Main Index: Albanian Bible

 

Genesis 2

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50]

GEN 2:1 Kėshtu pėrfunduan qielli dhe toka si dhe tėrė ushtria e tyre.

GEN 2:2 Ndėrkaq ditėn e shtatė Perėndia mbaroi veprėn qė kishte kryer dhe ditėn e shtatė u ēlodh nga gjithė vepra qė kishte kryer.

GEN 2:3 Dhe Perėndia bekoi ditėn e shtatė dhe e shenjtėroi, sepse atė ditė Perėndia u ēlodh nga gjithė vepra qė kishte krijuar dhe kryer.

GEN 2:4 Kėto janė origjina e qiellit dhe e tokės kur u krijuan, ditėn qė Zoti Perėndi krijoi tokėn dhe qiellin.

GEN 2:5 Nuk kishte ende mbi tokė asnjė shkurrėz nė fushė dhe asnjė bar nuk kishte mbirė ende nė fushė, sepse Zoti Perėndi nuk kishte hedhur asnjė shi mbi tokėn dhe nuk ekzistonte njeriu pėr tė punuar tokėn.

GEN 2:6 Por nga toka ngjitej njė avull qė ujiste tėrė sipėrfaqen e tokės.

GEN 2:7 Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete, dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė.

GEN 2:8 Pastaj Zoti Perėndi mbolli njė kopsht nė Eden, nė lindje, dhe vendosi nė tė njeriun qė kishte formuar.

GEN 2:9 Pastaj Zoti Perėndi bėri qė tė mbijnė nga toka lloj-lloj pemėsh tė kėndshme nga pamja dhe qė jepnin fruta tė mira pėr t`u ngrėnė; nė mes tė kopshtit gjendeshin edhe pema e jetės dhe pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes.

GEN 2:10 Njė lumė dilte nga Edeni pėr tė ujitur kopshtin dhe ndahej nė katėr rrjedha uji.

GEN 2:11 Emri i lumit tė parė ėshtė Pishon; ėshtė ai qė rrethon tėrė vendin e Havilahut, ku ka flori;

GEN 2:12 dhe floriri i kėtij vendi ėshtė i mirė; aty gjenden gjithashtu bdeli dhe guri i oniksit.

GEN 2:13 Emri i lumit tė dytė ėshtė Gihon, dhe ai rrethon tėrė vendin e Kushit.

GEN 2:14 Emri i lumit tė tretė ėshtė Tigri, dhe ėshtė ai qė rrjedh nė lindje tė Asirisė. Lumi i katėrt ėshtė Eufrati.

GEN 2:15 Zoti Perėndi e mori pra njeriun dhe e futi nė kopshtin e Edenit, me qėllim qė ta punonte dhe ta ruante.

GEN 2:16 Dhe Zoti Perėndi e urdhėroi njeriun duke i thėnė: "Ha bile lirisht nga ēdo pemė e kopshtit;

GEN 2:17 por mos ha nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes, sepse ditėn qė do tė hash prej saj ke pėr tė vdekur me siguri".

GEN 2:18 Pastaj Zoti Perėndi tha: "Nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm; unė do t`i bėj njė ndihmė qė i leverdis".

GEN 2:19 Dhe Zoti Perėndi formoi nga dheu tėrė kafshėt e fushės dhe tėrė zogjtė e qiellit dhe i ēoi te njeriu pėr tė parė si do t`i quante; dhe sido qė njeriu t`i quante qeniet e gjalla, ai do tė ishte emri i tyre.

GEN 2:20 Dhe njeriu u vuri emra tėrė bagėtisė, zogjve tė qiellit dhe ēdo kafshe tė fushave; por pėr njeriun nuk u gjend asnjė ndihmė e pėrshtatshme pėr tė.

GEN 2:21 Atėherė Zoti Perėndi e futi nė njė gjumė tė thellė njeriun, tė cilin e zuri gjumi; dhe mori njė nga brinjėt e tij dhe e mbylli mishin nė atė vend.

GEN 2:22 Pastaj Zoti Perėndi me brinjėn qė i kishte hequr njeriut formoi njė grua dhe e ēoi te njeriu.

GEN 2:23 Dhe njeriu tha: "Kjo sė fundi ėshtė kocka e kockave tė mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do tė quhet grua sepse ėshtė nxjerrė nga burri".

GEN 2:24 Pėr kėtė arsye njeriu do tė braktisė babanė dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij, dhe do tė jenė njė mish i vetėm.

GEN 2:25 Dhe burri e gruaja e tij ishin qė tė dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kėsaj.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase