Main Index: Albanian Bible

 

Psalms 35

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 35:1 O Zot, pėrleshu me ata qė pėrleshen me mua; lufto me ata qė luftojnė kundėr meje.

PS 35:2 Merr mburojėn dhe parzmoren dhe ēohu tė mė ndihmosh.

PS 35:3 Nxirre shtizėn dhe zėru rrugėn atyre qė mė pėrndjekin; thuaji shpirtit tim: "Unė jam shpėtimi yt".

PS 35:4 Mbetshin tė shushatur dhe tė turpėruar ata qė kėrkojnė jetėn time; kthefshin kurrizin dhe mbetshin tė shushatur ata qė kurdisin tė keqen kundėr meje.

PS 35:5 U shpėrndafshin si byku nga era dhe engjėlli i Zotit i dėboftė.

PS 35:6 Qoftė rruga e tyre e errėt dhe me shkarje, dhe Engjėlli i Zotit i pėrndjektė.

PS 35:7 Sepse pa pasur arsye mė kanė ngritur fshehurazi rrjetėn e tyre; pa pasur arsye ma kanė hapur gropėn.

PS 35:8 Njė shkatėrrim i papritur u rėntė mbi krye, i zėntė rrjeta qė kanė fshehur dhe rėnēin nė gropėn qė kanė pėrgatitur pėr shkatėrimin tim.

PS 35:9 Atėherė shpirti im do tė ngazėllejė tek Zoti dhe do tė gėzohet pėr shpėtimin e tij.

PS 35:10 Tė gjitha kockat e mia do tė thonė: "O Zot, kush ėshtė si ti, qė e ēliron tė mjerin nga ai qė ėshtė mė i fortė se ai, tė mjerin dhe nevojtarin nga ai qė plaēkit?".

PS 35:11 Dėshmitarė tė pamėshirshėm ngrihen kundėr meje dhe mė pyesin pėr gjėra pėr tė cilat unė nuk di asgjė.

PS 35:12 Tė mirėn e shpėrblejnė me tė keqen, duke e lėnė kėshtu tė pangushėlluar jetėn time.

PS 35:13 Megjithatė, kur ishin tė sėmurė, unė vesha grathoren dhe e mundova shpirtin tim me agjerim, dhe lutesha me kokėn e pėrkulur mbi gjoks.

PS 35:14 Shkoja rreth e rrotull, sikur tė ishte fjala pėr njė shok o pėr vėllanė tim; shkoja fort i kėrrusur nga dhembja, ashtu si njė njeri qė mban zi pėr tė ėmėn.

PS 35:15 Por kur u pengova, ata u gėzuan dhe u mblodhėn bashkė; u mblodhėn kundėr meje disa shpifės, tė cilėt nuk i njihja; mė kanė shqyer pa pushim.

PS 35:16 Bashkė me disa palaēo zemėrkatranė kėrcėllijnė dhėmbėt kundėr meje.

PS 35:17 O Zot, deri kur do tė vazhdosh tė shikosh? Shpėto jetėn time nga shkatėrrimet e kurdisura prej tyre, tė vetmen pasuri qė kam nga dhėmbėt e luanėve.

PS 35:18 Unė do tė tė kremtoj nė kuvendin e madh, do tė lavdėroj nė mes tė njė populli tė shumtė.

PS 35:19 Mos u gėzofshin me mua ata qė pa hak mė janė bėrė armiq, mos e shkelshin syrin ata qė mė urrejnė pa arsye,

PS 35:20 sepse nuk flasin kurrė pėr paqe, por kurdisin mashtrime kundėr njerėzve paqėsorė tė vendit.

PS 35:21 Po, e hapin gojėn e tyre kundėr meje dhe thonė: "Ah, ah! E kemi parė me sytė tanė".

PS 35:22 O Zot, ti i ke parė kėto gjėra, mos hesht; o Zot, mos u largo nga unė.

PS 35:23 Zgjohu dhe ēohu, pėr tė mė siguruar drejtėsi dhe pėr tė mbrojtur ēėshtjen time, o Perėndi dhe Zoti im.

PS 35:24 Gjykomė sipas drejtėsisė sate, o Zot, Perėndia im, dhe bėj ata tė mos kėnaqen me mua,

PS 35:25 dhe tė mos thonė nė zemėr tė tyre: "Ah, pikėrisht ashtu siē e donim"; dhe tė mos thonė: "E gėlltitėm".

PS 35:26 U turpėrofshin dhe u pėshtjellofshin gjihė ata qė gezohen nga e keqja ime; u mbulofshin me turp dhe me fyerje ata qė ekzaltohen kundėr meje.

PS 35:27 Kėndofshin dhe gėzofshin ata qė kanė nė zemėr ēėshtjen time tė drejtė dhe thėnēin vazhdimisht: "Lėvduar qoftė Zoti, qė e do paqen e shėrbėtorit tė tij".

PS 35:28 Gjuha ime do tė kremojė drejtėsinė tėnde dhe do tė kėndojė lėvdimin tėnd tėrė ditėn.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase