Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 4

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 4:1 "Ti bir njeriu, merr njė pllakė tė vogėl argjile, vėre para teje dhe vizato mbi tė njė qytet, Jeruzalemin:

EZEK 4:2 rrethoje, ndėrto kundėr tij njė kullė, lartėso kundėr asaj disa ledhe, vendos kundėr saj fushime dhe disa desh rreth e qark.

EZEK 4:3 Pastaj merr njė pllakė hekuri dhe vendose si njė mur hekuri midis teje dhe qytetit; kthe fytyrėn tėnde pėrballė tij dhe ai do tė jetė i rrethuar dhe ti do ta rrethosh. Kjo do tė jetė njė shenjė pėr shtėpinė e Izraelit.

EZEK 4:4 Shtrihu pastaj mbi krahun e majtė dhe vendos mbi tė paudhėsinė e shtėpisė sė Izraelit. Pėr numrin e ditėve gjatė tė cilave do tė rrish shtrirė mbi tė, do tė mbash paudhėsinė e tyre.

EZEK 4:5 Nė fakt unė kam vėnė mbi ty vitet e paudhėsisė sė tyre nė bazė tė numrit tė ditėve gjatė tė cilave ti do tė rrish shtrirė, treqind e nėntėdhjet ditė. Kėshtu ti do tė mbash paudhėsinė e shtėpisė sė Izraelit.

EZEK 4:6 Me ti mbaruar kėto, do tė shtrihesh pėrsėri nė krahun tėnd tė djathtė dhe do ta mbash paudhėsinė e shtėpisė sė Judės pėr dyzet ditė. Kam vėnė mbi ty njė ditė pėr ēdo vit.

EZEK 4:7 Ti do ta kthesh fytyrėn tėnde dhe krahun tėnd tė zhveshur nė drejtim tė rrethimit tė Jeruzalemit dhe do tė profetizohesh kundėr tij.

EZEK 4:8 Dhe ja, po tė vė litarė mbi trup nė mėnyrė qė ti tė mos kthehesh nga njė krah nė tjetrin, deri sa tė kesh plotėsuar ditėt e rrethimit tėnd.

EZEK 4:9 Merr edhe grurė, elb, bathė, thjerėza, mel dhe grurė tė fortė, vėri nė njė enė dhe u bėj bukė; tė cilėn do ta hash gjatė tėrė ditėve qė do tė rrish shtrirė mbi krahun tėnd, domethėnė pėr treqind e nėntėdhjetė ditė.

EZEK 4:10 Ushqimi qė do tė hash do tė ketė njė peshė prej njėzet siklash nė ditė; do ta hash nė ēaste tė caktuara, ēdo ditė.

EZEK 4:11 Edhe ujin do ta pish tė racionuar: njė tė gjashtėn e njė hini; do ta pish nė ēaste tė caktuara ēdo ditė.

EZEK 4:12 Do ta hash kėtė bukė nė formė kuleēėsh prej elbi qė do ti pjekėsh me jashtėqitje njerėzish pėrpara syve tė tyre".

EZEK 4:13 Pastaj Zoti tha: "Kėshtu bijtė e Izraelit do tė hanė bukėn e tyre tė ndotur nė mes tė kombeve ndėr tė cilėt do ti shpėrndaj".

EZEK 4:14 Atėherė unė thashė: "O, Zot, Zot, unė nuk jam ndotur kurrė; qysh nė fėmijėri e deri mė sot nuk kam ngrėnė kurrė mish kafshe tė ngordhur nė mėnyrė natyrale ose tė shqyer dhe nuk mė ka hyrė nė gojė asnjė mish i papastėr.

EZEK 4:15 Atėherė ai mė tha: "Ja unė po tė jap bajga lopėsh nė vend tė jashtėqitjeve tė njeriut; mbi to do tė pjekėsh bukėn tėnde".

EZEK 4:16 Pastaj mė tha: "Bir njeriu, unė do tė bėj tė mungojė baza e bukės nė Jeruzalem; ata do ta hanė bukėn me peshė dhe nė hidhėrim dhe do tė pijnė ujin e racionuar nė tmerr,

EZEK 4:17 sepse do t`u mungojė buka dhe uji dhe do tė shikojnė njeri tjetrin tė tmerruar, duke u shkrirė nė paudhėsinė e tyre".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase