Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 47

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 47:1 Jozefi shkoi, pra, tė njoftojė Faraonin dhe i tha: "Ati im dhe vėllezėrit e mi, me gjithė kopetė e tyre, tė bagėtive tė imta dhe tė trasha dhe me gjithēka kanė, kanė ardhur nga vendi i Kanaanit; dhe ja, tani ndodhen nė vendin e Goshenit".

GEN 47:2 Pastaj mori pesė nga vėllezėrit e tij dhe ia paraqiti Faraonit.

GEN 47:3 Atėherė Faraoni u tha vėllezėrve tė Jozefit: "Me ē`punė merreni?". Ata iu pėrgjigjėn Faraonit: "Shėrbėtorėt e tu janė barinj, si ne ashtu dhe etėrit tanė".

GEN 47:4 Pastaj i thanė Faraonit: "Kemi ardhur pėr tė banuar nė kėtė vend, sepse nuk kishte mė kullota pėr kopetė e shėrbėtorėve tė tu, sepse ka zi tė madhe nė vendin e Kanaanit. Lejona tani qė shėrbėtorėt e tu tė banojnė nė vendin e Goshenit".

GEN 47:5 Atėherė Faraoni ia drejtoi fjalėn Jozefit, duke i thėnė: "Ati yt dhe vėllezėrit e tu erdhėn te ti;

GEN 47:6 vendi i Egjiptit ėshtė nė dispozicionin tėnd; bėj qė ati yt dhe vėllezėrit e tu tė banojnė nė pjesėn mė tė mirė tė vendit; le tė banojnė edhe nė vendin e Goshenit. Dhe nė qoftė se ti di qė midis tyre ka njerėz tė zotė, caktoji kryeintendentė tė bagėtisė sime".

GEN 47:7 Pastaj Jozefi e ēoi Jakobin, atin e tij, te Faraoni dhe ia paraqiti. Dhe Jakobi bekoi Faraonin.

GEN 47:8 Atėherė Faraoni i tha Jakobit: "Sa vjet ke qė jeton?".

GEN 47:9 Jakobi iu pėrgjegj Faraonit: "Vitet e shtegtimit tim janė njėqind e tridhjetė; vitet e jetės sime kanė qenė tė pakta dhe tė kėqija, dhe nuk e kanė arritur numrin e viteve tė jetės sė etėrve tė mi, nė ditėt e shtegtimit tė tyre".

GEN 47:10 Jakobi e bekoi pėrsėri Faraonin dhe u largua nga prania e Faraonit.

GEN 47:11 Kėshtu Jozefi vendosi atin e tij dhe vėllezėrit e tij dhe u dha atyre njė pronė nė vendin e Egjiptit, nė pjesėn mė tė mirė tė vendit, nė krahinėn e Ramsesit, ashtu siē kishte urdhėruar Faraoni.

GEN 47:12 Dhe Jozefi e mbajti me bukė tė atin, tė vėllezėrit dhe tėrė familjen e tė atit duke i furnizuar sipas numrit tė bijve.

GEN 47:13 Ndėrkaq nė tė gjithė vendin nuk kishte bukė, sepse zija e bukės ishte shumė e madhe; vendi i Egjiptit dhe vendi i Kanaanit vuanin nga uria.

GEN 47:14 Jozefi mblodhi tėrė paratė qė gjendeshin nė vendin e Egjiptit dhe nė vendin e Kanaanit nė kėmbim tė grurit qė ata blinin; dhe kėto para Jozefi i ēoi nė shtėpinė e Faraonit.

GEN 47:15 Por kur nė vendin e Egjiptit dhe nė vendin e Kanaanit nuk pati mė para, tėrė Egjiptasit erdhėn te Jozefi dhe thanė: "Na jep bukė! Pse duhet tė vdesim para syve tė tu? Sepse paratė tona kanė mbaruar".

GEN 47:16 Jozefi tha: "Jepni bagėtinė tuaj; dhe unė do t`ju jap bukė nė kėmbim tė bagėtisė suaj, nė qoftė se i keni mbaruar paratė".

GEN 47:17 Atėherė ata i ēuan Jozefit bagėtinė e tyre; dhe Jozefi u dha atyre bukė nė kėmbim tė kuajve tė tyre, tė kopeve tė tyre me dele, tė qeve dhe tė gomarėve. Kėshtu i furnizoi me bukė pėr atė vit nė kėmbim tė gjithė bagėtisė sė tyre.

GEN 47:18 Mbasi kaloi ai vit, u kthyen tek ai vitin pasues dhe i thanė: "Nuk mund t`ja fshehim zotėrisė tonė qė, me qenė se paratė mbaruan dhe kopetė e bagėtisė sonė janė bėrė pronė e zotėrisė tonė, nuk mbetet asgjė tjetėr qė zotėria ime mund tė na marrė veē trupave tonė dhe tokave tona.

GEN 47:19 Pse duhet tė mbarojmė para syve tė tu, ne dhe tokat tona? Blina ne dhe tokat tona nė kėmbim tė bukės, dhe ne me tokat tona do tė jemi skllevėr tė Faraonit; na jep tė mbjellim qė tė mund tė jetojmė dhe jo tė vdesim, dhe toka tė mos shndėrrohet nė njė shkretėtirė".

GEN 47:20 Kėshtu Jozefi bleu pėr Faraonin tėrė tokat e Egjiptit, sepse Egjiptasit shitėn secili arėn e vet, me qė ishin goditur rėndė nga zija e bukės. Kėshtu vėndi u bė pronė e Faraonit.

GEN 47:21 Sa pėr popullin, e zhvendosi nėpėr qytete, nė tė katėr anėt e Egjiptit;

GEN 47:22 vetėm tokat e priftėrinjve nuk i bleu, sepse priftėrinjtė merrnin furnizime nga Faraoni dhe rronin nga furnizimet qė u jepte Faraoni; pėr kėtė arsye ata nuk i shitėn tokat e tyre.

GEN 47:23 Por Jozefi i tha popullit: "Ja, sot ju bleva ju dhe tokat tuaja pėr Faraonin; ja ku e keni farėn; mbillni tokėn;

GEN 47:24 nė kohėn e korrjes, tė pestėn pjesė do t`ia jepni Faraonit dhe katėr pjesė do tė jenė tuajat pėr tė siguruar farėn e arave, ushqimin tuaj dhe tė personave tė shtėpisė suaj dhe pėr ushqimin e fėmijėve tuaj".

GEN 47:25 Dhe ata thanė: "Ti na shpėtove jetėn! Paēim hir nė sytė e zotėrisė tonė, dhe ne do tė jemi skllevėrit e Faraonit".

GEN 47:26 Jozefi e bėri ligj kėtė nė vendin e Egjiptit, i cili vazhdon edhe sot e kėsaj dite dhe sipas tė cilit e pesta pjesė e korrjes duhet t`i jepet Faraonit. Vetėm tokat e priftėrinjve nuk u bėnė pronė e Faraonit.

GEN 47:27 Kėshtu Izraeli banoi nė vendin e Egjiptit, nė vendin e Goshenit; aty ata patėn prona, qenė frytdhėnės dhe u shumuan fort.

GEN 47:28 Jakobi jetoi nė vendin e Egjiptit shtatėmbėdhjetė vjet dhe kohėzgjatja e jetės sė Jakobit qe njėqind e dyzet e shtatė vjet.

GEN 47:29 Kur koha e vdekjes po i afrohej Izraelit, ai thirri tė birin Jozef dhe i tha: "Nė paēa gjetur hir nė sytė e tu, vėre dorėn tėnde poshtė kofshės sime dhe sillu me mua me mirėdashje dhe besnikėri; tė lutem, mos mė varros nė Egjipt!

GEN 47:30 Por kur do tė pushoj me etėrit e mi, mė nxirr jashtė Egjiptit dhe mė varros nė varrin e tyre!". Ai u pėrgjigj: "Do tė bėj si thua ti".

GEN 47:31 Atėherė Jakobi tha: "Betomu". Dhe Jozefi iu betua. Pastaj Izraeli, duke u mbėshtetur te koka e shtratit, ra nė adhurim.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase