Main Index: Albanian Bible

 

2 Chronicles 21

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

2CHRON 21:1 Pastaj Jozafati pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn me ta nė qytetin e Davidit. Nė vendin e tij mbretėroi i biri, Jehorami.

2CHRON 21:2 Ai kishte vėllezėr, bij tė Jozafatit: Azariahun, Jehielin, Zakarian, Azariahun, Mikaelin dhe Shefatiahun; tėrė kėta ishin bij tė Jozafatit, mbretit tė Izraelit.

2CHRON 21:3 I ati u bėri atyre dhurata tė mėdha prej argjendi, ari dhe sende tė ēmueshme, bashkė me qytete tė fortifikuara nė Judė, por ia dha mbretėrinė Jehoramit, sepse ishte i parėlinduri.

2CHRON 21:4 Por kur Jehorami shtiu nė dorė mbretėrinė e atit tė tij dhe u pėrforcua, vrau me shpatė tėrė vėllezėrit e tij dhe disa krerė tė Izraelit.

2CHRON 21:5 Jehorami ishte tridhjetė e dy vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi tetė vjet nė Jeruzalem.

2CHRON 21:6 Ai ndoqi rrugėn e mbretėrve tė Izraelit ashtu si kishte bėrė shtėpia e Ashabit, sepse gruaja e tij ishte njė bijė e Ashabit, dhe bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit.

2CHRON 21:7 Megjithatė Zoti nuk deshi ta shkatėrrojė shtėpinė e Davidit, pėr shkak tė besėlidhjes qė kishte bėrė me Davidin dhe sepse i kishte premtuar t`i jepte atij dhe bijve tė tij njė llambė pėrgjithmonė.

2CHRON 21:8 Gjatė ditėve tė mbretėrisė sė tij, Edomi ngriti krye kundėr pushtetit tė Judės dhe zgjodhi njė mbret.

2CHRON 21:9 Atėherė Jehorami u nis me komandantėt e tij dhe me tė gjitha qerret e tij; u ngrit, pra, natėn dhe i mundi Edomitėt, qė e kishin rrethuar atė dhe komandantėt e qerreve tė tij.

2CHRON 21:10 Kėshtu Edomi nuk iu nėnshtrua pushtetit tė Judės deri ditėn e sotme. Nė atė kohė edhe Libnahu ngriti krye kundėr pushtetit tė tij, sepse Jehorami kishte braktisur Zotin, Perėndinė e etėrve tė tij.

2CHRON 21:11 Edhe Jehorami ndėrtoi vende tė larta nė malet e Judės, i shtyu banorėt e Jeruzalemit nė rrugėn e kurvėrimit dhe largoi Judėn.

2CHRON 21:12 Atėherė i erdhi njė shkrim nga profeti Elia, nė tė cilėn thuhej: "Kėshtu i thotė Zoti, Perėndia i Davditi, atit tėnd: "Meqė nuk ke ndjekur rrugėt e Jozafatit, atit tėnd, dhe rrugėt e Asas, mbretit tė Judės,

2CHRON 21:13 por ke ndjekur rrugėt e mbretėrve tė Izraelit dhe ke shtyrė nė rrugėn e kurvėrimit Judėn dhe banorėt e Jeruzalemit, ashtu si ka vepruar shtėpia e Ashabit, dhe ke vrarė vėllezėrit e tu, vetė familjen e atit tėnd, qė ishin mė tė mirė se ti,

2CHRON 21:14 ja, Zoti do tė godasė me njė fatkeqėsi tė madhe popullin tėnd, fėmijėt e tu, bashkėshortet e tua dhe gjithēka qė ti zotėron;

2CHRON 21:15 ti vetė do tė goditesh nga sėmundje shumė tė rėnda, nga njė sėmundje e zorrėve qė do tė tė nxjerrė ēdo ditė pak e nga pak zorrėt"".

2CHRON 21:16 Pėrveē kėsaj Zoti zgjoi kundėr Jehoramit frymėn e Filistejve dhe tė Arabėve, qė banojnė pranė Etiopasve;

2CHRON 21:17 dhe kėta dolėn kundėr Judės, e pushtuan dhe morėn me vete tėrė pasuritė qė gjetėn nė pallatin mbretėror, duke pėrfshirė bijtė dhe gratė e tij; kėshtu nuk i mbeti asnjė bir pėrveē Jehoahazit, mė i vogli prej bijve tė tij.

2CHRON 21:18 Mbas tėrė kėsaj Zoti e goditi nė zorrėt me njė sėmundje tė pashėrueshme.

2CHRON 21:19 Kėshtu, me kalimin e kohės, nė fund tė vitit tė dytė, nga shkaku i sėmundjes, zorrėt i dolėn jashtė dhe vdiq duke hequr mundime tė tmerrshme. Populli i tij nuk dogji parfume pėr nder tė tij, ashtu si kishte bėrė pėr etėrit e tij.

2CHRON 21:20 Ai ishte tridhjetė e dy vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi tetė vjet nė Jeruzalem. Iku pa lėnė keqardhje; e varrosėn nė qytetin e Davidit, por jo nė varret e mbretėrve.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase