Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 11

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 11:1 Pastaj Fryma mė ngriti dhe mė ēoi nė portėn lindore tė shtėpisė tė Zotit qė shikon nga lindja; dhe ja, nė hyrje tė portės kishte njėzet e pesė burra, ndėr tė cilėt pashė Jaazaniahun, birin e Azurit,

EZEK 11:2 Ai mė tha: "Bir njeriu, kėta janė ata njerėz qė kurdisin tė keqen dhe japin kėshilla tė kėqija nė kėtė qytet.

EZEK 11:3 Ata thonė: "Koha nuk ėshtė e afėrt. Tė ndėrtojmė shtėpi! Ky qytet ėshtė kusia dhe ne jemi mishi".

EZEK 11:4 Prandaj profetizo kundėr tyre, profetizo, bir njeriu".

EZEK 11:5 Pastaj Fryma e Zotit ra mbi mua dhe mė tha: "Thuaj: Kėshtu thotė Zoti: Ju thoni kėshtu, o shtėpi e Izraelit, dhe unė i njoh gjėrat qė ju shkojnė nė mend.

EZEK 11:6 Ju i keni shumuar ata qė keni goditur pėr vdekje nė kėtė qytet dhe keni mbushur me tė vdekur rrugėt e tij".

EZEK 11:7 Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ata qė keni vrarė dhe qė i keni bėrė tog nė mes tė saj janė mishi dhe ky qytet ėshtė kusia, por unė do t`ju nxjerr nga mesi i tij.

EZEK 11:8 Ju keni frikė nga shpata dhe unė do tė sjell mbi ju shpatėn", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 11:9 "Unė do t`ju nxjerr nga mesi i tij, do t`ju jap nė dorė tė tė huajve dhe do tė zbatoj mbi ju vendimet e mia.

EZEK 11:10 Ju do tė bini nga shpata, do t`ju gjykoj nė kufijtė e Izraelit; atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti.

EZEK 11:11 Ky qytet nuk do tė jetė mė pėr ju njė kusi dhe ju nuk do tė jeni pėr tė mishi; unė do t`ju gjykoj nė kufijtė e Izraelit.

EZEK 11:12 Atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti, sepse nuk keni ecur sipas statuteve tė mia dhe as keni zbatuar ligjet e mia, por keni vepruar sipas ligjeve tė kombeve qė ju rrethojnė".

EZEK 11:13 Ndodhi qė, ndėrsa unė profetizoja, Pelatiahu, bir i Benajahut, vdiq. Atėherė rashė me fytyrė pėr tokė dhe bėrtita me tė madhe, duke thėnė: "Ah, Zot, Zot, dėshiron ta shkatėrrosh krejt mbetjen e Izraelit?".

EZEK 11:14 Atėherė fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

EZEK 11:15 "Bir njeriu, vėllezėrit e tu, vetė tė afėrmit e tu, ata qė janė ēliruar bashkė me ty dhe tėrė shtėpia e Izraelit janė ata tė cilėve banorėt e Jeuzalemit u kanė thėnė: "Largohuni, pra, nga Zoti; ky vend na ėshtė dhėnė si trashėgimi".

EZEK 11:16 Prandaj thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Megjithatė unė i kam larguar midis kombeve dhe i kam shpėrndarė nė vende tė huaja, unė do tė jem pėr ta pėr pak kohė njė shenjtėrore nė vendet ku kanė shkuar.

EZEK 11:17 Prandaj u thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Do t`ju mbledh ndėr popuj, do t`ju grumbulloj nga vendet ku jeni shpėrndarė dhe do t`ju jap tokėn e Izraelit.

EZEK 11:18 Ata do tė kthehen dhe do tė heqin tėrė gjėrat e tij tė urrejtshme dhe tėrė gjėrat e neveritshme tė tij.

EZEK 11:19 Dhe unė do t`ju jap atyre njė zemėr tjetėr dhe do t`u shtie pėrbrenda njė frymė tė re, do tė heq nga mishi i tyre zemrėn prej guri dhe do t`u jap njė zemėr prej mishi,

EZEK 11:20 me qėllim qė tė ecin sipas statuteve tė mia dhe tė respektojnė ligjet e mia dhe t`i vėnė nė praktikė; atėherė ata do tė jenė populli im dhe unė do tė jem Perėndia i tyre.

EZEK 11:21 Po pėr ata tė cilėt kanė zemėr qė vė nė zbatim gjėrat e tyre tė urrejtshme dhe tė neveritshme, do tė bėj qė mbi kokėn e tyre tė bjerė sjellja e tyre", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 11:22 Pastaj kerubinėt i hapėn krahėt e tyre dhe rrotat lėvizėn pranė tyre dhe lavdia e Perėndisė tė Izraelit rrinte lart mbi ta.

EZEK 11:23 Lavdia e Zotit u ngrit nga mesi i qytetit dhe u ndal mbi malin, qė ishte nė lindje tė qytetit.

EZEK 11:24 Pastaj Fryma mė ngriti dhe mė ēoi nė Kalde midis atyre qė ishin nė robėri, nė njė vegim pėr Frymėn e Perėndisė dhe vegimi qė kisha parė u zhduk para meje duke u ngritur lart;

EZEK 11:25 dhe unė u tregova atyre qė ishin nė robėri tė gjitha gjėrat qė Zoti mė kishte bėrė tė shoh.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase