Main Index: Albanian Bible

 

Psalms 92

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 92:1 Éshtė bukur tė kremtosh Zotin, dhe tė kėndosh lavdet nė emrin tėnd, o Shumė i Larti;

PS 92:2 tė shpallėsh nė mėngjes mirėsinė tėnde dhe ēdo natė besnikėrinė tėnde,

PS 92:3 me njė harp me dhjetė tela, me lirėn dhe me melodinė e qestes.

PS 92:4 Duke qenė se ti mė ke gėzuar me atė qė ke bėrė, unė ngazėllohem pėr veprat e duarve tė tua.

PS 92:5 Sa tė mėdha janė veprat e tua, o Zot, sa tė thella janė mendimet e tua!

PS 92:6 Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton kėtė:

PS 92:7 qė tė pabesėt mbijnė si bari, dhe gjithė ata qė kryejnė paudhėsi lulėzojnė pėr t`u shkatėrruar pėrjetė.

PS 92:8 Por ti, o Zot, mbetesh i Shkėlqyeri pėrjetė.

PS 92:9 Sepse ja, armiqtė e tu, o Zot, sepse ja armiqtė e tu do tė vdesin dhe gjithė ata qė kryejnė paudhėsi do tė shpėrndahen.

PS 92:10 Por ti mė ke dhėnė forcė tė barabartė me atė tė buallit, ti me ke vajosur me vaj tė freskėt.

PS 92:11 Dhe sytė e mi kanė pėr tė parė disfatėn e armiqve tė mi dhe veshėt e mi kanė pėr tė dėgjuar disfatėn e njerėzve tė kėqij qė ngrihen kundėr meje.

PS 92:12 I drejti do tė lulėzojė si palma, do tė rritet si kedri i Libanit.

PS 92:13 Ata qė janė mbjellė nė shtėpinė e Zotit do tė lulėzojnė nė kopshtet e Perėndisė tonė.

PS 92:14 Do tė japin fryte edhe nė pleqėri, do tė jenė tė lulėzuar dhe tė blertė,

PS 92:15 pėr tė shpallur qė Zoti ėshtė i drejtė; ai ėshtė Kėshtjella ime dhe nuk ka asnjė padrejtėsi tek ai.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase