Main Index: Albanian Bible

 

Ezekiel 39

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48]

EZEK 39:1 "Ti, bir njeriu, profetizo kundėr Gogut dhe thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ja, unė jam kundėr teje, o princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit.

EZEK 39:2 Unė do tė tė bėj tė kthehesh prapa, do tė tė josh, do tė tė bėj tė ngjitesh nė pjesėt e skajshme tė veriut dhe do tė tė ēoj nė malet e Izraelit.

EZEK 39:3 Do ta shkund harkun nga dora jote e majtė dhe do tė bėj qė tė tė bien shigjetat nga dora e djathtė.

EZEK 39:4 Do tė rrėzohesh mbi malet e Izraelit, ti me gjithė ushtrinė tėnde dhe me popujt qė janė me ty; do tė bėj qė tė tė hanė shpendėt grabitqarė, shpendėt e ēfardo lloji dhe kafshėt e fushės.

EZEK 39:5 Do tė rrėzohesh nė fushė tė hapur, sepse unė fola", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 39:6 "Dhe do tė dėrgoj zjarr mbi Magogun dhe mbi ata qė jetojnė tė sigurt nė ishuj, dhe do tė pranojnė qė unė jam Zoti.

EZEK 39:7 Kėshtu do ta bėj tė njohur emrin tim tė shenjtė nė mes tė popullit tim tė Izraelit dhe nuk do tė lejoj mė tė pėrdhoset emri im i shenjtė, dhe kombet do tė pranojnė qė unė jam Zoti, i Shenjti nė Izrael.

EZEK 39:8 Ja, kjo do tė ndodhė dhe do tė kryhet", thotė Zoti, Zoti; "kjo ėshtė dita pėr tė cilėn kam folur.

EZEK 39:9 Atėherė banorėt e qyteteve tė Izraelit do tė dalin, do t`i vėnė zjarrin dhe do tė djegin armėt, mburojat e mėdha dhe tė vogla, topuzet dhe ushtat dhe me to do tė bėjnė zjarr shtatė vjet.

EZEK 39:10 Nuk do t`u duhet tė marrin dru nė fushė dhe as tė presin nė pyll, sepse do tė bėjnė zjarr me ato armė; kėshtu do tė zhveshin ata qė i zhvishnin dhe do tė plaēkitin ata qė i plaēkitnin", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 39:11 "Atė ditė do tė ndodhė qė do ti jap Gogut, atje nė Izrael njė vend pėr varrim, luginėn e Abarimit, nė lindje tė detit; ai do t`u zėrė kalimin shtegtarėve, sepse aty do tė varroset Gogu me gjithė turmėn e tij; dhe ai vend do tė quhet Lugina e Hamon-Gogut.

EZEK 39:12 Shtėpia e Izraelit, pėr tė pastruar vendin, do tė pėrdorė shtatė muaj tė plota pėr t`i varrosur.

EZEK 39:13 Do t`i varrosė gjithė populli i vendit, dhe ata do tė fitojnė nam ditėn nė tė cilėn unė do tė pėrlėvdohem", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 39:14 "Do tė zgjedhin disa burra qė do tė pėrshkojnė pa pushim vendin pėr tė varrosur, me ndihmėn e shtegtarėve, trupat e atyre qė kanė mbetur mbi faqen e dheut, pėr ta pastruar; kur tė kalojnė shtatė muajt do tė bėjnė kėtė kėrkim.

EZEK 39:15 Kushdo qė do tė pėrshkojė vendin, kur tė shohė njė kockė njeriu, do t`i vėrė afėr njė shenjė treguese deri sa varrmihėsit nuk do ta varrosin nė Luginėn e Hamon-Gogut.

EZEK 39:16 Hamonahu do tė jetė gjithashtu emri i njė qyteti. Kėshtu do ta pastrojnė vendin.

EZEK 39:17 Sa pėr ty, bir njeriu", kėshtu thotė Zoti, Zoti: "U thuaj zogjve tė ēdo lloji dhe tė gjitha kafshėve tė fushave: Mblidhuni dhe ejani. Grumbullohuni nga ēdo anė nė vendin e masakrės qė unė do tė kryej pėr ju, njė masakėr tė madhe nė malet e Izraelit, qė tė hani mish dhe tė pini gjak.

EZEK 39:18 Do tė hani mish njerėzish tė fuqishėm dhe do tė pini gjak princash tė dheut: sikur tė ishin tė gjithė desh, qengja, cjep dhe dema tė majmur nė Bashan.

EZEK 39:19 Do tė hani dhjamė sa tė ngopeni dhe do tė pini gjak sa tė deheni, nga flijimi qė kam flijuar pėr ju.

EZEK 39:20 Nė tryezėn time ju do tė ngopeni me kuaj dhe kalorės, me njerėz tė fuqishėm dhe me luftėtarė tė ēdo lloji", thotė Zoti, Zoti.

EZEK 39:21 "Do tė shfaq lavdinė time midis kombeve dhe tėrė kombet do tė shohin gjykimin tim qė kam zbatuar dhe dorėn time qė kam vėnė mbi ta.

EZEK 39:22 Kėshtu qė nga ajo ditė e tutje shtėpia e Izraelit do tė pranojė qė unė jam Zoti, Perėndia i tij;

EZEK 39:23 dhe kombet do tė pranojnė qė pėr shkak tė paudhėsisė sė tij shtėpia e Izraelit shkon nė robėri, sepse ishte treguar e pabesė me mua; prandaj u`a fsheha atyre fytyrėn time, i dhashė nė dorė tė armiqve tė tyre dhe ata ranė tė gjithė nga shpata.

EZEK 39:24 I trajtova sipas papastėrtisė sė tyre dhe sipas shkeljeve tė tyre dhe ua fsheha atyre fytyrėn time".

EZEK 39:25 Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Tani do ta kthej Jakobin nga robėria, do tė mė vijė keq pėr tėrė shtėpinė e Izraelit dhe do tė jem xheloz pėr emrin tim tė shenjtė,

EZEK 39:26 mbasi ata kanė bartur turpin e tyre dhe ndėshkimi pėr tė gjitha pabesitė qė kanė kryer kundėr meje, ndėrsa banonin tė sigurtė nė vendin e tyre dhe askush nuk i trembte.

EZEK 39:27 Kur t`i ēoj pėrsėri nga popujt dhe kur t`i mbledh nga vendet e armiqve tė tyre dhe tė shenjtėrohem te ata nė sytė e shumė kombeve,

EZEK 39:28 ata do tė pranojnė qė unė jam Zoti, Perėndia i tyre, qė i ēoi nė robėri midis kombeve, por qė i ka mbledhur gjithashtu nė vendin e tyre, duke mos lėnė jashtė asnjė prej tyre.

EZEK 39:29 Nuk do t`ua fsheh mė fytyrėn time, sepse do ta pėrhap Frymėn time mbi shtėpinė e Izraelit", thotė Zoti, Zoti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase