bėhet gruaja e birit tė zotėrisė tėnd, ashtu siē ka thėnė Zoti".

GEN 24:52 Kur shėrbėtori i Abrahamit dėgjoi fjalėt e tyre u pėrul pėr tokė pėrpara Zotit.

GEN 24:53 Shėrbėtori nxori sende tė argjėndta dhe tė arta si dhe rroba dhe ia dha Rebekės; dhe u dhuroi gjithashtu sende tė vlefshme vėllait dhe nėnės sė Rebekės.

GEN 24:54 Pastaj hėngrėn e pinė ai dhe njerėzit qė ishin bashkė me tė; u ndalėn vetėm atė natė. Kur u ngritėn nė mėngjes, shėrbėtori tha: "Mė lini tė kthehem te zotėria im".

GEN 24:55 Vėllai dhe nėna e Rebekės thanė: "Lėre qė vajza tė rrijė disa ditė me ne, tė paktėn dhjetė ditė; pastaj mund tė ikė".

GEN 24:56 Por ai iu pėrgjegj atyre: "Mos mė mbani, sepse Zoti e ka bėrė tė mbarė udhėtimin tim; mė lini tė iki, qė unė tė kthehem te zotėria im".

GEN 24:57 Atėherė ata i thanė: "Tė thėrresim vajzėn dhe ta pyesim atė".

GEN 24:58 Atėherė thirrėn Rebekėn dhe i thanė: "A do tė shkosh me kėtė njeri?". Ajo u pėrgjegj: "Po, do tė shkoj".

GEN 24:59 Kėshtu e lanė Rebekėn, motrėn e tyre, tė shkojė dhe tajėn e saj tė shkojė me shėrbėtorin dhe njerėzit e Abrahamit.

GEN 24:60 Dhe e bekuan Rebekėn dhe i thanė: "Motra jonė, ti u bėfsh nėna e mijėra mizėri njerėzish dhe pasardhėsit e tu paēin nė dorė portat e armiqve tė tyre".

GEN 24:61 Atėherė Rebeka dhe shėrbyeset e saj u ngritėn mė kėmbė, hipėn mbi devetė dhe shkuan pas kėtij njeriu. Kėshtu shėrbėtori mori Rebekėn dhe iku.

GEN 24:62 Ndėrkaq Isaku ishte kthyer nga pusi i Lahai-Roit, sepse banonte nė krahinėn e Negevit.

GEN 24:63 Isaku kishte dalė aty nga mbrėmja nė fushė pėr t`u menduar; dhe ai ngriti sytė dhe pa disa deve qė po vinin.

GEN 24:64 Edhe Rebeka ngriti sytė dhe pa Isakun; atėherė zbriti me tė shpejtė nga deveja,

GEN 24:65 dhe i tha shėrbėtorit: "Kush ėshtė ai njeri qė vjen nga fusha drejt nesh?". Shėrbėtori u pėrgjegj: "Éshtė zotėria im". Atėherė ajo mori vellon dhe u mbulua.

GEN 24:66 Pastaj shėrbėtori i tregoi Isakut tėrė gjėrat qė kishte bėrė.

GEN 24:67 Dhe Isaku e futi Rebekėn nė ēadrėn e Sarės, nėnės sė tij, dhe e mori me vete; ajo u bė gruaja e tij dhe ai e dashuroi. Kėshtu Isaku u ngushėllua mbas vdekjes sė nėnės sė tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase