Main Index: Albanian Bible

 

Psalms 105

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 105:1 Kremtoni Zotin, lutjuni pėr ndihmė emrit tė tij, bėni tė njohura veprat e tij midis popujve.

PS 105:2 Kėndojini atij, kėndojini lavde atij, mendoni thellė tėrė mrekullitė e tij.

PS 105:3 Mburruni me emrin e tij tė shenjtė; le tė kėnaqet zemra e tėrė atyre qė kėrkojnė Zotin.

PS 105:4 Kėrkoni Zotin dhe forcėn e tij; kėrkoni vazhdimisht fytyrėn e tij.

PS 105:5 Mbani mend ēuditė qė ai ka bėrė, mrekullitė dhe gjykimet e gojės sė tij,

PS 105:6 ju, o pasardhės sė Abrahamit, shėrbėtorit tė tij, o bij tė Jakobit, tė zgjedhur tė tij.

PS 105:7 Ai ėshtė Zoti, Perėndia ynė; gjykimet e tij janė mbi gjithė tokėn.

PS 105:8 Ai mban mend pėrjetė besėlidhjen e tij dhe pėr njė mijė breza fjalėn e komanduar prej tij,

PS 105:9 besėlidhjen qė lidhi me Abrahamin dhe betimin qė i bėri Isakut,

PS 105:10 qė i konfirmoi Jakobit si statut tė tij dhe Izraelit si njė besėlidhje tė pėrjetshme,

PS 105:11 duke thėnė: "Unė do tė tė jap vendin e Kanaanit si pjesė e trashėgimisė suaj",

PS 105:12 kur nuk ishin veēse njė numėr i vogėl, shumė tė pakėt dhe tė huaj nė vend,

PS 105:13 dhe shkonin nga njė komb te tjetri, nga njė mbretėri te njė popull tjetėr.

PS 105:14 Ai nuk lejoi qė t`i shtypte njeri; pėrkundrazi ndėshkoi disa mbretėr pėr hir tė tyre,

PS 105:15 dhe tha: "Mos prekni tė vajosurit e mi dhe mos bėni asnjė tė keqe profetėve tė mi".

PS 105:16 Pastaj solli zinė e bukės nė vend dhe shkatėrroi ēdo burim ushqimesh.

PS 105:17 Dėrgoi para tyre njė njeri, Jozefin, qė u shit si skllav.

PS 105:18 I shtrėnguan kėmbėt me pranga dhe u rėndua me zinxhirė hekuri.

PS 105:19 Fjala e Zotit e vuri nė provė, deri sa u plotėsua ajo qė kishte thėnė.

PS 105:20 Atėherė mbreti dėrgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dėrgoi ta ēlironin,

PS 105:21 dhe e bėri zot tė shtėpisė sė tij dhe qeveritar mbi tė gjitha pasuritė e tij,

PS 105:22 pėr t`i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe pėr t`u mėsuar pleqve tė tij diturinė.

PS 105:23 Edhe Izraeli erdhi nė Egjipt dhe Jakobi qėndroi pėr ca kohė nė vendin e Kamit.

PS 105:24 Dhe Perėndia e shumėzoi shumė popullin e tij dhe e bėri mė tė fuqishėm se armiqtė e tij.

PS 105:25 Pastaj ndryshoi zemrėn e tyre, me qėllim qė tė urrenin popullin e tij dhe tė kurdisnin mashtrime kundėr shėrbėtorėve tė tij.

PS 105:26 Atėherė ai dėrgoi Moisiun, shėrbėtorin e tij, dhe Aaronin qė ai kishte zgjedhur.

PS 105:27 Ata kryen midis tyre mrekullitė e urdhėruara prej tij dhe bėnė ēudira nė tokėn e Kamit.

PS 105:28 Dėrgoi terrin dhe e bėri vendin tė binte nė errėsirė, dhe ata nuk kundėrshtuan fjalėn e tij.

PS 105:29 I ndryshoi ujėrat e tij nė gjak dhe bėri qė tė ngordhnin peshqit e tij.

PS 105:30 Vendi i tyre u mbush me bretkosa tė cilat hynė deri nė dhomat e mbretėrve tė tyre.

PS 105:31 Me fjalėn e tij erdhėn njė shumicė e madhe insektesh dhe mushkonjash nė tė gjithė territorin e tyre.

PS 105:32 U dėrgoi breshėr nė vend tė shiut dhe flakė zjarri nė vendin e tyre;

PS 105:33 goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurėt e fikut, shkatėrroi drurėt e territorit tė tyre.

PS 105:34 Ai foli, dhe erdhėn karkaleca dhe vemje nė numėr tė madh,

PS 105:35 qė pėrpinė tėrė bimėsinė e vendit tė tyre dhe hėngrėn frytin e tokės sė tyre.

PS 105:36 Ai goditi edhe tė gjithė tė parėlindurit nė vendin e tyre, prodhimet e para nė tėrė fuqinė e tyre;

PS 105:37 dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndėr fiset e tij qė tė tronditej.

PS 105:38 Egjiptasit u gėzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rėnė mbi ta.

PS 105:39 Ai shpalosi njė re pėr t`i mbuluar dhe ndezi njė zjarr pėr t`i ndriēuar natėn.

PS 105:40 Me kėrkesėn e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukėn e qiellit.

PS 105:41 Ēau shkėmbin dhe dolėn prej tij ujėra; kėto rridhnin nė shketėtirė si njė lumė.

PS 105:42 Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtė qė i kishte bėrė Abrahamit, shėrbėtorit tė tij;

PS 105:43 pastaj nxori popullin e tij me gėzim dhe njerėzit e tij tė zgjedhur me britma gėzimi,

PS 105:44 dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashėguan frytin e mundit tė popujve,

PS 105:45 me qėllim qė tė respektonin statutet e tij dhe t`u bindeshin ligjeve tė tij. Aleluja.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase