Main Index: Albanian Bible

 

Psalms 104

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 104:1 Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perėndia im, ti je jashtėzakonisht i madh; je veshur me shkėlqim dhe madhėshti.

PS 104:2 Ai tė mbėshtjell me dritė si tė ishte njė mantel dhe i shtrin qiejtė si njė ēadėr;

PS 104:3 ai ndėrton mbi ujėrat dhomat e tij tė larta, i bėn retė si qerren e tij dhe ecėn mbi krahėt erės.

PS 104:4 I bėn erėrat lajmėtarė tė tij dhe flakėt e zjarrit shėrbėtorė tė tij.

PS 104:5 Ai e ka krijuar tokėn mbi themelet e saj; kjo nuk do tė luajė kurrė pėrjetė.

PS 104:6 Ti e kishe mbuluar me humnerė si me njė rrobe; ujėrat ishin ndalur mbi malet.

PS 104:7 Nė qortimin tėnd ato ikėn, nė zėrin e gjėmimit tėnd u larguan me nxitim.

PS 104:8 Dolėn malet dhe luginat u ulėn nė vendin qė ti kishe caktuar pėr to.

PS 104:9 Ti u vure ujėrave njė kufi qė nuk duhet ta kapėrxenin; ato nuk do tė kthehen mė tė mbulojnė tokėn.

PS 104:10 Ai bėn qė tė dalin burime nė luginat; ato rrjedhin midis maleve,

PS 104:11 dhe u japin pėr tė pirė tėrė kafshėve tė fushės; gomarėt e egėr shuajnė etjen e tyre.

PS 104:12 Pranė tyre banojnė shpendėt e qiellit; midis gjelbėrimeve lartojnė kėngėn e tyre.

PS 104:13 Nga dhomat e sipėrme tė tij ai u jep ujė maleve; toka ngopet me frytin e veprave tė tua.

PS 104:14 Ai bėn qė tė rritet bari pėr bagėtinė dhe bimėsia nė shėrbim tė njeriut, duke nxjerrė nga toka ushqimin e tij,

PS 104:15 dhe verėn qė gėzon zemrėn e njeriut, vajin qė bėn tė shkėlqejė fytyra tij dhe bukėn qė i jep forcė zemrės sė njeriut.

PS 104:16 Kėshtu ngopen drurėt e Zotit dhe kedrat e Libanit qė ai ka mbjellė;

PS 104:17 aty bėjnė folenė e tyre zogjtė, ndėrsa lejleku bėn nėpėr selvitė banesėn e tij.

PS 104:18 Malet e larta janė pėr dhitė e egra, shkėmbinjtė janė streha e lepujve.

PS 104:19 Ai ka bėrė hėnėn pėr stinėt, dielli e di orėn e perėndimit tė tij.

PS 104:20 Ti dėrgon terrin dhe bėhet natė; gjatė asaj shkojnė rreth e qark gjithė kafshėt e pyllit.

PS 104:21 Luanėt e vegjėl vrumbullojnė duke kėrkuar gjahun dhe i kėrkojnė Perėndisė ushqimin e tyre.

PS 104:22 Por, kur lind dielli, ata tėrhiqen dhe rrinė nė strofkat e tyre.

PS 104:23 Atėherė njeriu del pėr tė punuar dhe punon deri nė mbrėmje.

PS 104:24 Sa tė shumta janė veprat e tua, o Zot! Ti i ke bėrė tė gjitha me dituri; toka ėshtė plot me pasuritė e tua.

PS 104:25 Ja deti, i madh dhe i gjerė, ku gėlojnė krijesa tė panumėrta;

PS 104:26 e pėrshkojnė anijet dhe Leviathani, qė ti ke formuar pėr t`u tallur nė tė.

PS 104:27 Tė gjithė presin qė ti t`u japėsh ushqimin nė kohėn e duhur.

PS 104:28 Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorėn dhe ngopen me tė mira.

PS 104:29 Ti fsheh fytyrėn tėnde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymėn, dhe ata vdesin duke u kthyer pėrsėri nė pluhurin e tyre.

PS 104:30 Ti dėrgon frymėn tėnde dhe ata krijohen, kėshtu ti ripėrtėrin faqen e dheut.

PS 104:31 Lavdia e Zotit tė rrojė pėrjetė; le tė gėzohet Zoti me veprat e tij;

PS 104:32 ai shikon tokėn dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.

PS 104:33 Unė do t`i kėndoj Zotit deri sa tė kem jetė; do t`i kėndoj lavde Perėndisė tim deri sa tė jem.

PS 104:34 Le tė jetė mendimi im i pėlqyer prej tij; unė do tė ngazėllohem tek Zoti.

PS 104:35 Le tė zhduken mėkatarėt nga toka dhe tė pabesėt mos qofshin mė. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase