Main Index: Albanian Bible

 

2 Chronicles 14

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

2CHRON 14:1 Pastaj Abijahun pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Asa. Nė kohėn e tij vendi qe i qetė dhjetė vjet.

2CHRON 14:2 Asa bėri atė qė ishtė e mirė dhe e drejtė nė sytė e Zotit, Perėndisė tė tij.

2CHRON 14:3 Ai hoqi nga vendi altarėt e perėndive tė huaj dhe vendet e larta, shkatėrroi shtyllat e shenjta dhe i bėri copė-copė Asherimėt.

2CHRON 14:4 Pėrveē kėsaj urdhėroi Judėn tė kėrkojė Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre, dhe tė zbatojė nė praktikė ligjin dhe urdhėrimet.

2CHRON 14:5 Hoqi gjithashtu nga tė gjitha qytetet e Judės vendet e larta dhe idhujt; dhe me tė mbretėria njohu njė periudhė qetėsie.

2CHRON 14:6 Ai ndėrtoi qytete tė fortifikuara nė Judė, sepse vendi ishte i qetė. Nė ato vite nuk pati asnjė luftė kundėr tij, sepse Zoti i kishte dhėnė qetėsi.

2CHRON 14:7 Ai u thoshte atyre tė Judės: "Le t`i ndėrtojmė kėto qytete dhe t`i rrethojmė me mure, me kulla, me porta dhe shufra. Vendi ėshtė akoma nė dispozicionin tonė, sepse kemi kėrkuar Zotin, Perėndinė tonė; ne e kemi kėrkuar dhe ai na ka dhėnė paqe rreth e qark". Kėshtu ata iu vunė ndėrtimit dhe u begatuan.

2CHRON 14:8 Asa kishte njė ushtri prej treqindmijė njerėzish nga Juda qė mbanin ushta dhe mburoja, si dhe dyqind e tetėdhjetė mijė nga Beniamini qė mbanin mburoja dhe gjuanin me hark; tėrė kėta ishin burra tė fortė dhe trima.

2CHRON 14:9 Kundėr tyre doli Zerahu, Etiopasi, me njė ushtri prej njė milion burrash dhe me treqind qerre dhe arriti deri nė Mareshah.

2CHRON 14:10 Asa doli atėherė kundėr tij dhe u vendosėn nė rend beteje nė luginėn e Tsefathahut pranė Mareshahut.

2CHRON 14:11 Atėherė Asa i klithi Zotit, Perėndisė tė tij, dhe tha: "O Zot, nuk ka njeri veē teje qė mund tė ndihmojė nė luftimet midis njė tė fuqishmi dhe atij qė i mungon forca. Na ndihmo, o Zot, Perėndia ynė, sepse ne mbėshtetemi te ti dhe dalim kundėr kėsaj shumice nė emrin tėnd. O Zot, ti je Perėndia ynė; mos lejo qė njeriu tė ta kalojė ty!".

2CHRON 14:12 Kėshtu Zoti goditi Etiopasit pėrpara Asas dhe pėrpara Judės, dhe Etiopasit ua mbathėn kėmbėve.

2CHRON 14:13 Atėherė Asa dhe njerėzit qė ishin me tė i ndoqėn deri nė Gherar. Prandaj Etiopasit u mundėn, prej tyre nuk mbeti asnjė i gjallė, sepse ata u shkatėrruan pėrpara Zotit dhe ushtrisė sė tij. Dhe ata morėn njė plaēkė shumė tė madhe.

2CHRON 14:14 Pastaj sulmuan tėrė qytetet rreth e qark Gherarit, sepse tmeri i Zotit i kishte zėnė, dhe ata plaēkitėn tėrė qytetet nė tė cilat kishte plaēkė tė madhe.

2CHRON 14:15 Sulmuan gjithashtu vathėt e bagėtive dhe morėn me vete njė numėr tė madh dhensh dhe devesh. Pastaj u kthyen nė Jeruzalem.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase