Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 2

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 2:1 Dhe mė tha: "O bir njeriu, ēohu mė kėmbė dhe unė do tė tė flas".

EZEK 2:2 Ndėrsa ai mė fliste, Fryma hyri tek unė dhe mė bėri tė ēohem mė kėmbė, dhe unė dėgjova atė qė mė fliste.

EZEK 2:3 Ai mė tha: "O bir njeriu, unė tė dėrgoj te bijtė e Izraelit, nė mes tė kombeve rebelė qė janė rebeluar kundėr meje; ata dhe etėrit e tyre kanė ngritur krye kundėr meje deri mė kėtė ditė.

EZEK 2:4 Ata te tė cilėt po tė dėrgoj janė bij me fytyrė tė ashpėr dhe me zemėr kryeneēe, dhe ti do t`u thuash atyre: "Kėshtu thotė Zoti, Zoti".

EZEK 2:5 Edhe sikur tė dėgjojnė ose tė mos pranojnė tė dėgjojnė, sepse janė njė shtėpi rebele, do tė mėsojnė se megjithatė ka njė profet nė mes tyre.

EZEK 2:6 Dhe ti, bir njeriu, mos ki frikė prej tyre dhe mos ki frikė nga fjalėt e tyre, edhe se po qe se do gjendesh i rrethuar nga hithra dhe nga gjemba dhe po qe se banon nė mes tė akrepave; mos ki frikė

EZEK 2:7 Por ti do t`u njoftosh fjalėt e mia, edhe sikur tė tė dėgjojnė ose tė refuzojnė tė dėgjojnė, sepse janė rebelė.

EZEK 2:8 Dhe ti, bir njeriu, dėgjo atė qė tė them; mos u bėj rebel si kjo shtėpi rebele; hap gojėn dhe ha atė qė po tė jap".

EZEK 2:9 Unė shikova, dhe ja njė dorė e shtrirė drejt meje; dhe ja, nė tė ishte rrotulla e njė libri.

EZEK 2:10 Ai e shpalosi para meje; ishte shkruar nga brenda dhe nga jashtė dhe nė tė ishin shkruar vaje, rėnkime dhe halle.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase