Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 36

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 36:1 "Ti bir njeriu, profetizo u maleve tė Izraelit dhe u thuaj: O male tė Izraelit, dėgjoni fjalėt e Zotit.

EZEK 36:2 Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Duke qenė se armiku ka thėnė pėr ju: "Ah, ah! Kodrat e pėrjetshme janė bėrė prona jonė", profetizo dhe thuaj:

EZEK 36:3 Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Po, duke qenė se kanė dashur t`ju shkretojnė dhe t`ju gllabėrojnė nga ēdo anė qė tė bėheni njė zotėrim i mbetjes sė kombeve dhe duke qenė se keni qenė objekt i bisedave tė gjuhėve tė kėqia dhe i shpifjeve tė njerėzisė",

EZEK 36:4 prandaj, o male tė Izraelit, dėgjoni fjalėn e Zotit, tė Zotit. Kėshtu thotė Zoti, Zoti, maleve dhe qafave, pėrroskave dhe luginave, vendeve tė shkatėrruara dhe tė shkretuara dhe qyteteve tė braktisura qė janė bėrė pre dhe objekt pėrēmimi nga kombet qė ndodhen rreth e qark.

EZEK 36:5 Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Po, nė zjarrin e xhelozisė sime unė flas kundėr kusurit tė kombeve dhe kundėr tėrė Edomit qė e kanė shtėnė nė dorė vendim tim me gjithė gėzimin e zemrės dhe pėrēmimin e shpirtit, pėr ta pėrzėnė si njė pre.

EZEK 36:6 Prandaj profetizo tokės sė Izraelit, u thuaj maleve dhe kodrave, pėrroskave dhe luginave: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ja, unė fola nė xhelozinė time dhe nė tėrbinin tim, sepse ju keni sjellė turpin e kombeve".

EZEK 36:7 Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Unė ngrita dorėn pėr betim; kombet qė mė rrethojnė do tė sjellin edhe ata turpin e tyre.

EZEK 36:8 Por ju, o male tė Izraelit, do tė keni degėt tuaja dhe do tė mbani frytet tuaja pėr popullin tim tė Izraelit; po, ai ėshtė duke u kthyer.

EZEK 36:9 Sepse ja, unė jam pėr ju, do tė kthehem nga ju dhe ju do tė punoheni dhe do tė mbilleni.

EZEK 36:10 Do t`i shumoj mbi ju njerėzit, tėrė shtėpinė e Izraelit; qytetet do tė banohen dhe gėrmadhat do tė rindėrtohen.

EZEK 36:11 Do tė shumoj mbi ju njerėzit dhe kafshėt; do tė shumohen dhe do tė jenė pjellorė. Do tė bėj qė tė banoheni si nė kohrat e kaluara, dhe do t`ju bėj mė tepėr tė mira se sa nė fillimet tuaja; atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti.

EZEK 36:12 Po, do tė bėj tė ecin mbi ju njerėz, popullin tim tė Izraelit; ata do t`ju zotėrojnė dhe ju do tė jeni trashėgimia e tyre dhe nuk do t`u hiqni mė bijtė e tyre".

EZEK 36:13 Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Duke qenė se ju thonė: "Je njė vend qė ka gėlltitur njerėz dhe qė ke privuar kombin tėnd nga bijtė",

EZEK 36:14 prandaj nuk do tė gėlltitėsh mė njerėz dhe nuk do ta privosh kombin tėnd nga bijtė", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 36:15 "Do ta bėj qė tė mos dėgjosh mė talljet e kombeve dhe ti nuk do tė mbash mė turpin e popujve dhe nuk do ta bėsh kombin tėnd tė rrėzohet", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 36:16 Fjala e Zotit m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:

EZEK 36:17 "Bir njeriu, kur ata tė shtėpisė sė Izraelit banonin nė vendin e tyre, e ndotnin me sjelljen e tyre dhe me veprimet e tyre; sjellja e tyre para meje ishte si papastėrtia e gruas gjatė ciklit tė saj muajor.

EZEK 36:18 Prandaj hodha mbi ta zemėrimin tim pėr gjakun qė kishin derdhur mbi vendin dhe pėr idhujt me tė cilėt e kishin ndotur.

EZEK 36:19 Kėshtu i shpėrndava ndėr kombet dhe shkuan nė tė gjitha drejtimet nėpėr tėrė vendet; i gjykova sipas sjelljes sė tyre dhe veprimeve tė tyre.

EZEK 36:20 Me tė arritur te kombet ku kishin shkuar, e pėrdhosėn emrin tim tė shėnjtė, sepse pėr ata thuhej: "Kėta janė populli i Zotit, por megjithatė u ėshtė dashur tė dalin nga vendi i tij".

EZEK 36:21 Kėshtu pata kujdes pėr emrin tim tė shenjtė qė shtėpia e Izraelit kishte pėrdhosur midis kombeve ku kishte shkuar.

EZEK 36:22 Prandaj i thuaj shtėpisė sė Izraelit: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Unė veproj kėshtu jo pėr shkakun tuaj, o shtėpi e Izraelit, por pėr hir tė emrit tim tė shenjtė qė ju keni pėrdhosur midis kombeve ku keni shkuar.

EZEK 36:23 Unė do ta shenjtėroj emrin tim tė madh, tė pėrdhosur midis kombeve, qė ju e keni pėrdhosur nė mes tė tyre. Kombet do tė pranojnė qė unė jam Zoti", thotė Zoti, Zoti, "kur tė shenjtėrohem tek ju, para syve tė tyre.

EZEK 36:24 Do t`ju marr nga kombet, do t`ju grumbulloj nga tėrė vendet dhe do t`ju ēoj pėrsėri nė vendin tuaj.

EZEK 36:25 Do tė lėshoj pastaj ujė tė pastėr mbi ju dhe do tė jeni tė pastėr; do t`ju pastroj nga tė gjitha ndyrėsirat tuaja dhe nga tė gjithė idhujt tuaj.

EZEK 36:26 Do t`ju jap njė zemėr tė re dhe do tė shtie brenda jush njė shpirt tė ri; do tė heq nga mishi juaj zemrėn prej guri dhe do t`ju jap zemėr prej mishi.

EZEK 36:27 Do tė vė brenda jush Shpirtin tim dhe do tė bėj qė ju tė ecni sipas statuteve tė mia, dhe ju do tė respektoni dhe do tė zbatoni nė praktikė dekretet e mia.

EZEK 36:28 Do tė banoni nė vendin qė u dhashė etėrve tuaj; ju do tė jeni populli im dhe unė do tė jem Perėndia juaj.

EZEK 36:29 Do t`ju ēliroj nga tė gjitha ndyrėsirat tuaja; do tė thėrres grurin, do tė bėj qė tė ketė me bollėk dhe nuk do dėrgoj mė urinė kundėr jush.

EZEK 36:30 Do tė shumoj frytin e drurėve dhe prodhimin e arave, me qėllim qė tė mos pėsoni mė turpin e urisė midis kombeve.

EZEK 36:31 Atėherė do tė kujtoni rrugėt tuaja tė kėqia dhe veprimet tuaja qė nuk ishin tė mira dhe do tė bėheni tė neveritshėm pėr vetė sytė tuaj, pėr paudhėsitė tuaja dhe pėr veprimet tuaja tė neveritshme.

EZEK 36:32 Nuk ėshtė pėr hatrin tuaj qė unė veproj", thotė Zoti, Zoti, "dijeni mirė kėtė. Turp tė keni dhe qofshi tė hutuar pėr shkak tė rrugėve tuaja, o shtėpi e Izraelit".

EZEK 36:33 Kėshtu thotė Zoti Zoti: "Ditėn kur unė do t`ju pastroj nga tė gjitha paudhėsitė tuaja, do t`ju bėj tė banoni nė qytete, dhe gėrmadhat do tė rindėrtohen.

EZEK 36:34 Toka e shkretuar do tė punohet, nė vend qė tė jetė njė shkreti nė sytė e tė gjithė kalimtarėve.

EZEK 36:35 Dhe do tė thonė: "Kjo tokė qė ishte e shkretuar ėshtė bėrė si kopshti i Edenit, dhe qytetet e shkatėrruara, tė shkretuara dhe tė rrėnuara tani janė tė fortifikuara dhe tė banuara".

EZEK 36:36 Atėherė kombet qė do tė kenė mbetur rreth e qark jush do tė pranojnė qė unė, Zoti, kam rindėrtuar vendet e shkatėrruara dhe kam mbjellė tokėn qė ishte shkretuar. Unė, Zoti fola dhe do ta kryej".

EZEK 36:37 Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Do tė jem sėrisht i lutur nga shtėpia e Izraelit ta kryej kėtė pėr ta: Unė do t`i shumoj njerėzit e tyre si njė kope.

EZEK 36:38 Si njė kope dhėnsh tė shenjtėruara, si kopeja e Jeruzalemit nė festat e tij solemne, kėshtu qytetet e shkatėrruara do tė mbushen me kope njerėzish. Atėherė do tė pranojnė qė unė jam Zoti".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase