Main Index: Albanian Bible

 

2 Chronicles 26

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

2CHRON 26:1 Pastaj tėrė populli i Judės mori Uziahun, qė ishte atėherė gjashtėmbėdhjetė vjeē dhe e bėri mbret nė vend tė atit tė tij, Amatsiahut.

2CHRON 26:2 Ai ndėrtoi Elathin dhe ia ripushtoi Judės, mbasi mbretin e pushoi bashkė me etėrit e tij.

2CHRON 26:3 Uziahu ishte gjashtėmbėdhjetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi pesėdhjetė e dy vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Jekoliah dhe ishte nga Jeruzalemi.

2CHRON 26:4 Ai bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit, pikėrisht ashtu si kishte bėrė Amatsiahu, i ati.

2CHRON 26:5 Ai kėrkoi Perėndinė gjatė jetės sė Zakarias, qė kuptonte vizionet e Perėndisė; dhe pėr deri sa kėrkoi Zotin, Perėndia e begatoi.

2CHRON 26:6 Ai doli dhe luftoi kundėr Filistejve, rrėzoi muret e Gathit, muret e Jabnehut dhe muret e Ashdodit, dhe ndėrtoi qytete nė afėrsi tė Ashdotit dhe midis Filistejve.

2CHRON 26:7 Perėndia e ndihmoi kundėr Filistejve, kundėr Arabėve qė banonin nė Gur-Baal dhe kundėr Meunitėve.

2CHRON 26:8 Amonitėt i paguanin Uziahut njė haraē; fama e tij qe pėrhapur deri nė kufijtė e Egjiptit; sepse ishte bėrė shumė i fuqishėm.

2CHRON 26:9 Uziahu ndėrtoi gjithashtu kulla nė Jeruzalem nė portėn e Qoshes, nė portėn e Luginės dhe mbi Qoshen e mureve dhe i fortifikoi kėto.

2CHRON 26:10 Ai ndėrtoi kulla edhe nė shkretėtirė dhe gėrmoi shumė puse, sepse kishte njė numėr tė madh bagėtish, si nė pjesėn e poshtme tė vendit ashtu dhe nė fushė; kishte gjithashtu bujqėr dhe vreshtarė nė malet dhe nė Karmel, sepse e donte tokėn.

2CHRON 26:11 Uziahu kishte gjithashtu njė ushtri luftėtarėsh qė shkonte nė luftė nė formacion, sipas numrit tė regjistruar nga sekretari Jeijel dhe nga komisari Maasejah nėn urdhėrat e Hananiahut, njė nga kapitenėt e mbretit.

2CHRON 26:12 Numri i pėrgjithshėm i tė parėve tė shtėpive atėrore, njerėzve tė fortė dhe trima, ishte dy mijė e gjashtėqind veta.

2CHRON 26:13 Nėn komandėn e tyre ndodhej njė ushtri prej treqind e shtatė mijė e pesėqind njerėz tė aftė tė luftojnė me trimėri tė madhe, pėr tė ndihmuar mbretin kundėr armikut.

2CHRON 26:14 Uziahu i furnizoi ata, domethėnė tėrė ushtrinė, me mburoja, ushta, pėrkrenare, parzmore, harqe dhe hobe pėr tė hedhur gurė.

2CHRON 26:15 Nė Jeruzalem specialistėt i ndėrtuan gjithashtu disa makina tė cilat ai i vendosi mbi kullat dhe nė qoshet, pėr tė hedhur shigjeta dhe gurė tė mėdhenj. Fama e tij u pėrhap larg, sepse u ndihmua nė mėnyrė tė mrekullueshme deri sa u bė i fuqishėm.

2CHRON 26:16 Por, mbasi u bė i fuqishėm, zemra e tij u bė krenare aq sa u korruptua dhe ai mėkatoi kundėr Zotit, duke hyrė nė tempullin e Zotit pėr tė djegur temjan nė altarin e temjanit.

2CHRON 26:17 Pas tij hyri prifti Azariah me tetėdhjetė priftėrinj tė Zotit, njerėz trima.

2CHRON 26:18 Ata iu kundėrvunė mbretit Uziah dhe i thanė: "Nuk tė takon ty, o Uziah, t`i ofrosh temjan Zotit, por priftėrinjve, bijve tė Aaronit, qė janė shenjtėruar pėr tė ofruar temjan. Dil nga vendi i shenjtė, sepse ke kryer mėkat! Kjo nuk do tė sjellė asnjė nder nga ana e Zotit Perėndi".

2CHRON 26:19 Atėherė Uziahu, qė kishte nė dorė njė temjanisė pėr tė ofruar temjanin, u zemėrua; por ndėrsa po u hakėrrohej priftėrinjve, mbi ballin e tij shpėrtheu lebra, pėrpara priftėrinjve, nė shtėpinė e Zotit, pranė altarit tė temjanit.

2CHRON 26:20 Kryeprifti Azariah dhe tėrė priftėrinjtė e tjerė u kthyen ndaj tij, dhe ja, mbi ballin e tij dukeshin shenjat e lebrės. Kėshtu e nxorėn me tė shpejtė dhe ai vetė nxitoi tė dalė sepse Zoti e kishte goditur.

2CHRON 26:21 Mbreti Uziah mbeti lebroz deri ditėn e vdekjes sė tij dhe banoi nė njė shtėpi tė izoluar, sepse ishte lebroz dhe ishte pėrjashtuar nga shtėpia e Zotit; dhe i biri Jotham ishte kryeintendenti i pallatit mbretėror dhe administronte drejtėsinė e popullit tė vendit.

2CHRON 26:22 Pjesa tjetėr e bėmave tė Uziahut, nga tė parat deri nė tė fundit, janė shkruar nga profeti Isaia, bir i Amotsit.

2CHRON 26:23 Kėshtu Uziahu pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn bashkė me etėrit e tij nė fushėn e varrimit qė u takonte mbretėrve, sepse thuhej: "E ka zėnė lebra". Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Jothami.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase