Main Index: Albanian Bible

 

Psalms 37

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 37:1 Mos u dėshpėro pėr shkak tė njerėzve tė kėqij; mos ki smirė ata qė veprojnė me ligėsi,

PS 37:2 sepse ata shpejt do tė kositen si bari dhe do tė thahen si bari i blertė.

PS 37:3 Ki besim tek Zoti dhe bėj tė mira; bano vendin dhe shto besnikėrinė.

PS 37:4 Gjej kėnaqėsinė tėnde nė Zotin dhe ai do tė plotėsojė dėshirat e zemrės sate.

PS 37:5 Vendose fatin tėnd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka pėr tė vepruar.

PS 37:6 Ai do tė bėjė tė shkėlqejė drejtėsia jote si drita dhe ndershmėria e saj si mesdita.

PS 37:7 Rri nė heshtje para Zotit dhe prite atė; mos u hidhėro pėr atė qė i shkojnė mbarė punėt e veta, pėr njeriun qė ndjek planet e kėqija tė tij.

PS 37:8 Hiq dorė nga zemėrimi dhe lėre pėrbuzjen; mos u dėshpėro; kjo do tė tė ēonte edhe ty tė bėje tė keqen.

PS 37:9 Sepse njerėzit e kėqij do tė shfarosen, por ata qė shpresojnė tek Zoti do tė bėhen zotėr tė tokės.

PS 37:10 Edhe pak dhe i pabesi nuk do tė jetė mė; po, ti do tė kėrkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do tė jetė mė.

PS 37:11 Por zemėrbutėt do tė zotėrojnė tokėn dhe do tė gėzojnė njė paqe tė madhe.

PS 37:12 I pabesi komploton kundėr tė drejtit dhe kėrcėllin dhėmbėt kundėr tij.

PS 37:13 Zoti qesh me tė, sepse e sheh qė vjen dita e tij.

PS 37:14 Tė pabesėt kanė nxjerrė shpatėn dhe kanė nderur harkun e tyre pėr tė rrėzuar tė mjerin dhe nevojtarin, pėr tė vrarė ata qė ecėn drejt nė rrugėn e tyre.

PS 37:15 Shpata e tyre do tė hyjė nė zemrėn e tyre dhe harqet e tyre do tė thyhen.

PS 37:16 Vlen mė tepėr e pakta e tė drejtit se sa bollėku i shumė tė pabesėve.

PS 37:17 Sepse krahėt e tė pabesėve do tė thyhen, por Zoti i pėrkrah tė drejtėt.

PS 37:18 Zoti i njeh ditėt e njerėzve tė ndershėm dhe trashėgimia e tyre do tė vazhdojė pėrjetė.

PS 37:19 Ata nuk do tė ngatėrrohen nė kohėn e fatkeqėsisė dhe nė ditėt e zisė do tė ngopen.

PS 37:20 Por tė pabesėt do tė vdesin dhe armiqtė e Zotit do tė konsumohen dhe do tė bėhen tym si dhjami i qengjave.

PS 37:21 I pabesi merr hua dhe nuk e kthen, por i drejti ka mėshirė dhe dhuron.

PS 37:22 Sepse tė bekuarit nga Zoti do tė trashėgojnė tokėn, por ata qė janė mallkuar prej tij do tė shfarosen.

PS 37:23 Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pėlqejnė rrugėt e tij.

PS 37:24 Por kur njeriu rrėzohet, nuk shtrihet pėr tokė, sepse Zoti e mban pėr dore.

PS 37:25 Unė kam qenė fėmijė dhe tani jam plakur, por nuk e kam parė kurrė tė drejtin tė braktisur dhe pasardhėsit e tij tė lypin bukė.

PS 37:26 Ai ka mėshirė dhe jep kurdoherė hua; dhe pasardhėsit e tij janė nė bekim.

PS 37:27 Largohu nga e keqja dhe bėj tė mirėn, dhe do tė kesh njė banesė tė pėrjetshme.

PS 37:28 Sepse Zoti e do drejtėsinė dhe nuk ka pėr t`i braktisur kurrė shenjtorėt e tij; ata do tė ruhen pėrjetė, ndėrsa pasardhėsit e tė pabesėve do tė shfarosen.

PS 37:29 Tė drejtėt do tė trashėgojnė tokėn dhe do tė banojnė gjithnjė mbi tė.

PS 37:30 Nga goja e tė drejtit del dituri dhe gjuha e tij flet pėr drejtėsi.

PS 37:31 Ligji i Perėndisė tė tij ėshtė nė zemrėn e tij; hapat e tij nuk do tė lėkunden.

PS 37:32 I pabesi spiunon tė drejtin dhe pėrpiqet ta vrasė.

PS 37:33 Zoti nuk do ta lėrė nė duart e tij dhe nuk do tė lejojė qė tė dėnohet, kur tė gjykohet.

PS 37:34 Ki shpresė tė patundur tek Zoti dhe ndiq rrugėn tij, dhe ai do tė tė lartojė me qėllim qė ti tė trashėgosh tokėn; kur tė pabesėt tė jenė tė shfarosur, ti do ta shikosh.

PS 37:35 E pashė njeriun e pushtetshėm dhe tė furishėm tė begatohet si njė pemė e gjelbėr nė tokėn e tij tė lindjes,

PS 37:36 por pastaj u zhduk; dhe ja, nuk ėshtė mė; e kėrkova, por nuk e gjeta mė.

PS 37:37 Ki kujdes pėr njeriun e ndershėm dhe kėqyr njeriun e drejtė, sepse e ardhmja e kėtij njeriu do tė jetė paqja.

PS 37:38 Por shkelėsit do tė shkatėrrohen tė gjithė; nė fund tė pabesėt do tė dėrrmohen.

PS 37:39 Por shpėtimi i tė drejtėve vjen nga Zoti; ai ėshtė kėshtjella e tyre nė kohėn e fatkeqėsisė.

PS 37:40 Dhe Zoti i ndihmon dhe i ēliron; i ēliron nga tė pabesėt dhe i shpėton, sepse kanė gjetur strehė tek ai.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase