Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 48

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 48:1 Kėto janė emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjatė rrugės sė Hethlonit, nė hyrje tė Hamathit deri nė Hatsar-Enon, nė kufi me Damaskun nė veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri nė krahun perėndimor: njė pjesė pėr Danin.

EZEK 48:2 Nė kufirin e Danit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Asherin;

EZEK 48:3 Nė kufirin e Asherit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Neftalin.

EZEK 48:4 Nė kufirin e Asherit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Manasin.

EZEK 48:5 Nė kufirin e Manasit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Efraimin.

EZEK 48:6 Nė kufirin e Efraimit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Rubenin.

EZEK 48:7 Nė kufirin e Rubenit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Judėn.

EZEK 48:8 Nė kufirin e Judės, nga kufiri lindor deri nė kufirin perėndimor, do tė jetė pjesa e vendit qė do ta ofroni si dhuratė, e gjerė njėzet e pesėmijė kubitė dhe e gjatė sa pjesėt e tjera, nga kufiri lindor deri nė kufirin perėndimor; nė mes tė saj do tė jetė shenjtėrorja.

EZEK 48:9 Pjesa qė do t`i ofroni si dhuratė Zotit do tė ketė njė gjatėsi prej njėzet e pesėmijė kubitė dhe njė gjerėsi prej dhjetėmijė kubitė.

EZEK 48:10 Kjo pjesė e shenjtė do t`u pėrkasė priftėrinjve; njėzet e pesėmijė kubitė gjatėsi nė veri, dhjetėmijė gjerėsi nė perėndim, dhjetėmijė gjerėsi nė lindje dhe njėzet e pesėmijė gjatėsi nė jug; nė mes tė saj do tė jetė shenjtėrorja e Zotit.

EZEK 48:11 Ajo do t`u pėrkasė priftėrinjve tė shenjtėruar, ndėr bijtė e Tsadokut, qė mė kanė shėrbyer dhe qė nuk devijuan kur devijuan bijtė e Izraelit, dhe ashtu si devijuan pėrkundrazi Levitėt.

EZEK 48:12 Pjesa qė do t`u ofrohet atyre do tė merret nga pjesa e ofruar dhuratė e vendit, njė gjė shumė e shenjtė, pranė territorit tė Levitėve.

EZEK 48:13 Pėrballė territorit tė priftėrinjve, Levitėt do tė kenė njė sipėrfaqe prej njėzet e pesėmijė kubitė gjatėsi dhe dhjetėmijė gjerėsi; tėrė gjatėsia do tė jetė njėzet e pesėmijė kubitė dhe gjerėsia dhjetėmijė.

EZEK 48:14 Ata nuk do tė mund as ta shesin as ta kėmbejnė; nuk do tė mund ta shkėputin pjesėn mė tė mirė tė vendit, sepse ėshtė e shenjtė pėr Zotin.

EZEK 48:15 Pesėmijė kubitėt e gjerėsisė qė do tė mbeten pėrballė njėzet e pesė mijėve, do tė caktohen pėr pėrdorim profan pėr qytetin, pėr banesa dhe pėr toka pėr kullotė; qyteti do tė jetė nė mes.

EZEK 48:16 Pėrmasat e tij do tė jenė kėto: ana veriore do tė jetė katėrmijė e pesėqind kubitė, ana jugore katėrmijė e pesėqind, ana lindore katėrmijė e pesėqind, ana perėndimore katėrmijė e pesėqind.

EZEK 48:17 Tokat pėr kullotė tė qytetit do tė jenė: dyqind e pesėdhjetė kubitė nė veri, dyqind e pesėdhjetė nė jug, dyqind e pesėdhjetė nė lindje dhe dyqind e pesėdhjetė nė perėndim.

EZEK 48:18 Kusuri i gjatėsisė, gjatė pjesės sė shenjtė tė ofruar si dhuratė, do tė jetė dhjetėmijė kubitė nė lindje dhe dhjetėmijė nė perėndim; ajo do tė jetė pranė pjesės sė shenjtė tė ofruar si dhuratė, dhe prodhimet e saj do tė shėrbejnė si ushqim pėr punonjėsit e qytetit.

EZEK 48:19 Punonjėsit e qytetit, qė do ta punojnė, do tė vijnė nga tė gjitha fiset e Izraelit.

EZEK 48:20 Gjithė pjesa e ofruar si dhuratė do tė jetė njėzet e pesėmijė kubitė pėr njėzet e pesėmijė, njė katror i pėrsosur. Ju do tė ofroni, si zotėrim tė qytetit, pjesėn e shenjtė tė ofruar si dhuratė.

EZEK 48:21 Kusuri do tė jetė i princit; nga njėra anė dhe nga ana tjetėr e pjesės sė shenjtė tė ofruar si dhuratė dhe tė zotėrimit tė qytetit, ballė njėzet e pesėmijė kubitėve tė pjesės sė ofruar si dhuratė deri nė kufirin lindor, dhe nė perėndim ballė njėzet e pesėmijė kubitėve nė drejtim tė kufirit perėndimor pėrbri pjesėve tė fiseve; kjo do tė jetė e princit; pjesa e shenjtė e ofruar si dhuratė dhe shenjtėrorja do tė jenė nė mes.

EZEK 48:22 Kėshtu, duke pėrjashtuar zotėrimin e Levitėve dhe zotėrimin e qytetit qė gjenden nė mes tė asaj qė i pėrket princit, sipėrfaqja midis kufirit tė Judės dhe kufirit tė Beniaminit do t`i pėrkasė princit.

EZEK 48:23 Pėr kusurin e fiseve, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Beniaminin.

EZEK 48:24 Nė kufirin e Beniaminit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Simeonin.

EZEK 48:25 Nė kufirin e Simeonit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Isakarin.

EZEK 48:26 Nė kufirin e Isakarit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Zabulonin.

EZEK 48:27 Nė kufirin e Zabulonit, nga kufiri lindor nė kufirin perėndimor: njė pjesė pėr Gadin.

EZEK 48:28 Nė kufirin e Gadit, nga ana jugore nė drejtim tė jugut, kufiri do tė shkojė nga Tamari nė ujėrat e Meribahut afėr Kadeshit, dhe pastaj gjatė Detit tė Madh.

EZEK 48:29 Ky ėshtė vendi qė do t`u ndani me short nė trashėgimi fiseve tė Izraelit, dhe kėto janė pjesėt", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 48:30 "Kėto janė daljet e qytetit: nga ana veriore do tė maten katėrmijė e pesėqind kubitė.

EZEK 48:31 Portat e qytetit do tė mbajnė emrat e fiseve tė Izraelit; nė veri do tė ketė tri porta: njė portė pėr Rubenin, njė portė pėr Judėn dhe njė portė pėr Levin.

EZEK 48:32 Nga ana lindore, katėrmijė e pesėqind kubitė dhe tri porta: njė portė pėr Jozefin, njė portė pėr Beniaminin dhe njė portė pėr Danin.

EZEK 48:33 Nga ana jugore, katėrmijė e pesėqind kubitė dhe tri porta: njė portė pėr Simeonin, njė portė pėr Isakarin dhe njė portė pėr Zabulonin.

EZEK 48:34 Nga ana perėndimore, katėrmijė e pesėqind kubitė dhe tri porta: njė portė pėr Gadin, njė portė pėr Asherin dhe njė portė pėr Neftalin.

EZEK 48:35 Gjithė perimetri do tė jetė tetėmbėdhjetėmijė kubitė. Prej kėsaj ditė emri i qytetit do tė jetė: "Zoti ėshtė atje"".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase