Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 24

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 24:1 Fjala e Zotit m`u drjetua vitin e nėntė, muajin e dhjetė, ditėn e dhjetė tė muajit:

EZEK 24:2 "Bir njeriu, shkruaje datėn e sotme, pikėrisht tė kėsaj dite. Mbreti i Babilonisė ka vendosur tė rrethojė Jeruzalemin pikėrisht sot.

EZEK 24:3 Propozoji njė shėmbėlltyrė kėsaj shtėpie rebele dhe u thuaj atyre: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Nxirre tenxheren, vėre mbi tė dhe mbushe me ujė.

EZEK 24:4 Fut nė tė copat e mishit, gjithė copat e mira, kofshėn dhe shpatullėn; mbushe me kocka tė zgjedhura.

EZEK 24:5 Merr mė tė mirėn e kopesė, pastaj grumbullo nėn tė dru; vėre tė ziejė fort, me qėllim qė nė tė tė ziejnė edhe kockat".

EZEK 24:6 Prandaj, kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Mjerė qyteti gjakatar, tenxheres ku ka papastėrti, papastėrti qė nuk hiqet. Zbraze pjesė pjesė pa hedhur short mbi tė.

EZEK 24:7 Sepse gjaku i tij ėshtė nė mes tė tij; e ka vėnė nė majė tė njė shkėmbi, nuk e ka shkapėrderdhur pėr tokė pėr ta mbuluar me pluhur.

EZEK 24:8 Pėr tė nxitur tėrbimin, pėr t`u hakmarrė, ka vėnė gjakun e tij nė majė tė njė shkėmbi, qė tė mos mbulohet".

EZEK 24:9 Prandaj, kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Mjerė qyteti gjakatar! Edhe unė do tė ndez njė zjarr tė madh.

EZEK 24:10 Mblidh drutė, ndiz zjarrin, piqe mirė mishin, pėrziej beharnat dhe lėri kockat tė digjen.

EZEK 24:11 Pastaj vėre tenxheren bosh mbi qymyr, qė tė ngrohet dhe bronzi i saj tė skuqet me qėllim qė papastėrtia e saj tė hiqet nga mesi i saj dhe pisllėku i saj tė konsumohet.

EZEK 24:12 Ai mė ka lodhur me gėnjeshtrat e tij; pisllėku i madh i tij nuk po hiqet; pisllėku i tij do tė marrė fund mbi zjarrin.

EZEK 24:13 Ka shthurje nė papastėrtinė tėnde. Unė, pra, kėrkova tė tė pastroj, por ti nuk je i pastėr; nuk do tė pastrohesh mė nga papastėrtia jote, deri sa tė mos kem shfryrė mbi ty tėrbimin tim.

EZEK 24:14 Unė, Zoti, fola; kjo gjė do tė ndodhė, unė do ta kryej; nuk do tė prapsem, nuk do tė kem mėshirė, nuk do tė pendohem. Ti do tė gjykohesh sipas sjelljes tėnde dhe sipas veprimeve e tua, thotė Zoti, Zoti".

EZEK 24:15 Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

EZEK 24:16 "Bir njeriu, ja, unė do tė tė heq me njė goditje tė vetme kėnaqėsinė e syve tė tu; por ti mos u trishto, mos vajto dhe mos derdh asnjė lot.

EZEK 24:17 Vajto nė heshtje, mos mbaj zi pėr tė vdekurit, lidhe kokėn me ēallmė, mbath sandalet, mos e mbulo mjekrėn dhe mos ha bukėn e njerėzve qė mbajnė zi".

EZEK 24:18 Nė mėngjes i fola popullit dhe nė mbrėmje mė vdiq gruaja; tė nesėrmen nė mėngjes veprova ashtu si mė kishin urdhėruar.

EZEK 24:19 Populli atėherė mė pyeti: "A do tė na shpjegosh ē`kuptim ka pėr ne ajo qė ti bėn?".

EZEK 24:20 Unė u pėrgjigja: "Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

EZEK 24:21 I thuaj shtėpisė sė Izraelit: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ja, unė do tė pėrdhos shenjtėroren time, krenarinė e forcės suaj, kėnaqėsinė e syve tuaj, kėnaqėsinė e shpirtit tuaj; dhe bijtė tuaj dhe bijat tuaja qė keni lėnė do tė rrėzohen nga shpata.

EZEK 24:22 Dhe ju do tė bėni ashtu si bėra unė: nuk do ta mbuloni mjekrėn dhe nuk do tė hani bukėn e njerėzve qė mbajnė zi.

EZEK 24:23 Do tė keni mbi kokė ēallmat tuaja, sandalet tuaja te kėmbėt; nuk do tė trishtoheni dhe nuk do tė qani, por do ta hani veten pėr paudhėsitė tuaja dhe do tė vajtoni njeri me tjetrin.

EZEK 24:24 Kėshtu Ezekieli do tė jetė pėr ju njė shenjė; ju do tė veproni pėr ēdo gjė ashtu si veproi ai. Kur do tė ndodhin kėto gjėra, do tė pranoni se unė jam Zoti, Zoti.

EZEK 24:25 Dhe ti, bir njeriu, ditėn qė atyre do t`u marr fortesėn e tyre, gėzimin e lavdisė sė tyre, kėnaqėsinė e syve tė tyre, lakminė e shpirtit tė tyre, bijtė e tyre dhe bijat e tyre,

EZEK 24:26 atė ditė njė ikanak do tė vijė te ti qė tė tė sjellė lajmin.

EZEK 24:27 Atė ditė ti do tė hapėsh gojėn me ikanakun; atėherė ti do tė flasėsh dhe nuk do tė jesh mė memec, dhe do tė jesh njė shenjė pėr ta. Atėherė do tė pranojnė se unė jam Zoti".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase