Main Index: Albanian Bible

 

2 Chronicles 3

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

2CHRON 3:1 Salomoni filloi pastaj ndėrtimin e shtėpisė tė Zotit, nė Jeruzalem mbi malin Moriah, aty ku Zoti i ishte shfaqur Davidit, atit tė tij, nė vendin qė Davidi kishte pėrgatitur nė lėmin e Ornanit, Jebuseut.

2CHRON 3:2 Ai filloi tė ndėrtojė ditėn e dytė tė muajit tė dytė tė vitit tė katėrt tė mbretėrimit tė tij.

2CHRON 3:3 Kėto janė pėrmasat e themeleve qė hodhi Salomoni pėr ndėrtimin e shtėpisė sė Perėndisė. Gjatėsia ishte gjashtėdhjetė kubitė (nė kubitė tė masės sė vjetėr) dhe gjerėsia njėzet kubitė.

2CHRON 3:4 Portiku pėrpara tempullit ishte njėzet kubitė i gjatė, duke barazuar kėshtu gjatėsinė e tempullit, dhe ishte i lartė njėqind e njėzet kubitė. Ai e veshi nga brenda me ar tė kulluar.

2CHRON 3:5 E veshi sallėn e madhe me dru qiparisi, pastaj e veshi me ar tė kulluar dhe mbi tė gdhendi degė palme dhe zinxhirė tė vegjėl.

2CHRON 3:6 Pėrveē kėsaj e zbukuroi sallėn me gurė tė ēmuar si ornament; dhe ari ishte ai i Parvaimit.

2CHRON 3:7 Veshi gjithashtu me ar tempullin, trarėt, pragjet, muret dhe portat; dhe mbi muret gdhėndi kerubinė.

2CHRON 3:8 Pastaj ndėrtoi vendin shumė tė shenjtė. Ky ishte njėzet kubitė i gjatė, duke barazuar kėshtu gjerėsinė e tempullit, dhe njėzet kubitė i gjerė. E veshi me ar tė kulluar me njė vlerė prej gjashtėqind talentash.

2CHRON 3:9 Pesha e arit pėr gozhdat ishte pesėdhjetė sikla. Veshi me ar edhe dhomat e sipėrme.

2CHRON 3:10 Nė vendin shumė tė shenjtė bėri dy kerubinė tė gdhėndur dhe i veshi me ar.

2CHRON 3:11 hapėsira e krahėve tė kerubinėve ishte njėzet kubitė; njė krah i njė kerubini, i gjatė pesė kubitė, prekte murin e tempullit, ndėrsa krahu tjetėr, gjithashtu i gjatė pesė kubitė, prekte krahun e kerubinit tė dytė.

2CHRON 3:12 Njeri krah i kerubinit tė dytė, i gjatė pesė kubitė, prekte murin e tempullit, ndėrsa tjetri i gjatė gjithashtu pesė kubitė, prekte krahun e kerubinit tjetėr.

2CHRON 3:13 Krahėt e hapur tė kėtyre kerubinėve ishin njėzet kubitė tė gjatė. Ata qėndronin drejt nė kėmbė me fytyrė tė kthyer nga pjesa e brendshme e tempullit.

2CHRON 3:14 Ai bėri gjithashtu velin me fill ngjyrė vjollcė tė purpurt, tė kuqe flakė dhe me pėlhurė tė hollė, dhe mbi to qėndisėn kerubinė.

2CHRON 3:15 Pėrpara tempullit bėri dy shtylla tė larta tridhjetė e pesė kubitė; kapiteli nė majė tė ēdo shtylle ishte pesė kubitė.

2CHRON 3:16 Bėri gjithashtu zinxhira tė vegjėl, si ato qė ishin nė shenjtėrore dhe i vendosi nė majė tė shtyllave; pastaj bėri njė mijė shegė dhe i vuri mbi zinxhirėt e vegjėl.

2CHRON 3:17 Pastaj ngriti shtyllat pėrpara tempullit, njerėn nė tė djathtė dhe tjetrėn nė tė majtė; tė djathtėn e quajti Jakin dhe tė majtėn Boaz.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase