Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 18

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 18:1 Zoti iu shfaq Abrahamit nė lisat e Mamreut, ndėrsa ai ishte ulur nė hyrje tė ēadrės nė zheg tė ditės.

GEN 18:2 Abrahami ngriti sytė dhe tre burra rrinin mė kėmbė pranė tij. Sa i pa, vrapoi nė drejtim tė tyre nga hyrja e ēadrės, u pėrkul deri nė tokė e pastaj tha:

GEN 18:3 "Zoti im, nė rast se kam gjetur hir para teje, tė lutem mos kalo pa u ndalur para shėrbėtorit tėnd!

GEN 18:4 Oh, lini qė tė sjellin pak ujė qė tė mund tė lani kėmbėt tuaja, dhe ēlodhuni nėn kėtė pemė.

GEN 18:5 Unė do tė shkoj tė marr njė copė bukė, kėshtu do tė mund tė merrni zemėr, pastaj tė vazhdoni rrugėn, sepse pėr kėtė keni kaluar nga shėrbyesi juaj". Ata i thanė: "Bėj siē ke thėnė".

GEN 18:6 Atėherė Abrahami shkoi me ngut nė ēadėr, te Sara, dhe i tha: "Merr shpejt tri masa majė mielli, gatuaj brumin dhe bėj me to kuleē".

GEN 18:7 Pastaj Abrahami shkoi nė kopenė e bagėtive, zgjodhi njė viē tė njomė dhe tė mirė, ia dha njė shėrbyesi dhe nxitoi ta pėrgatisė.

GEN 18:8 Mori pastaj gjizė, qumėsht dhe viēin qė kishte pėrgatitur dhe i vuri para tyre; ndėrsa ata hanin, ai qėndroi mė kėmbė pranė tyre poshtė pemės.

GEN 18:9 Pastaj ata i thanė atij: "Ku ėshtė Sara, gruaja jote?". Abrahami u pėrgjegj: "Éshtė atje nė ēadėr".

GEN 18:10 Dhe ai tha: "Do tė kthehem me siguri vitin e ardhshėm te ti nė po kėtė kohė; dhe ja Sara, gruaja jote, do tė ketė njė djalė". Dhe Sara dėgjonte nė hyrje tė ēadrės, qė ishte prapa tij.

GEN 18:11 Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, nė moshė tė kaluar, dhe Sara nuk kishte mė tė pėrmuajshmet e grave.

GEN 18:12 Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke thėnė: "Plakė si jam, a do tė kem unė gėzime tė tilla, me qėnė se vetė zoti im ėshtė plak?".

GEN 18:13 Dhe Zoti i tha Abrahamit: "Pse qeshi vallė Sara duke thėnė: "A do tė lind unė pėrnjėmend, plakė siē jam?".

GEN 18:14 A ka vallė diēka qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr Zotin? Nė kohėn e caktuar, brenda njė viti, do tė kthehem te ti, dhe Sara do tė ketė njė bir".

GEN 18:15 Atėherė Sara mohoi, duke thėnė: "Nuk qesha", sepse pati frikė. Por ai i tha: "Pėrkundrazi, ke qeshur!".

GEN 18:16 Pastaj ata njerėz u ngritėn sė andejmi dhe kthyen shikimin e tyre nė drejtim tė Sodomės; dhe Abrahami ecte bashkė me ta pėr tu ndarė prej tyre.

GEN 18:17 Dhe Zoti tha: "A do t`ia fsheh unė Abrahamit atė qė kam pėr tė bėrė,

GEN 18:18 mbasi Abrahami duhet tė bėhet njė komb i madh dhe i fuqishėm dhe tek ai do tė bekohen tėrė kombet e tokės?.

GEN 18:19 Unė nė fakt e kam zgjedhur, me qėllim qė tė urdhėrojė bijtė e tij dhe shtėpinė e tij tė ndjekin pas tij rrugėn e Zotit, duke zbatuar drejtėsinė dhe barazinė, nė mėnyrė qė Zoti tė mund tė plotėsojė premtimet qė i ka dhėnė Abrahamit".

GEN 18:20 Dhe Zoti tha: "Me qenė se britma qė ngrihet nga Sodoma dhe Gomora ėshtė e madhe dhe me qenė se mėkati i tyre ėshtė shumė i rėndė,

GEN 18:21 unė do tė zbres pėr tė parė nėse kanė bėrė me tė vėrtetė simbas britmės qė ka arritur tek unė, nė rast tė kundėrt, do ta mėsoj".

GEN 18:22 Pastaj kėta njerėz u larguan sė andejmi dhe shkuan nė drejtim tė Sodomės, por Abrahami mbeti ende para Zotit.

GEN 18:23 Atėherė Abrahami iu afrua dhe i tha: "Do tė zhdukėsh tė drejtin sė bashku me tė paudhin?

GEN 18:24 Le ta zėmė se ka pesėdhjetė tė drejtė nė qytet, ti do ta shkatėrroje vendin dhe nuk do t`i falje pėr hir tė pesėdhjetė njerėzve tė drejtė qė banojnė nė mes tė saj?

GEN 18:25 Mos e bėj kėtė gjė, tė shkaktosh vdekjen e tė drejtit bashkė me atė tė tė paudhit, kėshtu qė i drejti tė trajtohet si i paudhi. Larg teje njė mendim i tillė! Gjykatėsi i tėrė tokės a nuk ka pėr tė bėrė drejtėsi?".

GEN 18:26 Zoti tha: "Nė rast se gjej nė qytetin e Sodomės pesėdhjetė njerėz tė drejtė, unė do ta fal tėrė vendin pėr hir tė tyre".

GEN 18:27 Atėherė Abrahami rifilloi dhe tha: "Ja, marr guximin t`i flas Zotit, megjithėse unė nuk jam veēse pluhur dhe hi.

GEN 18:28 Ta zėmė se atyre pesėdhjetė tė drejtėve u mungojnė pesė, a do ta shkatėrroje tėrė qytetin pėr pesė veta mė pak?". Zoti u pėrgjigj: "Po tė gjej dyzet e pesė, nuk do ta shkatėrroj".

GEN 18:29 Abrahami vazhdoi t`i flasė dhe tha: "Ta zėmė se nė qytet ndodhen dyzet?". Zoti u pėrgjigj: "Nuk do ta bėj pėr hir tė dyzetėve".

GEN 18:30 Atėherė Abrahami i tha: "Oh, tė mos zemėrohet Zoti, dhe unė do tė flas. Po sikur nė qytet tė ketė tridhjetė prej tyre?". Zoti u pėrgjigj: "Nuk do ta bėj, po tė gjej tridhjetė".

GEN 18:31 Dhe Abrahami i tha: "Ja, marr guximin t`i flas Zotit. Ta zėmė se nė qytet gjenden njėzet?". Zoti iu pėrgjigj: "Nuk do ta shkatėrroj pėr hir tė tė njėzetėve".

GEN 18:32 Dhe Abrahami i tha: "Oh, tė mos zemėrohet Zoti dhe unė do tė flas edhe vetėm kėtė herė. Sikur nė qytet tė ketė dhjetė prej tyre?". Zoti u pėrgjegj: "Nuk do ta shkatėrroj pėr hir tė tė dhjetėve".

GEN 18:33 Sa mbaroi sė foluri me Abrahamin, Zoti u largua. Dhe Abrahami u kthye nė banesėn e tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase