Main Index: Albanian Bible

 

Psalms 95

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 95:1 Ejani, t`i kėndojmė me gėzim Zotit; t`i dėrgojmė britma gėzimi kalasė sė shpėtimit tonė.

PS 95:2 Le tė shkojmė nė prani tė tij me lavde, ta kremtojmė me kėngė.

PS 95:3 Sepse Zoti ėshtė njė Perėndi i madh dhe njė Mbret i madh mbi gjithė perėnditė.

PS 95:4 Nė duart e tij janė thellėsitė e tokės dhe tė tijat janė majat e larta tė maleve.

PS 95:5 I tij ėshtė deti, sepse ai e ka bėrė, dhe dheu i thatė qė duart e tij kanė modeluar.

PS 95:6 Ejani, tė adhurojmė dhe tė pėrkulemi; tė gjunjėzohemi pėrpara Zotit qė na ka bėrė.

PS 95:7 Sepse ai ėshtė Perėndia ynė dhe ne jemi populli i kullotės sė tij dhe kopeja pėr tė cilėn ai kujdeset. Sot, po tė jetė se dėgjoni zėrin e tij,

PS 95:8 "mos e fortėsoni zemrėn tuaj si nė Meriba, si ditėn e Masas nė shkretėtirė,

PS 95:9 ku etėrit tuaj mė tunduan dhe mė vunė nė provė, edhe pse i kishin parė veprat e mia.

PS 95:10 Pėr dyzet vjet e pata neveri atė brez dhe thashė: "Janė njė popull me zemėr tė pėrdalė dhe nuk i njohin rrugėt e mia.

PS 95:11 Prandaj u betova nė zemėrimin tim: Nuk do tė hyjnė nė prehjen time".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase