Main Index: Albanian Bible

 

2 Chronicles 24

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

2CHRON 24:1 Joasi ishte shtatė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi dyzet vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Tsibiah dhe ishte nga Beer-Sheba.

2CHRON 24:2 Joasi bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit gjatė gjithė kohės qė jetoi prifti Jehojada.

2CHRON 24:3 Jehojada i zgjodhi pėr tė dy bashkėshorte dhe Joasit i lindėn djem dhe vajza.

2CHRON 24:4 Mbas kėsaj e shtyu zemra Joasin tė ndreqė shtėpinė e Zotit.

2CHRON 24:5 Prandaj mblodhi priftėrinjtė dhe Levitėt dhe u tha atyre: "Shkoni nė qytetet e Judės dhe mblidhni vit pėr vit nga gjithė Izraeli paratė qė nevojiten pėr tė restauruar shtėpinė e Perėndisė tuaj; pėrpiquni ta kryeni shpejt kėtė punė". Por Levitėt nuk treguan asnjė nxitim.

2CHRON 24:6 Atėherė mbreti thirri kryepriftin Jehojada dhe i tha: "Pse nuk u kėrkove Levitėve qė tė sillnin nga Juda dhe nga Jeruzalemi taksėn e caktuar nga Moisiu, shėrbėtor i Zotit, dhe nga asambleja e Izraelit pėr ēadrėn e dėshmisė?".

2CHRON 24:7 Nė tė vėrtetė bijtė e Athaliahės, tė kėsaj gruaje tė keqe, kishin plaēkitur shtėpinė e Perėndisė dhe kishin pėrdorur madje gjithė gjėrat e shenjtėruara tė shtėpisė tė Zotit pėr Baalėt.

2CHRON 24:8 Me urdhėr tė mbretit bėnė njė arkė dhe e vunė jashtė, te porta e shtėpisė tė Zotit.

2CHRON 24:9 Pastaj bėnė njė shpallje nė Judė dhe nė Jeruzalem, me qėllim qė t`i ēohej Zotit taksa qė Moisiu, shėrbėtori i Perėndisė, i kishte vėnė Izraelit nė shkretėtirė.

2CHRON 24:10 Tėrė krerėt dhe tėrė populli u gėzuan dhe sollėn paratė, duke i hedhur nė arkė deri sa e mbushėn.

2CHRON 24:11 Kur arka ēohej nga Levitėt tek inspektori i mbretit, sepse shihnin se kishte nė tė shumė para, sekretari i mbretit dhe i ngarkuari nga kryeprifti vinin pėr tė zbrazur arkėn; pastaj e merrnin dhe e ēonin pėrsėri nė vendin e saj. Kėshtu vepronin ēdo ditė; nė kėtė mėnyrė grumbullonin njė sasi tė madhe parash.

2CHRON 24:12 Pastaj mbreti dhe Jehojada ua jepnin kėto atyre qė bėnin shėrbimin nė shtėpinė e Zotit; dhe ata paguanin gurgdhėndėsit dhe marangozėt pėr tė restauruar shtėpinė e Zotit, si edhe punėtorėt e hekurit dhe tė bronzit qė merreshin me shtėpinė e Zotit.

2CHRON 24:13 Kėshtu punėtorėt i kryen me kujdes punimet dhe me anė tė tyre ndreqjet shkuan mbarė; ata e kthyen pėrsėri shtėpinė e Perėndisė nė gjendejn e saj origjinale dhe e pėrforcuan atė.

2CHRON 24:14 Kur kishin mbaruar, paratė qė mbetėn i ēuan para mbretit dhe Jehojadės dhe me to bėnė orendi pėr shtėpinė e Zotit, orendi pėr shėrbimin dhe pėr olokaustet, kupa dhe vegla tė tjera prej ari ose argjendi. Deri sa jetoi Jehojada, u ofruan vazhdimisht olokauste nė shtėpinė e Zotit.

2CHRON 24:15 Por Jehojada, tanimė i plakur dhe i ngopur me ditė, vdiq; ai ishte njėqind e tridhjetė vjeē kur vdiq;

2CHRON 24:16 e varrosėn nė qytetin e Davidit bashkė me mbretėrit, sepse kishte bėrė tė mira nė Izrael, ndaj Perėndisė dhe ndaj shtėpisė sė tij.

2CHRON 24:17 Mbas vdekjes sė Jehojadės, krerėt e Judės shkuan dhe ranė pėrmbys pėrpara mbretit; dhe mbreti i dėgjoi.

2CHRON 24:18 Pastaj ata braktisėn shtėpinė e Zotit, Perėndisė tė etėrve tė tyre, dhe u shėrbyen Asherimėve dhe idhujve; pėr shkak tė kėtij mėkati, zemėrimi i Perėndisė ra mbi Judėn dhe mbi Jeruzalemin.

2CHRON 24:19 Zoti u dėrgoi atyre profetė pėr t`i bėrė tė kthehen tek ai; kėta dėshmuan kundėr tyre, por ata nuk deshėn t`i dėgjojnė.

2CHRON 24:20 Atėherė Fryma e Perėndisė erdhi mbi Zakarian, birin e priftit Jehojada, qė u ngrit pėrpara popullit dhe tha: "Kėshtu thotė Perėndia: Pse shkelni urdhėrimet e Zotit dhe nuk keni mbarėsi? Mėqe e keni braktisur Zotin edhe ai do t`ju braktisė".

2CHRON 24:21 Por ata komplotuan kundėr tij dhe me urdhėr tė mbretit, e vranė me gurė nė oborrin e shtėpisė tė Zotit.

2CHRON 24:22 Kėshtu mbreti Joas nuk e kujtoi mirėsinė qė Jehojada, ati i Zakarias, kishte treguar ndaj tij dhe ia vrau tė birin, i cili duke vdekur tha: "Zoti e shikoftė dhe tė kėrkoftė llogari!.

2CHRON 24:23 Kėshtu ndodhi qė, nė fillim tė vitit tė ri, ushtria e Sirėve doli kundėr Joasit. Ata erdhėn nė Judė dhe nė Jeruzalem dhe shfarosėn nga populli tėrė krerėt e tij, dhe tėrė plaēkėn ia ēuan mbretit tė Damaskut.

2CHRON 24:24 Megjithėse ushtria e Sirėve kishte ardhur me pak veta, Zoti u dha nė dorė njė ushtri shumė tė madhe, sepse kishin braktisur Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre. Kėshtu ata e gjykuan Joasin.

2CHRON 24:25 Kur Sirėt u tėrhoqėn nga ai (sepse e kishin lėnė shumė tė sėmurė), shėrbėtorėt e tij kurdisėn njė komplot kundėr tij, pėr shkak tė vrasjes sė bijve tė priftit Jehojada, dhe e vranė nė shtratin e tij. Kėshtu ai vdiq dhe e varrosėn nė qytetin e Davidit, por jo nė varrezat e mbretėrve.

2CHRON 24:26 <aaa add> Kėta janė ata qė komplotuan kundėr tij: Zabadi, bir i Shimeathit, Amonitja, dhe Jehozbadi, bir i Shimrithit, Moabitja.

2CHRON 24:27 <aaa add> Pėrsa u pėrket bijve tė tij, profecitė e shumta tė thėna kundėr tij dhe meremetimi i shtėpisė sė Perėndisė, ja, kėto gjėra janė shkruar nė historinė e librit tė mbretėrve. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Amatsiahu.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase