Main Index: Albanian Bible

 

Psalms 22

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 22:1 Perėndia im, Perėndia im, pse mė ke braktisur? Pse mė rri kaq larg dhe nuk vjen tė mė ēlirosh, duke dėgjuar fjalėt e ofshamės sime?

PS 22:2 O Perėndia im, unė bėrtas ditėn, por ti nuk pėrgjigjesh, edhe natėn unė nuk rri nė heshtje.

PS 22:3 Megjithatė ti je i Shenjti, qė banon nė lėvdimet e Izraelit.

PS 22:4 Etėrit tonė kanė pasur besim te ti; kanė pasur besim te ti dhe ti i ke ēliruar.

PS 22:5 Tė klithėn ty dhe u ēliruan; patėn besim te ti dhe nuk u zhgėnjyen.

PS 22:6 Por unė jam njė krimb dhe jo njė njeri; turpi i njerėzve dhe pėrēmimi i popullit.

PS 22:7 Tėrė ata qė mė shohin mė pėrqeshin, zgjatin buzėn dhe tundin kokėn,

PS 22:8 duke thėnė: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta ēlirojė, pra, ta ndihmojė, mbasi e do".

PS 22:9 Me siguri ti je ai qė mė nxori nga barku i nėnes; bėre qė tė kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisėt e nėnes sime.

PS 22:10 Unė u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perėndia im qysh nga barku i nėnes sime.

PS 22:11 Mos u largo nga unė, sepse ankthi ėshtė i afėrt, dhe nuk ka asnjė qė tė mė ndihmojė.

PS 22:12 Dema tė mėdhenj mė kanė rrethuar, dema tė fuqishėm tė Bashanit mė rrinė pėrqark;

PS 22:13 ata hapin gojėn e tyre kundėr meje, si njė luan grabitqar qė vrumbullit.

PS 22:14 Mė derdhin si ujė dhe tėrė kockat e mia janė tė ndrydhura; zemra ime ėshtė si dylli qė shkrihet nė mes tė zorrėve tė mia.

PS 22:15 Forca ime ėshtė tharė si njė enė balte dhe gjuha ime ėshtė ngjitur te qiellza; ti mė ke vėnė nė pluhurin e vdekjes.

PS 22:16 Sepse qentė mė kanė rrethuar, njė grup keqbėrėsish mė rri rrotull; mė kanė shpuar duart dhe kėmbėt.

PS 22:17 Unė mund t`i numėroj gjithė kockat e mia; ato mė shikojnė dhe mė kėqyrin.

PS 22:18 Ndajnė midis tyre rrobat e mia dhe hedhin nė short tunikėn time.

PS 22:19 Por ti, o Zot, mos u largo; ti qė je forca ime, nxito tė mė ndihmosh.

PS 22:20 Ēliroje jetėn time nga shpata, jetėn time tė vetme nga kėmba e qenit.

PS 22:21 Shpėtomė nga gryka e luanit dhe nga brirėt e buajve. Ti m`u pėrgjigje.

PS 22:22 Unė do t`u njoftoj emrin tėnd vėllezėrve tė mi, do tė tė lėvdoj nė mes tė kuvendit.

PS 22:23 Ju qė keni frikė nga Zoti, lėvdojeni; dhe ju tė gjithė, pasardhės tė Jakobit, pėrlėvdojeni; dhe ju tė gjithė, o fis i Izraelit, kini frikė nga ai.

PS 22:24 Sepse ai nuk ka pėrēmuar as nuk ka hedhur poshtė vuajtjen e tė pikėlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrėn e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kėnaqur.

PS 22:25 Shkaku i lėvdimit tim nė kuvendin e madh je ti; unė do t`i plotėsoj zotimet e mia nė prani tė tė gjithė atyre qė kanė frikė nga ti.

PS 22:26 Nevojtarėt do tė hanė dhe do tė ngopen; ata qė kėrkojnė Zotin do ta lėvdojnė; zemra juaj do tė jetojė pėrjetė.

PS 22:27 Tė gjitha skajet e tokės do ta mbajnė mend Zotin dhe do tė kthehen tek ai; dhe tė gjitha familjet e kombeve do tė adhurojnė pėrpara teje.

PS 22:28 Sepse Zotit i pėrket mbretėria dhe ai sundon mbi kombet.

PS 22:29 Gjithė tė pasurit e dheut do tė hanė dhe do tė tė adhurojnė; tė gjithė ata qė zbresin nė pluhur dhe qė nuk arrijnė tė mbahen gjallė do tė pėrkulen para teje.

PS 22:30 Pasardhėsit do t`i shėrbejnė; do t`i flitet pėr Zotin brezit tė ardhshėm.

PS 22:31 Ata do tė vijnė dhe do t`i shpallin drejtėsinė e tij njė populli qė nuk ka lindur akoma, dhe qė ai vetė e ka krijuar.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase