Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 15:1 Mbas kėtyre gjėrave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit nė vegim duke i thėnė: "Mos ki frikė, Abram, unė jam mburoja jote, dhe shpėrblimi yt do tė jetė shumė i madh".

GEN 15:2 Po Abrami i tha: "Zot, Perėndi, ēfarė do tė mė japėsh, sepse unė jam pa fėmijė dhe trashėgimtari i shtėpisė sime ėshtė Eliezeri i Damaskut?".

GEN 15:3 Pastaj Abrami shtoi kėto fjalė: "Ti nuk mė ke dhėnė asnjė pasardhės; dhe ja, njė i lindur nė shtėpinė time do tė jetė trashėgimtari im".

GEN 15:4 Atėherė fjala e Zotit iu drejtua duke i thėnė: "Ai nuk do tė jetė trashėgimtari yt, por ai qė ka pėr tė dalė nga tė pėrbrendshmet e tua do tė jetė trashėgimtari yt".

GEN 15:5 Pastaj e ēoi jashtė dhe i tha: "Vėshtro me kujdes qiellin dhe numėro yjet, nė rast se mund t`i numėrosh", pastaj shtoi: "Kėshtu kanė pėr tė qenė pasardhėsit e tu".

GEN 15:6 Dhe ai i besoi Zotit, qė ia vuri nė llogari tė drejtėsisė.

GEN 15:7 Pastaj Zoti i tha: "Unė jam Zoti qė tė nxori nga Uri i Kaldeasve, pėr tė ta lėnė si trashėgimi kėtė vend".

GEN 15:8 Dhe Abrami pyeti: "Zot, Perėndi, nga mund ta dij unė qė do ta kem si trashėgim?".

GEN 15:9 Atėherė Zoti i tha: "Sillmė njė mėshqerrė trevjeēare, njė dhi trevjeēare, njė dash trevjeēar, njė turtull dhe njė pėllumb tė ri".

GEN 15:10 Atėherė Abrami i shpuri tėrė kėto kafshė, i ndau mė dysh dhe vendosi secilėn gjysmė pėrballė tjetrės; por zogjtė nuk i ndau.

GEN 15:11 Dhe disa zogj grabitqarė zbritėn mbi kafshėt e vrara, por Abrami i pėrzuri.

GEN 15:12 Me perėndimin e diellit, njė gjumė i rėndė e zuri Abramin; dhe ja, njė llahtari dhe njė errėsirė e thellė e kapluan atė.

GEN 15:13 Atėherė Zoti i tha Abramit: "Dije me siguri qė pasardhėsit e tu do tė qėndrojnė si tė huaj nė njė vend qė nuk do tė jetė i tyre, dhe do tė jenė skllevėr dhe njerėz tė shtypur pėr katėrqind vjet.

GEN 15:14 Por unė do tė gjykoj kombin shėrbyesit e tė cilit do tė kenė qėnė; pas kėsaj, ata do tė dalin me pasuri tė mėdha.

GEN 15:15 Sa pėr ty, do tė shkosh nė paqe pranė prindėrve tė tu dhe do tė varrosesh pasi tė kesh arritur njė pleqėri tė bukur.

GEN 15:16 Por nė brezin e katėrt ata do tė kthehen kėtu, sepse padrejtėsia e Amorejve s`ka arritur ende kulmin".

GEN 15:17 Por me tė perėnduar dielli dhe me tė zbritur errėsira, na del para syve njė furrė qė nxjerr tym dhe njė pishtar i zjarrtė qė kalon pėrmes kafshėve tė ndarė.

GEN 15:18 Po atė ditė Zoti bėri njė besėlidhje me Abramin duke i thėnė: "Unė u jap pasardhėsve tė tu kėtė vend, nga pėrroi i Egjiptit deri nė lumin e madh, lumin e Eufratit:

GEN 15:19 Kenejtė, Kenizejtė, Kadmonejtė,

GEN 15:20 Hitejtė, Perezejtė, Refejtė,

GEN 15:21 Amorejtė, Kanaanejtė, Girgazejtė dhe Jebuzejtė".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase