Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 20

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 20:1 Abrahami u zhvendos sė kėtejmi duke vajtur nė Negev, dhe banoi nė Kadesh dhe nė Shur mandej u vendos nė Gerar.

GEN 20:2 Tani Abrahami thoshte pėr Sarėn, gruan e tij: "Éshtė motra ime". Kėshtu Abimeleku, mbreti i Gerarit, dėrgoi njerėz pėr tė marrė Sarėn.

GEN 20:3 Por Perėndia iu shfaq Abimelekut nė njė ėndėrr nate dhe i tha: "Ja, ti je duke vdekur, pėr shkak tė gruas qė ke marrė, sepse ajo ėshtė e martuar".

GEN 20:4 Por Abimeleku nuk i ishte afruar asaj dhe tha: "Zot, a do ta shkatėrroje njė komb, edhe sikur ai tė ishte i drejtė?

GEN 20:5 Ai nuk mė ka thėnė: "Éshtė motra ime", dhe ajo vetė ka thėnė: "Éshtė vėllai im"? E bėra kėtė gjė me ndershmėrinė e zemrės sime dhe me duar tė pafajshme".

GEN 20:6 Dhe Perėndia i tha nė ėndėrr: "Po, unė e di qė e ke bėrė kėtė gjė me ndershmėrinė e zemrės sate, ndaj tė ndalova tė kryesh njė mėkat kundėr meje; ndaj nuk tė lejova ta prekėsh.

GEN 20:7 Tani ktheja gruan kėtij njeriu, sepse ai ėshtė njė profet; dhe do tė lutet pėr ty dhe ti ke pėr tė jetuar. Por, nė rast se nuk ia kthen, dije qė me siguri ke pėr tė vdekur, ti dhe tėrė njerėzit e tu".

GEN 20:8 Kėshtu Abimeleku u zgjua herėt nė mėngjes, thirri gjithė shėrbėtorėt e tij dhe u tregoi tėrė kėto gjėra. Dhe ata njerėz i zuri njė frikė e madhe.

GEN 20:9 Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: "Ē`na bėre? Dhe ēfarė kam bėrė unė kundėr teje qė mė solle njė mėkat kaq tė madh si mua ashtu edhe mbretėrisė sime? Ti mė bėre gjėra qė nuk duheshin bėrė".

GEN 20:10 Pastaj Abimeleku i tha Abrahamit: "Ēfarė mendoje tė bėje duke vepruar nė kėtė mėnyrė?".

GEN 20:11 Abrahami u pėrgjegj: "E bėra sepse thoja me veten time: "Sigurisht, nė kėtė vend nuk kanė frikė nga Perėndia; dhe do tė mė vrasin pėr shkak tė gruas sime".

GEN 20:12 Pėrveē kėsaj ajo ėshtė nė tė vėrtetė motra ime, bijė e babait tim, por jo bijė e nėnės sime; dhe pastaj u bė gruaja ime.

GEN 20:13 Dhe kur Perėndia mė ēoi tė bredh larg shtėpisė sė babait tim, unė i thashė: "Ky ėshtė favori qė do tė mė bėsh; kudo qė tė shkojmė, do tė thuash pėr mua: Éshtė vėllai im"".

GEN 20:14 Atėherė Abimeleku mori dhentė, qetė, shėrbyesit dhe shėrbėtoret, dhe ia dha Abrahamit; dhe i kthehu gruan e tij Sara.

GEN 20:15 Pastaj Abimeleku tha: "Ja, vendi im tė qėndron pėrpara; qėndro aty ku tė pėlqen".

GEN 20:16 Dhe Sarės i tha: "Ja, unė i dhashė vėllait tėnd njėmijė copė argjendi; kjo do tė shėrbejė pėr tė mbuluar fyerjen qė tė ėshtė bėrė para tė gjithė atyre qė janė me ty; kėshtu je e pėrligjur para tė gjithėve".

GEN 20:17 Atėherė Abrahami iu lut Perėndisė dhe Perėndia shėroi Abimelekun, gruan e tij dhe shėrbyeset e saj, dhe ato mundėn tė pjellin.

GEN 20:18 Sepse Zoti e kishte shterpėzuar plotėsisht tėrė shtėpinė e Abimelekut, pėr shkak tė Sarės, gruas sė Abrahamit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase