Main Index: Albanian Bible

 

2 Chronicles 12

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

2CHRON 12:1 Mbas forcimit tė mbretėrisė dhe tė pushtetit tė tij, Roboami braktisi ligjin e Zotit bashkė me tėrė Izraelin.

2CHRON 12:2 Nė vitin e pestė tė mbretit Roboam, Shishaku, mbret i Egjiptit, doli kundėr Jeruzalemit (sepse ata kishin kryer mėkate kundėr Zotit),

2CHRON 12:3 me njėmijė e dyqind qerre dhe gjashtėdhjetė mijė kalorės; dhe bashkė me tė erdhi nga Egjipti njė popull i pallogaritshėm: Libianė, Sukej dhe Etiopias.

2CHRON 12:4 Ai pushtoi qytetet e fortifikuara qė ishin pronė e Judės dhe arriti deri nė Jeruzalem.

2CHRON 12:5 Atėherė profeti Shemajah shkoi te Roboami dhe te krerėt e Judės, qė ishin mbledhur nė Jeruzalem nga frika e Shishakut, dhe u tha atyre: "Kėshtu thotė Zoti: "Ju mė kini braktisur, prandaj edhe unė ju braktis nė duart e Shishakut"".

2CHRON 12:6 Atėherė princat e Izraelit dhe mbreti u pėrulėn dhe thanė: "Zoti ėshtė i drejtė".

2CHRON 12:7 Kur Zoti pa qė ata ishin pėrulur, fjala e Zotit iu drejtua Shemajahut, duke i thėnė: "Me qenė se ata u pėrulėn, unė nuk do t`i shkatėrroj, por do t`ju jap pas pak ēlirimin dhe zemėrimi im nuk do tė kthehet kundėr Jeruzalemit nėpėrmjet Shishakut.

2CHRON 12:8 Megjithatė do t`i nėnshtrohen atij, kėshtu do tė njohin nga pėrvoja ē`do tė thotė tė mė shėrbesh mua dhe t`u shėrbesh mbretėrive tė kombeve".

2CHRON 12:9 Kėshtu Shishaku, mbret i Egjiptit, u sul kundėr Jeruzalemit dhe mori me vete thesaret e shtėpisė tė Zotit dhe thesaret e pallatit mbretėror; mori me vete ēdo gjė; mori edhe mburojat prej ari qė kishte bėrė Salomoni.

2CHRON 12:10 Dhe nė vend tė tyre mbreti Roboam bėri mburoja prej bronzi dhe ua besoi ruajtjen e tyre kapitenėve tė rojeve qė ruanin portėn e shtėpisė sė mbretit.

2CHRON 12:11 Sa herė qė mbreti hynte nė shtėpinė e Zotit, rojet shkonin dhe i merrnin dhe pastaj i ēonin pėrsėri nė sallėn e rojeve.

2CHRON 12:12 Me qenė se Roboami ishte pėrulur, zemėrimi i Zotit u hoq nga ai dhe nuk e shkatėrroi plotėsisht; nė Judė kishte akoma gjėra tė mira.

2CHRON 12:13 Kėshtu mbreti Roboam u pėrforcua nė Jeruzalem dhe vazhdoi tė mbretėrojė. Kur filloi tė mbretėrojė, Roboami ishte dyzet e njė vjeē, dhe mbretėroi shtatėmbėdhjetė vjet nė Jeruzalem, qyteti qė Zoti

2CHRON 12:14 Ai veproj keq, sepse nuk u vu me zemrėn e tij nė kėrkim tė Zotit.

2CHRON 12:15 Bėmat e Roboamit, nga tė parat deri nė tė fundit, a nuk janė vallė tė shkruara nė analet e profetit Shemajah dhe tė shikuesit Ido, sipas gjenealogjive? Pati luftra tė vazhdueshme midis Roboamit dhez Jeroboamit.

2CHRON 12:16 Pastaj Roboami pushoi bashkė me etėrit e tij dhe u varros nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Abijahu.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase