Main Index: Albanian Bible

 

2 Chronicles 11

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

2CHRON 11:1 Roboami, me tė arritur nė Jeruzalem, thirri shtėpinė e Judės dhe tė Beniaminit, njėqind e tetėdhjetė mijė luftėtarė tė zgjedhur, pėr tė luftuar kundėr Izraelit dhe pėr t`i kthyer kėshtu mbretėrinė Roboamit.

2CHRON 11:2 Por fjala e Zotit iu drejtua kėshtu Shemajahut, njeriu i Perėndisė, duke thėnė:

2CHRON 11:3 "Foli Roboamit, birit tė Salomonit, mbretit tė Judės, dhe tėrė Izraelit nė Judė dhe nė Beniamin, dhe u thuaj atyre:

2CHRON 11:4 Kėshtu flet Zoti: "Mos dilni tė luftoni kundėr vėllezėrve tuaj. Secili tė kthehet nė shtėpinė e vet, sepse kjo gjė vjen nga unė"". Atėherė ata iu bindėn fjalės tė Zotit dhe u kthyen prapa pa dalė kundėr Jeroboamit.

2CHRON 11:5 Roboami banoi nė Jeruzalem dhe ndėrtoi disa qytete pėr mbrojtje nė Judė.

2CHRON 11:6 Ai ndėrtoi Betlemin, Etamin, Tekoan,

2CHRON 11:7 Beth-Tsurin, Sokon, Adulamin,

2CHRON 11:8 Gathin, Mareshahun, Zifin,

2CHRON 11:9 Adoraimin, Lakishin, Azkahun,

2CHRON 11:10 Tsorahun, Ajalonin dhe Hebronin, qė u bėnė qytete tė fortifikuara nė Judė dhe nė Beniamin.

2CHRON 11:11 Pėrforcoi fortesat dhe vendosi komandantė dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.

2CHRON 11:12 Nė ēdo qytet vendosi mburoja dhe shtiza dhe i bėri jashtėzakonisht tė forta. Kėshtu ai pati me vete Judėn dhe Beniaminin.

2CHRON 11:13 Pėrveē kėsaj nga tė gjitha territoret e tyre priftėrinjtė dhe Levitėt e tėrė Izraelit morėn anėn e tij.

2CHRON 11:14 Nė tė vėrtetė Levitėt braktisėn tokat e tyre pėr kullotė dhe pronat e tyre dhe shkuan nė Judė dhe nė Jeruzalem, sepse Jeroboami me bijtė e tij i kishte pėrzėnė nga shėrbimi si priftėrinj tė Zotit,

2CHRON 11:15 dhe kishte caktuar priftėrinj pėr vendet e larta, pėr demonėt dhe pėr viēat qė kishte bėrė.

2CHRON 11:16 Mbas Levitėve ata nga gjithė fiset e Izraelit qė kishin vendosur nė zemėr tė tyre tė kėrkonin Zotin, Perėndinė e Izraelit, vajtėn nė Jeruzalem pėr t`i ofruar flijime Zotit, Perėndisė tė etėrve tė tyre.

2CHRON 11:17 Kėshtu e pėrforcuan mbretėrinė e Judės dhe e bėnė tė qėndrushėm pėr tre vjet Roboamin, birin e Salomonit, sepse pėr tre vjet ndoqėn rrugėn e Davidit dhe tė Salomonit.

2CHRON 11:18 Roboami mori pėr grua Mahalathėn, bijėn e Jerimothit, birit tė Davidit dhe i Abihajlit, bijės sė Eliabit qė ishte bir i Isait.

2CHRON 11:19 Ajo i lindi fėmijėt Jeush, Shemariah dhe Zaaham.

2CHRON 11:20 Mbas asaj mori pėr grua Maakahėn, bijėn e Absalomit, e cila i lindi Abijahun, Atain, Zizan dhe Shelomithin.

2CHRON 11:21 Roboami e donte Maakahėn, bijėn e Absalomit, mė tepėr se tė gjitha bashkėshortet e konkubinat e tij (ai mori tetėmbėdhjetė bashkėshorte dhe shtatėdhjetė konkubina dhe i lindėn njėzet e tetė djem dhe gjashtėdhjetė vajza).

2CHRON 11:22 Roboami e caktoi Abijahun, birin e Maakahės, si tė parė qė tė ishte princ midis vėllezėrve tė tij, sepse mendonte ta bėnte mbret.

2CHRON 11:23 Ai veproi me zgjuarsi dhe i shpėrndau disa nga bijtė e tij nė tė gjitha vendet e Judės dhe tė Beniaminit, nė tė gjitha qytetet e fortifikuara; u dha atyre ushqime me shumicė dhe kėrkoi pėr ta shumė bashkėshorte.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase