Main Index: Albanian Bible

 

Psalms 109

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 109:1 O Perėndi i lėvdimit tim, mos hesht,

PS 109:2 sepse njerėz tė pabesė dhe tė pandershėm kanė hapur gojėn e tyre kundėr meje dhe kanė folur kundėr meje me njė gjuhė gėnjeshtare;

PS 109:3 mė kanė sulmuar me fjalė urrejtjeje dhe mė kanė luftuar pa shkak.

PS 109:4 Nė kėmbim tė dashurisė sime mė akuzojnė, por unė i drejtohem lutjes.

PS 109:5 Ata mė kanė larė tė mirėn me tė keqen dhe dashurinė time me urrejtje.

PS 109:6 Vendos njė njeri tė keq mbi tė dhe njė akuzues le tė jetė nė tė djathtė tė tij.

PS 109:7 Kur tė gjykohet, bėj qė tė gjendet fajtor dhe lutja e tij tė bėhet mėkat.

PS 109:8 Qofshin tė pakta ditėt e tij dhe njė tjetėr zėntė vendin e tij.

PS 109:9 Bijtė e tij mbetshin jetimė dhe gruaja e tij e ve.

PS 109:10 U bėfshin endacakė dhe lypsarė bijtė e tij dhe e kėrkofshin ushqimin larg shtėpive tė tyre tė rrėnuara.

PS 109:11 Fajdexhiu i marrtė tė gjitha pasuritė e tij dhe tė huajtė i vjedhshin frytin e mundit tė tij.

PS 109:12 Askush mos pastė mėshirė pėr tė dhe askujt mos i ardhtė keq pėr jetimėt e tij.

PS 109:13 U shkatėrrofshin pasardhėsit e tij; nė brezin e dytė emri i tyre u shoftė.

PS 109:14 U kujtoftė para Zotit paudhėsia e etėrve tė tij dhe mėkati i nėnės sė tij mos u shoftė.

PS 109:15 U dalshin gjithnjė mėkatet e tyre para Zotit, me qėllim qė ai tė zhdukė nga toka kujtimin e tyre.

PS 109:16 Sepse atij nuk i shkoi ndėr mend tė kishte dhemshuri, por e ka pėrndjekur tė varfėrin, nevojtarin dhe atė qė ishte zemėrthyer deri sa t`u shkaktonte vdekjen.

PS 109:17 Mbasi e ka dashur mallkimin, rėntė ai mbi tė; dhe mbasi nuk ėshtė kėnaqur me bekimin, ky u largoftė prej tij.

PS 109:18 Mbasi u mbulua me mallkim si me njė rrobe, i hyftė ai si ujė nė trupin e tij dhe si vaj nė kockat e tij;

PS 109:19 Qoftė pėr tė si njė rrobe qė e mbulon dhe si njė brez qė e lidh pėrjetė.

PS 109:20 Qoftė ky nga ana e Zotit shpėrblimi pėr kundėrshtarėt e mi dhe pėr ata qė flasin keq kundėr meje.

PS 109:21 Por ti, o Zot, o Zot, vepro nė favorin tim pėr hir tė emrit tėnd, ēliromė me dhemshurinė dhe mirėsinė tėnde,

PS 109:22 sepse unė jam i varfėr dhe nevojtar, dhe zemra ime ėshtė plagosur brenda meje.

PS 109:23 Unė iki si njė hije qė zgjatet, jam i tronditur si njė karkalec.

PS 109:24 Gjunjėt e mi dridhen nga tė pangrėnėt dhe trupi im ėshtė dobėsuar pėr mungesė tė dhjamit.

PS 109:25 Jam bėrė njė faqezi pėr ta; kur mė shohin, tundin kokėn.

PS 109:26 Ndihmomė, o Zot, Perėndia im, shpėtomė pėr dhemshurinė tėnde,

PS 109:27 dhe ta dinė qė kjo ėshtė vepėr e duarve tė tua, dhe qė ti, o Zot, e ke bėrė.

PS 109:28 Ata do tė mallkojnė, por ti do tė bekosh; kur tė ngrihen, do tė mbeten tė hutuar, por shėrbėtori yt do tė gėzohet.

PS 109:29 U mbulofshin me turp kundėrshtarėt e mi dhe u mbėshtjellshin me turp si me mantel,

PS 109:30 Unė do tė kremtoj me tė madhe Zotin me gojėn time dhe do ta lėvdoj nė mes tė njė turme tė madhe,

PS 109:31 sepse ai rri nė tė djathtė tė tė varfėrit pėr ta shpėtuar nga ata qė e dėnojnė me vdekje.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase