Main Index: Albanian Bible

 

2 Chronicles 33

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

2CHRON 33:1 Manasi ishte dymbėdhjetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi pesėdhjet e pesė vjet nė Jeruzalem.

2CHRON 33:2 Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, duke ndjekur gjėrat e neveritshme tė kombeve qė Zoti kishte dėbuar pėrpara bijve tė Izraelit.

2CHRON 33:3 Ai rindėrtoi vendet e larta qė Ezekia, i ati, kishte shkatėrruar, ngriti altarė pėr Baalėt, bėri Asherimėt dhe ra pėrmbys pėrpara tėrė ushtrisė sė qiellit dhe u vu nė shėrbim tė saj.

2CHRON 33:4 Ngriti gjithashtu altarė nė shtėpinė e Zotit, pėr tė cilėn Zoti kishte thėnė: "Emri im do tė mbetet pėrjetė nė Jeruzalem".

2CHRON 33:5 Ndėrtoi altarė pėr gjithė ushtrinė e qiellit nė tė dy oborret e shtėpisė tė Zotit.

2CHRON 33:6 I kaloi bijtė e tij nėpėr zjarr nė luginėn e birit tė Hinomit; pėrdori magjinė, shortarinė, dhe shtrigėrinė, dhe konsultoi mediumet dhe magjistarėt. Bėri plotėsisht atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, duke provokuar zemėrimin e tij.

2CHRON 33:7 Vuri madje njė shėmbėlltyrė tė gdhendur, idhullin qė kishte bėrė, nė shtėpinė e Perėndisė dhe pėr tė cilėn Perėndia i kishte thėnė Davidit dhe Salomonit, birit tė tij: "Nė kėtė shtėpi dhe nė Jeruzalem, qė kam zgjedhur midis tėrė fiseve tė Izraelit, do tė vė emrin tim pėrjetė;

2CHRON 33:8 dhe nuk do tė bėj qė tė endet mė kėmba e Izraelit larg vendit qė u kam dhėnė etėrve tė tyre, me kusht qė tė kujdesen tė zbatojnė nė praktikė gjithēka qė kam urdhėruar, sipas tėrė ligjit, statuteve dhe dekreteve tė dhėna me anė tė Moisiut".

2CHRON 33:9 Por Manasi iu shmang Judės dhe banorėt e Jeruzalemit duke i shtyrė tė vepronin mė keq se kombet qė Zoti kishte shkatėrruar para bijve tė Izraelit.

2CHRON 33:10 Zoti i foli Manasit dhe popullit tė tij, por ata nuk ia vurėn veshin.

2CHRON 33:11 Atėherė Zoti solli kundėr tyre komandantėt e ushtrisė sė mbretit tė Asirisė, qė e zunė Manasin me ēengela nė hundė, e lidhėn me zinxhira prej bronzi dhe e ēuan nė Babiloni.

2CHRON 33:12 Kur u gjend nė hall, iu lut shumė Zotit, Perėndisė tė tij, dhe u pėrul thellė pėrpara Perėndisė tė etėrve tė tij.

2CHRON 33:13 Pastaj iu fal dhe iu lut shumė dhe Perėndia e dėgjoi lutjen e tij dhe e ēoi pėrsėri nė Jeruzalem, nė mbretėrinė e tij. Atėherė Manasi njohu qė Zoti ėshtė Perėndia.

2CHRON 33:14 Pas kėsaj, Manasi ndėrtoi njė mur jashtė qytetit tė Davidit, nė perėndim tė Gihonit, nė luginė, deri te porta e peshqve; muri i vinte pėrreth Ofelit, dhe e bėri shumė tė lartė. Pastaj vendosi komandantė ushtarakė nė tė gjitha qytetet e fortifikuara tė Judės.

2CHRON 33:15 Pėrveē kėsaj hoqi nga shtėpia e Zotit perėnditė e huaja dhe idhullin, sė bashku me tė gjithė altarėt qė kishte ndėrtuar mbi malin e shtėpisė tė Zotit dhe nė Jeruzalem, dhe i hodhi jashtė qytetit.

2CHRON 33:16 Pastaj restauroi altarin e Zotit dhe mbi tė ofroi flijime falenderimi dhe lėvdimi, si dhe urdhėroi Judėn t`i shėrbente Zotit, Perėndisė tė Izraelit.

2CHRON 33:17 Megjithatė populli vazhdonte tė ofronte flijime nė vendet e larta, por vetėm Zotit, Perėndisė tė tij.

2CHRON 33:18 Pjesa tjetėr e bėmave tė Manasit, lutja qė i drejtoi Perėndisė tė tij dhe fjalėt e shikuesve qė i folėn nė emėr tė Zotit, janė tė shkruara nė librin e mbretėrve tė Izraelit.

2CHRON 33:19 Pėrkundrazi lutja e tij dhe mėnyra si Perėndia e dėgjoi, tėrė mėkatet e tij dhe tėrė pabesitė e tij, vendet ku ndėrtoi vendet e larta dhe ngriti Asherimėt dhe shėmbėlltyrat e gdhendura, para se tė pėrulej, janė tė shkruara nė librin e Hozait.

2CHRON 33:20 Pastaj Manasi pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė shtėpinė e tij. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Amoni.

2CHRON 33:21 Amoni ishte njėzet e dy vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi dy vjet nė Jeruzalem.

2CHRON 33:22 Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, ashtu si kishte bėrė Manasi, ati i tij; nė fakt Amoni u ofronte flijime tėrė shėmbėlltyrave tė gdhendura qė kishte bėrė i ati, Manasi, dhe u shėrbente.

2CHRON 33:23 Ai nuk u pėrul pėrpara Zotit, siē ishte pėrulur Manasi, i ati; Amoni madje mėkatoi gjithnjė e mė shumė.

2CHRON 33:24 Pastaj shėrbėtorėt e tij kurdisėn njė komplot kundėr tij dhe e vranė nė shtėpinė e tij.

2CHRON 33:25 Por populli i vendit i dėnoi me vdekje tėrė ata qė kishin komplotuar kundėr mbretit Amon; pas kėsaj populli bėri mbret nė vend tė tij, tė birin, Josia.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase