Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 42

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 42:1 Pastaj mė nxori nė oborrin e jashtėm nga ana e veriut dhe mė ēoi nė dhomat qė ndodheshin pėrballė hapėsirės boshe dhe pėrballė ndėrtimit nė drejtim tė veriut.

EZEK 42:2 Konstruksioni i fasadės drejt veriut kishte njė gjatėsi prej njėqind kubitėsh dhe njė gjėrėsi prej pesėdhjetė kubitėsh.

EZEK 42:3 Pėrballė oborrit tė brendshėm prej njėzet kubitėsh dhe pėrballė kalldrėmit tė oborrit tė jashtėm kishte njė galeri mbi tjetrėn me tre kate.

EZEK 42:4 Pėrpara dhomave kishte njė kalim tė brendshėm, qė ishte i gjerė dhjetė kubitė dhe i gjatė njėqind kubitė; portat e tyre shikonin nga veriu.

EZEK 42:5 Dhomat e sipėrme ishin mė tė ngushta, sepse galeritė zinin mė tepėr hapėsirė se galeritė e poshtme dhe tė ndėrmjetme tė ndėrtimit.

EZEK 42:6 Duke qenė se ishin me tre kate dhe nuk kishin shtylla si shtyllat e oborreve prandaj nga toka dhomat e sipėrme ishin mė tė ngushta se ato tė poshtme dhe tė ndėrmjetme.

EZEK 42:7 Muri i jashtėm, paralel me dhomat nga ana e oborrit tė jashtėm, ballė dhomave, kishte njė gjatėsi prej pesėdhejtė kubitėsh;

EZEK 42:8 nė fakt gjatėsia e dhomave nga ana e oborrit tė jashtėm ishte pesėdhjetė kubitė, ndėrsa nga ana e faqes sė shenjtėrores ishte njėqind kubitė.

EZEK 42:9 Poshtė kėtyre dhomave kishte njė hyrje nga ana e lindjes, pėr atė qė hynte nė to nga oborri i jashtėm.

EZEK 42:10 Nė murin e gjerė tė oborrit nė drejtim tė lindjes, pėrballė hapėsirės boshe dhe pėrballė ndėrtimitit, kishte dhoma.

EZEK 42:11 Pėrpara tyre kishte njė kalim tė ngjashėm me atė tė dhomave qė ishin nga ana e veriut; ato kishin po atė gjatėsi e gjerėsi, me tė gjitha daljet dhe portat qė ndiqnin tė njėjtat kritere.

EZEK 42:12 Nė pėrputhje me portat e dhomave qė ishin nga jugu, kishte njė portė nė krye tė kalimit pikėrisht pėrpara murit nė drejtim tė lindjes.

EZEK 42:13 Ai mė tha: "Dhomat nga veriu dhe dhomat nga jugu qė ndodhen pėrballė hapėsirės boshe janė dhoma tė shenjta, ku priftėrinjtė qė i afrohen Zotit do tė hanė gjėrat shumė tė shenjta; atje do tė depozitojnė gjėrat shumė tė shenjta, domethėnė blatimet e ushqimit dhe blatimet pėr mėkatin dhe pėr shkeljen, sepse ai vend ėshtė i shenjtė.

EZEK 42:14 Kur priftėrinjtė tė kenė hyrė, nuk do tė dalin mė nga vendi i shenjtė nė oborrin e jashtėm, por do tė vendojnė aty rrobat e tyre me tė cilat kryejnė shėrbimin, sepse janė tė shenjta; do tė veshin rroba tė tjera dhe kėshtu do tė mund t`i afrohen asaj qė i pėrket popullit".

EZEK 42:15 Mbasi mbaroi sė maturi pjesėn e brendshme tė tempullit, mė nxori nga porta qė shikonte nga lindja dhe mati pjesėn e rrethuar rreth e qark.

EZEK 42:16 Mati anėn lindore me kallamin matės: pesėqind kubitė me kallamin matės rreth e qark.

EZEK 42:17 Mati anėn veriore: pesėqind kubitė me kallamin pėr matės rreth e qark,

EZEK 42:18 Mati anėn jugore me kallamin matės: pesėqind kubitė.

EZEK 42:19 U kthye nga ana perėndore dhe mati: pesėqind kubitė me kallamin matės.

EZEK 42:20 Mati sipėrfaqen nga tė katėr anėt: kishte rreth e qark njė mur qė ishte i gjatė pesėqind kubitė dhe i gjėrė pesėqind kubitė, pėr tė ndarė vendin e shenjtė nga ai profan.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase