Main Index: Albanian Bible

 

Psalms 78

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 78:1 Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dėgjo fjalėt e gojės sime.

PS 78:2 Do tė hap gojėn time pėr tė thėnė shėmbėlltyra, dhe kam pėr tė paraqitur misteret e kohėrave tė lashta.

PS 78:3 Atė qė ne kemi dėgjuar dhe kemi njohur, dhe qė etėrit tanė na kanė treguar,

PS 78:4 nuk do t`ua fshehim bijve tė tyre, por do t`i tregojmė brezit tė ardhshėm lavdet e Zotit, fuqinė e tij dhe mrekullinė qė ai ka bėrė.

PS 78:5 Ai ka vendosur njė dėshmi te Jakobi dhe ka vėnė njė ligj nė Izrael, dhe ka urdhėruar etėrit tanė qė t`ua bėjnė tė njohura bijve tė tyre,

PS 78:6 me qėllim qė brezi i ardhshėm t`i njohė sė bashku me bijtė qė do tė lindin; dhe kėta nga ana e tyre t`ua tregojnė bijve tė tyre,

PS 78:7 dhe tė vendosin te Perėndia besimin e tyre dhe tė mos harrojnė veprat e Perėndisė, por tė respektojnė urdhėrimet e tij;

PS 78:8 dhe tė mos jenė si etėrit e tyre, njė brez kokėfortė dhe rebel, njė brez me zemėr tė paqėndrueshme dhe me njė frymė jo besnike ndaj Perėndisė.

PS 78:9 Bijtė e Efraimit, njerėz tė luftės, harkėtarė tė zotė, kthyen shpinėn ditėn e betejės,

PS 78:10 nuk respektuan besėlidhjen e Perėndisė dhe nuk pranuan tė ecnin sipas ligjit tė tij,

PS 78:11 harruan veprat e tij dhe mrekullitė qė u kishte treguar.

PS 78:12 Ai bėri mrekulli nė prani tė etėrve tė tyre, nė vendin e Egjiptit dhe nė fushėn e Tsoanit.

PS 78:13 Ai e ndau detin dhe i bėri tė kalojnė nė mes tė tij, dhe i mblodhi ujėrat si njė grumbull.

PS 78:14 Ditėn drejtoi me anė tė resė dhe tėrė natėn me njė dritė zjarri.

PS 78:15 I ēau shkėmbinjtė nė shkretėtirė dhe i bėri tė pijnė boll, si tė ishte uji i humnerės sė madhe.

PS 78:16 Nxori rrėket nga shkėmbi dhe bėri qė tė rridhnin ujėra si lumenj.

PS 78:17 Por ata vazhduan tė mėkatojnė kundėr tij dhe tė ngrejnė krye kundėr Shumė tė Lartit nė shkretėtirė,

PS 78:18 dhe e tunduan Perėndinė nė zemėr tė tyre, duke kėrkuar ushqim sipas dėshirave tė tyre.

PS 78:19 Dhe folėn kundėr Perėndisė, duke thėnė: "A mund tė shtrojė Perėndia njė sofėr nė shkretėtirė?

PS 78:20 Ja, ai e goditi shkėmbin dhe prej tij dolėn ujėra dhe vėrshuan pėrrenj. A mund t`i japė bukė dhe mish popullit tė tij?

PS 78:21 Dhe kėshtu Zoti i dėgjoi dhe u zemėrua fort, dhe njė zjarr u ndez kundėr Jakobit dhe zemėrimi kundėr Izraelit u ndez,

PS 78:22 sepse nuk i kishin besuar Perėndisė dhe nuk kishin pasur besim nė shpėtimin prej tij.

PS 78:23 Megjithatė ai i urdhėroi retė e sipėrme dhe hapi dyert e qiellit,

PS 78:24 dhe bėri qė mbi ta tė binte mana pėr tė ngrėnė dhe u dha atyre grurin e qiellit.

PS 78:25 Njeriu hėngri bukėn e engjėjve; ai u dėrgoi atyre ushqime sa tė ngopeshin.

PS 78:26 Ai bėri tė ngrihet nė qiell era e lindjes dhe nė sajė tė fuqisė sė tij bėri tė ngrihet era e jugut,

PS 78:27 bėri tė binin mbi ta mish si pluhuri dhe zogj si rėra e detit.

PS 78:28 Bėri qė kėto tė binin nė mes tė kampit tė tyre, rreth ēadrave tė tyre.

PS 78:29 Kėshtu ata hėngrėn sa u ngopėn, sepse Perėndia u kishte siguruar atyre atė qė ata kishin dėshiruar.

PS 78:30 Ata nuk kishin akoma kėnaqur pangopėsinė e tyre dhe kishin akoma ushqim nė gojė,

PS 78:31 kur zemėrimi i Perėndisė shpėrtheu kundėr tyre, vrau mė tė fuqishmit prej tyre dhe rrėzoi mė tė mirėt e Izraelit.

PS 78:32 Megjithatė ata vazhduan tė mėkatojnė dhe nuk u besuan mrekullive tė tij.

PS 78:33 Atėherė ai harxhoi ditėt e tyre nė kotėsi dhe vitet e tyre nė tmerre tė papritura.

PS 78:34 Kur i vriste, ata e kėrkonin dhe ktheheshin tė kėrkonin Perėndinė me zell.

PS 78:35 Kujtoheshin qė Perėndia ishte Kėshtjella e tyre dhe qė Perėndia shumė i larti ishte Shpėtimtari i tyre.

PS 78:36 Por ata e mashtronin me gojėn e tyre dhe e gėnjenin me gjuhėn e tyre.

PS 78:37 Nė fakt zemra e tyre nuk ishte e qėndrueshme ndaj tij dhe ata nuk ishin besnikė ndaj besėlidhjes sė tij.

PS 78:38 Por ai, qė ėshtė i mėshirshėm, ua fali paudhėsinė e tyre dhe nuk i shkatėrroi, dhe shumė herė pėrmbajti zemėrimin e tij dhe nuk e la indinjatėn e tij tė shpėrthejė,

PS 78:39 duke mbajtur mend qė ata ishin mish, njė frymė qė kalon dhe nuk kthehet mė.

PS 78:40 Sa herė provokuan indinjatėn e tij nė shkretėtirė dhe e hidhėruar nė vetmi!

PS 78:41 Po, ata iu drejtuan Perėndisė shumė herė dhe pėrsėri e provokuan tė Shenjtin e Izraelit.

PS 78:42 Nuk e kujtuan mė fuqinė e tij as ditėn qė i kishte ēliruar nga armiku,

PS 78:43 kur ai kishte bėrė mrekullitė e tij nė Egjipt dhe nė fushėn e Tsoanit;

PS 78:44 i kishte shndėrruar lumenjtė dhe rrjedhat e ujit tė Egjiptasve nė gjak, me qėllim qė tė mos pinin dot.

PS 78:45 Kishte dėrguar kundėr tyre mizėri mizash qė t`i hanin dhe bretkosa qė t`i shkatėrronin.

PS 78:46 Ua kishte dhėnė tė korrat e tyre krimbave dhe frytin e mundit tė tyre karkalecave.

PS 78:47 I kishte shkatėrruar vreshtat e tyre me breshėr dhe fiqtė e tyre tė Egjiptit me ngrica.

PS 78:48 Kishte braktisur bagėtinė e tyre nė mėshirė tė breshėrit dhe kopetė e tyre nė mėshirė tė rrufeve.

PS 78:49 Kishte lėshuar mbi ta zjarrin e zemėrimit tė tij, indinjatėn, inatin dhe fatkeqėsinė, njė turmė lajmėtarėsh tė fatkeqėsisė.

PS 78:50 I kishte hapur udhėn zemėrimit tė tij dhe nuk i kishte kursyer nga vdekja, por ia kishte braktisur jetėn e tyre murtajės.

PS 78:51 I kishte goditur nė Egjipt gjithė tė parėlindurit dhe prodhimet e para nė ēadrat e Kamit.

PS 78:52 Por e kishte bėrė popullin e tij tė ikte si bagėtia dhe e kishte ēuar nėpėr shkretėtirė sikur tė ishte njė kope.

PS 78:53 I kishte udhėhequr me siguri dhe ata nuk patėn frikė, por deti i kishte pėrpirė armiqtė e tyre.

PS 78:54 Dhe ai i solli kėshtu nė tokėn e tij tė shenjtė, nė malin qė dora e djathtė e tij kishte pushtuar.

PS 78:55 I dėboi kombet para tyre dhe u caktoi atyre me short trashėgiminė, dhe bėri qė fiset e Izraelit tė banonin nė ēadrat e tyre.

PS 78:56 Por ata u orvatėn dhe provokuan indinjatėn e Perėndisė shumė tė lartė dhe nuk respektuan statutet e tij.

PS 78:57 U tėrhoqėn madje prapa dhe u suallėn nė mėnyrė tė pabesė ashtu si etėrit e tyre, dhe devijuan si njė hark qė gabon;

PS 78:58 provokuan zemėrimin e tij me vendet e tyre tė larta dhe e bėnė ziliqar me skulpturat e tyre.

PS 78:59 Perėndia dėgjoi dhe u zemėrua, dhe ndjeu njė neveri tė madhe pėr Izraelin.

PS 78:60 Kėshtu ai braktisi tabernakullin e Shilohut, ēadrėn qė kishte ngritur midis njerėzve;

PS 78:61 dhe e la forcėn e tij tė bjerė rob dhe lavdinė e tij nė dorė tė armikut.

PS 78:62 Ia braktisi popullin e tij shpatės dhe u zemėrua shumė kundėr trashėgimisė sė tij.

PS 78:63 Zjarri i konsumoi tė rinjtė e tyre dhe virgjėreshat e tyre nuk patėn asnjė kėngė dasme.

PS 78:64 Priftėrinjtė e tyre u vranė nga shpata dhe gratė e reja nuk mbajtėn zi.

PS 78:65 Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si njė trim qė bėrtet nėn ndikimin e verės.

PS 78:66 I goditi armiqtė e tij nė kurriz dhe i mbuloi me njė turp tė pėrjetshėm.

PS 78:67 Hodhi poshtė ēadrėn e Jozefit dhe nuk zgjodhi fisin e Efraimit,

PS 78:68 por zgjodhi fisin e Judės, malin e Sionit, qė ai e do.

PS 78:69 Ndėrtoi shenjtėroren e tij, ashtu si vėndet shumė tė larta, ashtu si tokat qė ka krijuar pėrjetė.

PS 78:70 Dhe zgjodhi Davidin, shėrbėtorin e tij, dhe e mori nga vatha e dhenve,

PS 78:71 dhe e mori nga delet qė mėndnin pėr tė kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashėgiminė e tij.

PS 78:72 Dhe ai bėri qė tė kullosnin me ndershmėrinė e zemrės sė tyre dhe i udhėhoqi me shkathtėsinė e duarve tė tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase