Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 32

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 32:1 Nė vitin e dymbėdhjetė, nė muajin e dymbėdhjetė, ditėn e parė tė muajit, ndodhi qė fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

EZEK 32:2 "Bir njeriu, nis njė vajtim pėr Faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe i thuaj: Ti i ngjason njė luani tė vogėl midis kombeve; ishe si njė dragua nė dete dhe hidheshe nė lumenjtė e tu, duke i trazuar ujrat me kėmbėt e tua dhe duke i turbulluar lumenjtė".

EZEK 32:3 Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Do tė shtrij mbi ty rrjetėn time me njė kuvend tė shumė popujve qė do tė ngrenė lart me rrjetėn time.

EZEK 32:4 Pastaj do tė braktis mbi tokė dhe do tė tė hedh nė fushė tė hapur, do tė bėj qė tė ulen mbi ty tė gjitha shpendėt e qiellit dhe do t`i ngop me ty kafshėt e gjithė dheut.

EZEK 32:5 Do ta hedh mishin tėnd mbi male dhe do t`i mbush luginat me togun e skeletit tėnd.

EZEK 32:6 Do t`i jap gjithashtu tokės tė pijė nga rrjedha e gjakut tėnd, deri te malet, dhe shtretėrit e lumenjve do tė mbushen me ty.

EZEK 32:7 Kur tė tė shuaj, do t`i mbuloj qiejt dhe do t`i errėsoj yjet, do ta zė diellin me njė re dhe hėna nuk do tė japė mė dritėn e saj.

EZEK 32:8 Mbi ty do tė errėsoj tė gjithė ndriēuesit e shkėlqyer nė qiell dhe do tė dėrgoj terrin nė vendin tėnd", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 32:9 "Do tė pikėlloj zemrėn e shumė popujve, kur tė bėj qė tė vijė shkatėrrimi yt midis kombeve, nė vende qė ti nuk i njeh.

EZEK 32:10 Do tė bėj qė shumė popuj tė ēuditen me ty dhe mbretėrit e tyre do t`i pushtojė njė tmerr i madh pėr shkakun tėnd, kur tė vringėllij shpatėn time para tyre; secili prej tyre do tė dridhet nė ēdo ēast pėr jetėn e tij, ditėn e rėnies sate".

EZEK 32:11 Sepse kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Shpata e mbretit tė Babilonisė do tė bjerė mbi ty.

EZEK 32:12 Do tė bėj qė turma jote tė rrėzohet nga shpata e burrave tė fuqishėm, qė janė mė tė tmerrshmit ndėr kombet; ata do tė shkatėrrojnė krenarinė e Egjiptit dhe gjithė turmat e tij do tė asgjėsohen.

EZEK 32:13 Do tė bėj qė tė ngordhė krejt gjėja e gjallė e tij mbi brigjet e ujrave tė mėdha, qė nuk do tė turbullohen mė nga kėmba e njeriut, as thundra e kafshėve nuk do t`i turbullojė.

EZEK 32:14 Atėherė do t`i lė tė qetėsohen ujrat e tyre dhe do tė bėj qė lumenjtė e tyre tė rrjedhin si vaj", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 32:15 "Kur do ta kem bėrė tė shkretė vendin e Egjiptit dhe vendi tė jetė zhveshur nga ēdo gjė qė kishte, kur do tė kem goditur gjithė banorėt e tij, atėherė do tė pranojnė se unė jam Zoti.

EZEK 32:16 Ky ėshtė njė vajtim qė do tė ngrenė pėr tė, do ta ngrenė pėr bijat e kombeve; do ta ngrenė pėr Egjiptin dhe gjithė turmat e tij", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 32:17 Vitin e dymbėdhjetė, ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit, ndodhi qė fjala e Zotit mu drejtua, duke thėnė:

EZEK 32:18 "Bir njeriu, merrja njė vajtimi pėr turmėn e Egjiptit dhe zbrite nė thellėsinė e tokės, atė dhe bijat e kombeve tė famshėm, qė bashkė me ata zbresin nė gropė.

EZEK 32:19 Vallė kujt ia kalon nga bukuria? Zbrit dhe zėr vend midis atyre qė nuk janė rrethprerė.

EZEK 32:20 Ata do tė bien nė mes tė atyre qė janė vrarė nga shpata. Ai i ėshtė dorėzuar shpatės; e tėrheqin me gjithė turmat e tij.

EZEK 32:21 Trimat mė tė fortė, bashkė me ata qė e ndihmonin, do t`i flasin nė mes tė Sheolit: "Kanė zbritur dhe kanė zėnė vend bashkė me ata qė nuk janė rrethprerė, bashkė me ata qė i ka shpuar shpata?".

EZEK 32:22 Atje ėshtė Asiria me gjithė turmėn e saj, me varret e saj pėrreth; janė tė gjithė tė vrarė, tė rėnė nga shpata.

EZEK 32:23 Varret e tyre janė vendosur nė thellėsinė e gropės dhe turma e saj ėshtė rreth varrit tė tij; tė gjithė janė tė vrarė nga shpata, ata qė pėrhapin tmerrin mbi dheun e tė gjallėve.

EZEK 32:24 Atje ėshtė Elami me gjithė turmėn e tij rreth varrit tė tij; janė tė gjithė tė vrarė, tė rrėzuar nga shpata, qė kanė zbritur pa u rrethprerė nė thellėsi tė tokės, ata qė pėrhapnin tmerr mbi dheun e tė gjallėve; tani ata mbajnė turpin e tyre me ata qė zbresin nė gropė.

EZEK 32:25 Kanė vėnė shtratin e tij nė mes tė tė vrarėve me gjithė turmėn e tij, me varret e tyre rreth tij; tė gjithė nuk janė rrethprerė, janė shpuar nga shpata, sepse kishin pėrhapur tmerrin mbi dheun e tė gjallėve; por tani e mbajnė turpin e tyre me ata qė zbresin nė gropė; janė vendosur nė mes tė tė vrarėve.

EZEK 32:26 Atje ėshtė Mesheku, Tubali, dhe tėrė turma e tyre, me varret e tyre rreth tij; tė gjithė nuk janė rrethprerė, janė shpuar nga shpata, sepse pėrhapin tmerrin mbi dheun e tė gjallėve.

EZEK 32:27 Nuk rrijnė me heronjtė e rėnė tė atyre qė nuk janė rrethprerė, qė kanė zbritur nė Sheol me armėt e tyre tė luftės dhe qė shpatat e tyre janė vėnė nėn kokat e tyre; por ndėshkimi i paudhėsive tė tyre do t`u ngjitet kockave tė tyre, megjithėse tmerri i kėtyre trimave ishte i madh mbi dheun e tė gjallėve.

EZEK 32:28 Po, ti do tė copėtohesh nė mes tė atyre qė nuk janė rrethprerė dhe do tė qėndrosh bashkė me ata qė janė shpuar nga shpata.

EZEK 32:29 Atje ėshtė Edomi, me tė gjithė mbretėrit e tij dhe me tė tėrė princat e tij, tė cilėt, megjithė trimėrinė e tyre, janė vendosur bashkė me ata qė janė shpuar nga shpata. Edhe kėta rrinė bashkė me ata qė nuk janė rrethprerė dhe me ata qė zbresin nė gropė.

EZEK 32:30 Atje janė tėrė princat e veriut dhe tėrė Sidonasit qė kanė zbritur bashkė me ata qė janė shpuar tė hutuar pėr shkak tė tmerrit qė u kallnin me fuqitė e tyre. Qėndrojnė tė parrethprerė bashkė me ata qė janė shpuar nga shpata dhe mbajnė turpin e tyre bashkė me ata qė zbresin nė gropė.

EZEK 32:31 Faraoni do t`i shohė dhe do tė ngushėllohet pėr tė gjithė turmėn e tij; Faraoni dhe tėrė ushtria e tij do tė shpohen nga shpata", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 32:32 "Ndonėse e lashė tė pėrhapė tmerrin e tij mbi dheun e tė gjallėve, Faraoni me gjithė turmėn e tij, do tė vihet tė qėndrojė nė mes tė atyre qė nuk janė rrethprerė, me ata qė janė shpuar nga shpata", thotė Zoti, Zoti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase