Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 44

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 44:1 Jozefi i dha kėtė urdhėr kryeshėrbėtorit tė shtėpisė sė tij: "Mbushi trastat e kėtyre njerėzve me aq ushqime sa mund tė mbajnė dhe vėri paratė e secilit nė grykėn e ēdo traste.

GEN 44:2 Pėrveē kėsaj vėre kupėn time, kupėn prej argjėndi, nė grykėn e trastės tė mė tė riut, bashkė me paratė e grurit tė tij". Dhe ai bėri ashtu siē i tha Jozefi.

GEN 44:3 Nė mėngjes, sa u bė ditė, i nisėn ata njerėz me gomarėt e tyre.

GEN 44:4 Sapo kishin dalė nga qyteti dhe nuk ishin akoma larg, kur Jozefi i tha kryeshėrbėtorit tė shtėpisė sė tij: "Ēohu, ndiqi ata njerėz dhe kur t`i kesh arritur, thuaju atyre: "Pse e shpėrblyet tė mirėn me tė keqe?

GEN 44:5 A nuk ėshtė ajo kupa me tė cilėn pi zotėria im dhe qė e pėrdor pėr tė parathėnė tė ardhmen? Keni vepruar keq duke u sjellė kėshtu"".

GEN 44:6 Ai i arriti ata dhe u tha kėto fjalė.

GEN 44:7 Atėherė ata iu pėrgjegjėn: "Pse zotėria im na drejton fjalė si kėto? Shėrbyesit e tu duhet t`i shmangen njė qėndrimi tė tillė!

GEN 44:8 Ja, pra, ne tė kemi rikthyer nga vendi i Kanaanit paratė qė kishim gjetur nė grykėn e trastave tona; si mund tė vidhnim argjend ose flori nga shtėpia e zotėrisė tėnd?

GEN 44:9 Ai prej shėrbėtorėve tė tu tė cilit do t`i gjendet kupa, tė dėnohet me vdekje; edhe gjithashtu ne do tė bėhemi skllevėr tė zotėrisė tėnd".

GEN 44:10 Ai tha: "Mirė, pra, le tė bėhet si thoni ju: ai tė cilit do t`i gjendet kupa do tė bėhet skllavi im dhe ju do tė jeni tė pafaj".

GEN 44:11 Kėshtu secili prej tyre nxitoi tė ulė pėr tokė trastėn e vet dhe e hapi.

GEN 44:12 Dhe kryeshėrbėtori i kontrolloi, duke filluar nga mė i moshuari dhe duke mbaruar me mė tė riun; dhe kupa u gjet nė thesin e Beniaminit.

GEN 44:13 Atėherė ata i shqyen rrobat e tyre, ringarkuan secili gomarin e vet dhe u kthyen nė qytet.

GEN 44:14 Juda dhe vėllezėrit e tij arritėn nė shtėpinė e Jozefit, qė gjendej akoma aty, dhe u shtrinė pėr tokė para tij.

GEN 44:15 Dhe Jozefi u tha atyre: "Ēfarė veprimi ėshtė ky qė keni bėrė? Nuk e dini qė njė njeri si unė ėshtė nė gjėndje tė parathotė tė ardhmen?".

GEN 44:16 Juda u pėrgjegj: "Ē`do t`i themi zotėrisė tim? Ēfarė fjalė do tė pėrdorim ose si do tė mund tė justifikohemi? Perėndia ka rigjetur paudhėsinė e shėrbėtorėve tė tu. Ja, jemi skllevėr tė zotėrisė tim, si ne ashtu edhe ai nė dorėn e tė cilit u gjet kupa".

GEN 44:17 Por Jozefi tha: "Larg meje njė veprim i tillė! Njeriu, nė dorėn e tė cilit u gjet kupa, do tė jetė skllavi im; sa pėr ju, kthehuni nė paqe tek ati juaj".

GEN 44:18 Atėherė Juda iu afrua Jozefit dhe i tha: "Tė lutem, zotėria im, lejoje shėrbėtorin tėnd qė t`i thotė njė fjalė zotėrisė tim, dhe mos u zemėro me shėrbėtorin tėnd, sepse ti je si Faraoni.

GEN 44:19 Zotėria im i pyeti shėrbėtorėt e tij duke thėnė: "A keni ju baba apo vėlla?".

GEN 44:20 Dhe ne iu pėrgjegjėm zotėrisė tim: "Kemi njė baba qė ėshtė plak me njė bir tė ri, qė i ka lindur nė pleqėri; i vėllai ka vdekur, kėshtu ai ka mbetur i vetmi bir i nėnės sė tij dhe i ati e do".

GEN 44:21 Atėherė ti u the shėrbėtorėve tė tu: "Sillmani kėtu qė tė mund ta shoh me sytė e mi".

GEN 44:22 Dhe ne i thamė zotėrisė tim: "Fėmija nuk mund ta lėrė atin e tij, sepse po tė duhej ta linte, i ati do tė vdiste".

GEN 44:23 Por ti u the shėrbėtorėve tė tu: "Nė rast se vėllai juaj mė i ri nuk zbret bashkė me ju, ju nuk do ta shihni mė fytyrėn time".

GEN 44:24 Kėshtu qė kur u ngjitėm pėrsėri te shėrbėtori yt, ati im, i treguam fjalėt e zotėrisė tim.

GEN 44:25 Atėherė ati ynė tha: "Kthehuni tė na blini pak ushqime".

GEN 44:26 Ne u pėrgjegjėm: "Nuk mund tė zbresim atje poshtė; do tė zbresim vetėm nė rast se vjen me ne vėllai ynė mė i vogėl; sepse nuk mund ta shohim fytyrėn e atij njeriu po tė jetė se vėllai ynė mė i vogėl nuk ėshtė me ne".

GEN 44:27 Dhe shėrbėtori yt, ati ynė, na u pėrgjegj: "Ju e dini qė gruaja ime mė lindi dy bij;

GEN 44:28 njėri prej tyre mė la dhe unė i thashė: Me siguri ai ėshtė bėrė copė e ēikė dhe nuk e kam parė mė qysh atėherė;

GEN 44:29 dhe po tė ma hiqni edhe kėtė dhe i ndodh ndonjė fatkeqėsi, ju do tė kallni nė varr pleqėrinė time tė dhembshme".

GEN 44:30 Kėshtu, pra, kur tė arrij te shėrbėtori yt, ati im, nė qoftė se fėmija nuk ėshtė me ne, sepse jeta e tij ėshtė e lidhur me atė tė fėmijės,

GEN 44:31 do tė ndodhė qė, sa tė shohė qė fėmija nuk ėshtė me ne, ai ka pėr tė vdekur; dhe shėrbėtorėt e tu do ta kenė kallur nė varr pleqėrinė e shėrbėtorit tėnd, tė atit tonė.

GEN 44:32 Tani, me qenė se shėrbėtori yt ėshtė bėrė dorėzanė pėr fėmijėn pranė atit tim dhe i ka thėnė: "Nė rast se nuk do ta rikthej do tė jem pėr gjithnjė fajtor ndaj atit tim",

GEN 44:33 lejo, pra, tani qė shėrbėtori yt tė mbetet skllav i zotėrisė tim nė vend tė fėmijės, dhe qė fėmija tė kthehet me vėllezėrit e tij.

GEN 44:34 Sepse si mund tė rikthehem tek ati im nė qoftė se fėmija nuk ėshtė me mua? Ah, mos e pafsha dhembjen qė do tė pushtonte atin tim!".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase