Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 33

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 33:1 Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

EZEK 33:2 "Bir njeriu, folu bijve tė popullit tėnd dhe u thuaj atyre: Kur tė sjell shpatėn kundėr njė vendi dhe populli i atij vendi merr njė burrė nga kufijtė e tij dhe e vė si sogjetar,

EZEK 33:3 nė rast se e sheh shpatėn qė vjen kundėr vendit, dhe i bie borisė dhe lajmėron popullin,

EZEK 33:4 kushdo qė dėgjon borinė, por nuk i vė veshin paralajmėrimit, nė rast se shpata vjen dhe e merr me vete, gjaku i tij do tė bjerė mbi kokėn e vet.

EZEK 33:5 Ai ka dėgjuar zėrin e borisė, por nuk i ka vėnė veshin paralajmėrimit, gjakun e tij do ta ketė mbi vete. Por ai qė ka marrė parasysh paralajmėrimin, do tė shpėtojė jetėn e tij.

EZEK 33:6 Por nė rast se sogjetari sheh shpatėn qė po vjen dhe nuk i bie borisė pėr tė paralajmėruar popullin, dhe shpata vjen dhe merr me vete ndonjė prej tyre, ky do tė ēohet tutje pėr shkak tė paudhėsisė sė tij, por pėr gjakun e tij do t`i kėrkoj llogari sogjetarit.

EZEK 33:7 Kėshtu, o bir njeriu, tė kam vendosur si roje pėr shtėpinė e Izraelit; prandaj dėgjo fjalėn e gojės sime dhe i lajmėro nga ana ime.

EZEK 33:8 Kur i them tė pabesit: "I pabesė, ti do tė vdesėsh me siguri", dhe ti nuk flet pėr tė paralajmėruar tė pabesin qė tė largohet nga rruga e tij, ai i pabesė do tė vdesė pėr shkak tė paudhėsisė sė tij, por pėr gjakun e tij do t`i kėrkojė llogari dorės sate.

EZEK 33:9 Por nė rast se ti e paralajmėron tė pabesin qė tė largohet nga rruga e tij dhe ai nuk largohet prej saj, ai do tė vdesė pėr shkak tė paudhėsisė sė tij, por ti do ta shpėtosh shpirtin tėnd.

EZEK 33:10 Tani, bir njeriu, i thuaj shtėpisė sė Izraelit: Ju thoni kėshtu: "Nė rast se shkeljet tona dhe mėkatet tona janė mbi ne dhe pėr shkak tė tyre vuajmė, si do tė mund tė jetojmė?".

EZEK 33:11 U thuaj atyre: Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Zoti, Zoti, "unė nuk kėnaqem me vdekjen e tė pabesit, por qė i pabesi tė ndryshojė rrugėn e tij dhe tė jetojė; konvertohuni, konvertohuni nga rrugėt tuaja tė kėqija. Pse vallė duhet tė vdisni, o shtėpi e Izraelit?

EZEK 33:12 Prandaj ti, bir njeriu, u thuaj bijve tė popullit tėnd: Drejtėsia e tė drejtit nuk do ta shpėtojė atė ditėn e mėkatit tė tij; po kėshtu pabesia e tė pabesit nuk do ta rrėzojė ditėn kur ai tė largohet nga pabesia e tij, dhe i drejti nuk do tė mund tė jetojė pėr shkak tė drejtėsisė sė tij ditėn qė do tė kryejė mėkate.

EZEK 33:13 Kur i them tė drejtit qė ke pėr tė jetuar me siguri, nė rast se ka besim nė drejtėsinė e vet dhe kryen paudhėsinė, tėrė veprimet e tij tė drejta nuk do tė kujtohen mė, por ai do tė vdesė pėr shkak tė paudhėsisė qė ka kryer.

EZEK 33:14 Pėrkundrazi, kur i them tė pabesit: "Ti me siguri do tė vdesėsh", nė rast se ai largohet nga mėkati i tij dhe kryen atė qė ėshtė e ndershme dhe e drejtė,

EZEK 33:15 nė rast se i pabesi kthen pengun, kthen atė qė ka vjedhur dhe ecėn sipas statuteve tė jetės, pa kryer paudhėsi, ai me siguri ka pėr tė jetuar, nuk ka pėr tė vdekur.

EZEK 33:16 Asnjė nga mėkatet e kryera prej tij nuk do tė kujtohet kundėr tij; ai ka bėrė atė qė ėshtė e ndershme dhe e drejtė dhe me siguri ka pėr tė jetuar.

EZEK 33:17 Por bijt e popullit tėnd thonė: "Rruga e Zotit nuk ėshtė e drejtė", ndėrsa ėshtė rruga e tyre qė nuk ėshtė e drejtė.

EZEK 33:18 Kur i drejti largohet nga drejtėsia e tij dhe kryen paudhėsi, pėr kėtė ai do tė vdesė.

EZEK 33:19 Pėrkundrazi kur i pabesi largohet nga pabesia e tij dhe kryen atė qė ėshtė e ndershme dhe e drejtė, ai do tė jetojė.

EZEK 33:20 Megjithatė ju thoni: "Rruga e Zotit nuk ėshtė e drejtė". Unė do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrugėve qė ndjek, o shtėpi e Izraelit".

EZEK 33:21 Vitin e dymbėdhjetė tė robėrisė sonė, muajin e dhjetė, ditėn e pestė tė muajit, ndodhi qė arriti tek unė njė i ikur nga Jeruzalemi dhe mė tha: "Qyteti ėshtė pushtuar".

EZEK 33:22 Njė mbrėmje para se tė vinte ikanaku, dora e Zotit u vu mbi mua dhe mė kishte hapur gojėn kėshtu, kur nė mėngjes ai arriti tek unė, goja ime mbeti e hapur dhe nuk qeshė mė memec.

EZEK 33:23 Fjala e Zotit m`u drejtua pastaj, duke thėnė:

EZEK 33:24 "Bir njeriu, banorėt e kėtyre rrėnojave nė vendin e Izraelit thonė: "Abrahami ishte vetėm dhe pati zotėrimin e vendit, por ne jemi shumė dhe zotėrimi i vendit na jepet neve".

EZEK 33:25 Prandaj u thuaj atyre: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ju hani mishin me gjakun, ngrini sytė nga idhujt tuaj, derdhni gjak dhe dėshironi tė zotėroni vendin.

EZEK 33:26 Ju mbėshteteni te shpata juaj, kryeni gjėra tė neveritshme, secili ndot gruan e fqinjit tė tij dhe dėshironi tė zotėroni vendin.

EZEK 33:27 U thuaj kėshtu atyre: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj, ata qė banojnė midis atyre rrėnojave do tė vriten nga shpata, ata qė janė nė fushė tė hapur do t`ua jap pėr tė ngrėnė kafshėve dhe ata qė janė nė fortesa dhe nė shpella do tė vdesin nga murtaja.

EZEK 33:28 Do ta katandis vendin nė njė mjerim dhe nė shkreti, kryelartėsia e forcės sė tij do tė ligėshtohet dhe kėshtu malet e Izraelit do tė jenė aq tė shkretuar sa qė askush nuk do tė kalojė mė andej.

EZEK 33:29 Do tė pranojnė qė unė jam Zoti, kur ta kem katandisur vendin nė mjerim dhe nė shkreti pėr shkak tė tė gjitha gjėrave tė neveritshme qė kanė kryer.

EZEK 33:30 Sa pėr ty, bir njeriu, bijtė e popullit tėnd flasin pėr ty pranė mureve dhe te pragu i shtėpive tė tyre, i flasin njeri tjetrit, duke i thėnė secili vėllait tė tij: "Eja tė dėgjosh cila ėshtė fjala qė vjen nga Zoti".

EZEK 33:31 Kėshtu vijnė te ti ashtu si bėn njerėzia, ulen para teje ashtu si bėn populli im dhe dėgjojnė fjalėt e tua, por nuk i vėnė nė praktikė; me gojėn e tyre, pra, tregojnė dashuri tė madhe, por zemra e tyre shkon pas fitimit tė tyre tė padrejtė.

EZEK 33:32 Ja, ti je pėr ta si njė kėngė dashurie e dikujt qė ka njė zė tė bukur dhe di t`i bjerė mirė njė vegle; ata dėgjojnė fjalėt e tua, por nuk i vėnė nė praktikė.

EZEK 33:33 Dhe ja kur tė ndodhė ajo gjė (dhe ja qė po ndodh) do tė pranojnė qė nė mes tyre ka pasur njė profet".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase