Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 3

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 3:1 Pastaj mė tha: "O bir njeriu, ha atė qė gjen, ha kėtė rrotull, pastaj shko dhe foli shtėpisė sė Izraelit".

EZEK 3:2 Kėshtu unė hapa gojėn dhe ai mė vuri qė tė ha atė rrotull.

EZEK 3:3 Pastaj mė tha: "O bir njeriu, ushqeje barkun tėnd dhe mbushi zorrėt e tua me kėtė rrotull qė po tė jap". Kėshtu unė e hėngra dhe u bė nė gojėn time i ėmbėl si mjaltė.

EZEK 3:4 Mė tha akoma: "O bir njeriu, nisu, shko nė shtėpinė e Izraelit, u trego atyre fjalėt e mia,

EZEK 3:5 sepse nuk je dėrguar te njė popull me njė tė folur tė errėt dhe njė gjuhė tė vėshtirė, por nė shtėpinė e Izraelit,

EZEK 3:6 jo te shumė popuj me njė tė folur tė errėt dhe njė gjuhė tė vėshtirė, fjalėt e tė cilėve ti nuk i kupton. Me siguri, po tė tė kisha dėrguar tek ata, do tė tė kishin dėgjuar.

EZEK 3:7 Por shtėpia e Izraelit nuk do tė dojė tė tė dėgjojė, sepse nuk duan tė mė dėgjojnė mua. Nė fakt tėrė shtėpia e Izraelit e ka ballin tė fortė dhe zemrėn kryeneēe.

EZEK 3:8 Ja, unė e bėra fytyrėn tėnde tė fortė kundėr fytyrės sė tyre dhe e bėra ballin tėnd tė fortė kundėr ballit tė tyre.

EZEK 3:9 Unė e bėra ballin tėnd si njė diamant, mė tė fortė se stralli; mos ki frikė prej tyre, mos u tremb nga ata, sepse janė njė shtėpi rebele".

EZEK 3:10 Pastaj mė tha: "Bir njeriu, prano nė zemrėn tėnde tėrė fjalėt qė do tė tė them dhe dėgjoji me veshėt e tua.

EZEK 3:11 Dhe nisu, shko te ata qė janė nė robėri, te bijtė e popullit tėnd, folu dhe u thuaj: "Kėshtu thotė Zoti, Zoti", edhe sikur tė tė dėgjojnė ose tė refuzojnė tė tė dėgjojnė".

EZEK 3:12 Pastaj Fryma mė ngriti dhe dėgjova prapa meje zhurmėn e njė potereje tė madhe qė thoshte: "E bekuar qoftė lavdia e Zotit nga banesa e tij!".

EZEK 3:13 Dėgjova gjithashtu zhurmėn e krahėve tė qenieve tė gjalla qė pėrplaseshin njėra kundrejt tjetrės, zhurmėn e rrotave pranė tyre dhe zhurmėn e njė potereje tė madhe.

EZEK 3:14 Kėshtu Fryma mė ngriti dhe mė mori me vete; dhe unė shkova plot trishtim me indinjatėn e frymės time; por dora e Zotit ishte e fortė mbi mua.

EZEK 3:15 Kėshtu arrita te ata qė ishin nė robėri nė Tel-abib pranė lumit Kebar dhe u ndala atje ku ata banonin, qėndrova i hutuar shtatė ditė nė mes tyre.

EZEK 3:16 Nė mbarim tė shtatė ditėve ndodhi qė fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

EZEK 3:17 "Bir njeriu, tė kam caktuar si roje pėr shtėpinė e Izraelit; kur tė dėgjosh ndonjė fjalė nga goja ime, do t`i lajmėrosh nga ana ime.

EZEK 3:18 Nė rast se unė i them tė pabesit: "Me siguri ke pėr tė vdekur", dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet pėr ta lajmėruar tė pabesin qė tė braktisė rrugėn e tij tė keqe pėr tė shpėtuar jetėn e tij, ai i pabesė do tė vdesė nė paudhėsinė e tij, por unė do tė kėrkoj llogari prej teje pėr gjakun e tij.

EZEK 3:19 Por nė qoftė se ti e lajmėron tė pabesin dhe ai nuk heq dorė nga pabesia e tij dhe nga jeta e tij e keqe, ai do tė vdesė nė paudhėsinė e tij, por ti do ta kesh shpėtuar shpirtin tėnd.

EZEK 3:20 Por nė qoftė se mė pas njė njeri i drejtė heq dorė nga ndershmėria e tij dhe kryen paudhėsi, unė do ti vė njė pengesė pėrpara dhe ai do tė vdesė; sepse ti nuk e ke lajmėruar dhe ai do tė vdesė nė mėkatin e tij, dhe gjėrat e drejta qė ai ka bėrė, nuk do tė kujtohen mė, por unė do t`i kėrkoj llogari dorės sate pėr gjakun e tij.

EZEK 3:21 Por nė rast se ti njofton tė drejtin qė tė mos mėkatojė dhe ai nuk mėkaton, ai me siguri do tė jetojė sepse u paralajmėrua, dhe ti do tė kesh shpėtuar shpirtin tėnd".

EZEK 3:22 Atje, pra, ishte dora e Zotit mbi mua dhe mė tha: "Ngrihu, dil nė fushė dhe atje unė do tė flas".

EZEK 3:23 Kėshtu u ēova dhe dola nė fushė, dhe atje ishte lavdia e Zotit, ashtu si lavdia qė kisha parė pranė lumit Kebar, dhe unė rashė mbi fytyrė.

EZEK 3:24 Por Fryma hyri te unė, mė bėri tė ēohem mė kėmbė dhe mė foli duke thėnė: "Shko, mbyllu nė shtėpinė tėnde.

EZEK 3:25 Dhe ja, o bir njeriu, ty do tė vihet litarė, me ato do tė lidhin dhe kėshtu nuk do tė kesh mundėsi tė dalėsh nė mes tyre.

EZEK 3:26 Unė do tė bėj qė gjuha jote tė ngjitet nė qiellzėn tėnde dhe do tė mbetesh memec, kėshtu nuk do tė jesh mė pėr ta dikush qė i qorton, sepse janė njė shtėpi rebele.

EZEK 3:27 Por kur do tė tė flas, do tė tė hapė gojėn dhe ti do t`u thuash atyre: "Kėshtu thotė Zoti, Zoti". Ai qė do tė dėgjojė le tė dėgjojė; dhe ai qė refuzon tė dėgjojė, le tė refuzojė, sepse janė njė shtėpi rebele".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase