Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 19

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 19:1 Ti larto njė vajtim mbi princat e Izraelit dhe thuaj:

EZEK 19:2 "Ē`ishte nėna jote? Njė luaneshė: rrinte shtrirė midis luanėve, rriste tė vegjėlit e saj nė mes tė luanėve tė vegjėl.

EZEK 19:3 Rriti njė nga tė vegjėlit e saj qė u bė njė luan i vogėl; mėsoi tė shqyejė prenė dhe pėrlau njerėz.

EZEK 19:4 Edhe kombet dėgjuan tė flitet pėr tė; ai u kap nė gropėn e tyre dhe e ēuan tė lidhur nė vendin e Egjiptit.

EZEK 19:5 Kur ajo pa qė pritja po zgjatej dhe shpresa e saj ishte e humbur, mori njė tjetėr nga tė vegjėlit e saj dhe e rriti sa u bė njė luan i vogėl.

EZEK 19:6 Ai shkonte dhe vinte midis luanėve; u bė njė luan i vogėl, mėsoi tė shqyejė prenė dhe pėrlau njerėz.

EZEK 19:7 Mėsoi vendet e tyre tė shkretuara dhe shkatėrroi qytetet e tyre; vendi e gjithēka qė kishte u shkretua nga zhurma e vrumbullimit tė tij.

EZEK 19:8 Por kundėr tij erdhėn kombet e tė gjitha krahinave fqinje, vendosėn kundėr tij rrjetėn e tyre dhe ai u kap nė gropėn e tyre.

EZEK 19:9 E vunė tė lidhur nė njė kafaz dhe e ēuan te mbreti i Babilonisė; e ēuan nė njė fortesė, me qėllim qė zėri i tij tė mos dėgjohej mė mbi malet e Izraelit.

EZEK 19:10 Nėna jote ishte si njė hardhi e mbjellė pranė ujrave; ishte e harlisur dhe kishte shumė degė nga uji i bollshėm.

EZEK 19:11 Kishte degė tė forta tė pėrshtatshme pėr skeptra mbretėrorė, ishte ngjitur lart midis degėve gjetheshumė dhe shquhej nė shtatin e saj pėr degėt e shumta tė saj.

EZEK 19:12 Por u ērrėnjos me tėrbim dhe u hodh pėr tokė; era e lindjes ia thau frytin; degėt e saj tė forta u shkėputėn dhe u thanė, zjarri i pėrpiu.

EZEK 19:13 Tani ėshtė mbjellė nė shkretėtirė nė njė tokė tė thatė dhe tė etur pėr ujė;

EZEK 19:14 Njė zjarr ka dalė nga njė shermend i degėve tė saj dhe ka pėrpirė frytin e saj; nė tė nuk ka mė asnjė degė tė fortė tė pėrshtatshme pėr skeptra mbretėrorė". Ky ėshtė njė vajtim dhe do tė jetė njė vajtim.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase