Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 29

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 29:1 Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi nė vendin e lindorėve.

GEN 29:2 Shikoi dhe pa njė pus nė njė arė, dhe aty pranė tri kope dhensh tė mbledhura tok, sepse ai pus shėrbente pėr t`u dhėnė ujė kopeve tė dhenve; dhe rrasa mbi grykėn e pusit ishte e madhe.

GEN 29:3 Aty mblidheshin zakonisht tėrė kopetė; atėherė ēobanėt e hiqnin rrasėn nga gryka e pusit dhe u jepnin ujė dhenve; pastaj e vinin pėrsėri rrasėn nė vendin e saj, nė grykėn e pusit.

GEN 29:4 Dhe Jakobi u tha atyre: "Vėllezėr tė mi, nga jeni?" Ata u pėrgjigjėn: "Jemi nga Harani".

GEN 29:5 Atėherė ai u tha atyre: "E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?". Ata u pėrgjigjėn: "E njohim".

GEN 29:6 Ai u tha atyre: "A ėshtė mirė ai?". Ata u pėrgjigjėn: "Éshtė mirė; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet".

GEN 29:7 Ai tha: "Ja, ėshtė ende ditė pėr diell dhe nuk ka ardhur koha pėr tė mbledhur bagėtinė; jepuni ujė deleve dhe pastaj i ēoni tė kullosin"

GEN 29:8 Por ata u pėrgjigjėn: "Nuk mundemi deri sa tė gjitha kopetė tė mblidhen, e tė kemi hequr rrasėn nga gryka e pusit; atėherė do t`u japim ujė deleve".

GEN 29:9 Ai po vazhdonte tė fliste me ta kur arriti Rakela me delet e tė atit, sepse ajo ishte njė bareshė.

GEN 29:10 Kur Jakobi pa Rakelėn, bijėn e Labanos, vėllai i nėnės sė tij, dhe delet e Labanos, vėlla i nėnės sė tij, ai u afrua, e hoqi rrasėn nga gryka e pusit, dhe i dha ujė kopesė sė Labanos, vėllait tė nėnės sė tij.

GEN 29:11 Atėherė Jakobi puthi Rakelėn, ngriti zėrin dhe qau.

GEN 29:12 Pastaj Jakobi e njoftoi Rakelėn se ishte i njė gjaku me tė atin dhe ishte bir i Rebekės. Dhe ajo vrapoi t`ia tregonte tė atit.

GEN 29:13 Sapo Labano dėgjoi lajmet e Jakobit, birit tė motrės sė tij, vrapoi drejt tij, e pėrqafoi, e puthi dhe e ēoi nė shtėpinė e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos tėrė ato gjėra.

GEN 29:14 Atėherė Labano i tha: "Ti je me tė vėrtetė nga mishi dhe gjaku im!". Dhe ai qėndroi njė muaj me tė.

GEN 29:15 Pastaj Labano i tha Jakobit: "Pse je fisi im duhet tė mė shėrbesh pa marrė asgjė? Mė thuaj sa duhet tė jetė paga jote".

GEN 29:16 Tani Labano kishte dy bija: e madhja quhej Lea dhe e vogla Rakela.

GEN 29:17 Lea kishte sy tė perėnduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme.

GEN 29:18 Prandaj Jakobi e donte Rakelėn dhe i tha Labanos: "Unė do tė tė shėrbej shtatė vjet pėr Rakelėn, bijėn tėnde mė tė vogėl".

GEN 29:19 Labano iu pėrgjigj: "Mė mirė tė ta jap ty se sa njė njeriu tjetėr; rri me mua".

GEN 29:20 Kėshtu Jakobi shėrbeu shtatė vjet pėr Rakelėn; dhe iu dukėn pak ditė sepse e dashuronte.

GEN 29:21 Pastaj Jakobi i tha Labanos: "Mė jep gruan time, sepse afati u mbush dhe lejo qė tė bashkohem me tė".

GEN 29:22 Atėherė Labano mblodhi tėrė burrat e vendit dhe shtroi njė banket.

GEN 29:23 Por, kur ra mbrėmja, ai mori bijėn e tij Lea dhe e ēoi te Jakobi, qė hyri te ajo.

GEN 29:24 Pėrveē kėsaj Labano i dha shėrbyesen e tij Zilpah si shėrbyese tė Leas, bijės sė tij.

GEN 29:25 Tė nesėrmen nė mėngjes, ai pa se ishte Lea. Atėherė Jakobi i tha Labanos: "Ēfarė mė bėre? A nuk tė kam shėrbyer pėr Rakelėn? Pse mė mashtrove?".

GEN 29:26 Labano u pėrgjegj: "Nuk ėshtė zakon tė veprohet kėshtu nė vendin tonė, nuk mund tė japėsh mė tė voglėn para mė tė madhes.

GEN 29:27 Mbaro javėn e kėsaj dhe do tė japim edhe tjetrėn, pėr shėrbimin qė do tė mė bėsh pėr shtatė vjet tė tjera".

GEN 29:28 Atėherė Jakobi bėri si i thanė dhe mbaroi javėn e Leas; pastaj Labano i dha pėr grua bijėn e tij Rakela.

GEN 29:29 Pėrveē kėsaj Labano i dha shėrbyesen e tij Bilhah si shėrbyese Rakelės, bijės sė tij.

GEN 29:30 Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atė mė tepėr se Lean; dhe shėrbeu shtatė vjet tė tjera te Labano.

GEN 29:31 Zoti, duke parė qė pėr Lean nuk kishte dashuri, ia ēeli barkun asaj, ndėrsa Rakela ishte shterpė.

GEN 29:32 Kėshtu Lea u ngjiz dhe lindi njė djalė qė e quajti Ruben, sepse tha: "Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do tė mė dojė".

GEN 29:33 Pastaj u ngjiz pėrsėri dhe lindi njė djalė dhe ajo tha: "Zoti e pa se nuk kisha dashuri, prandaj mė dha edhe kėtė bir". Dhe e quajti Simeon.

GEN 29:34 Ajo u ngjiz pėrsėri dhe lindi njė djalė, dhe tha: "Kėsaj radhe burri im do tė mė dojė, sepse i kam lindur tre bij". Prandaj u quajt Levi.

GEN 29:35 Ajo u ngjiz pėrsėri dhe lindi djalė dhe tha: "Kėtė radhė do tė kremtoj Zotin". Prandaj e quajti Juda. Pastaj nuk pati mė fėmijė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase