Main Index: Albanian Bible

 

2 Chronicles 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36]

2CHRON 15:1 Atėherė Fryma e Perėndisė erdhi mbi Azarisahun, birin i Odedit,

2CHRON 15:2 qė doli tė takojė Asan dhe i tha: "Asa, dhe ju tė gjithė nga Juda dhe nga Beniamini, mė dėgjoni! Zoti ėshtė me ju, kur ju jeni me tė. Nė rast se e kėrkoni, ai do tė vijė tek ju, por nė rast se e braktisni, edhe ai do t`ju braktisė.

2CHRON 15:3 Pėr njė kohė tė gjatė Izraeli ka qenė pa Perėndinė e vėrtetė, pa priftėrinj qė tė jepnin mėsim dhe pa ligj.

2CHRON 15:4 Por nė fatkeqėsinė e tyre ata u rikthyen tek Zoti, Perėndia i Izraelit, e kėrkuan dhe ai i la ta gjenin.

2CHRON 15:5 Nė atė kohė nuk kishte siguri pėr ata qė shkonin e vinin, sepse tė gjithė banorėt e vendeve ishin shumė tė shqetėsuar.

2CHRON 15:6 Njė komb shtypej nga njė tjetėr, njė qytet nga njė tjetėr, sepse Perėndia i hidhėronte me fatkeqėsira tė ēdo lloji.

2CHRON 15:7 Por ju jeni tė fortė dhe mos lini qė krahėt tuaja tė dobėsohen, sepse puna juaj do tė shpėrblehet.

2CHRON 15:8 Kur Asa dėgjoi kėto fjalė dhe profecinė e profetit Oded, mori zemėr dhe hodhi idhujt e neveritshėm nga tėrė vendi i Judės dhe i Beniaminit si dhe nga qytetet qė kishte pushtuar nė zonėn malore tė

2CHRON 15:9 Pastaj mblodhi tėrė Judėn dhe Beniaminin dhe ata tė Efraimit, tė Manasit dhe tė Simeonit qė banonin bashkė me ta; nė fakt kishin ardhur tek ai nė numėr tė madh nga Izraeli, kur kishin parė qė Zoti, Perėndia i tyre, ishte me tė.

2CHRON 15:10 Kėshtu u mblodhėn nė Jeruzalem nė muajin e tretė tė vitit tė pesėmbėdhjetė tė mbretėrisė sė Asas.

2CHRON 15:11 Nė atė kohė flijuan pėr Zotin plaēka qė kishin marrė, shtatėqind lopė dhe shtatė mijė dele.

2CHRON 15:12 Pastaj u zotuan me njė besėlidhje tė kėrkojnė Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre, me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirtin e tyre.

2CHRON 15:13 Kushdo qė nuk e kishte kėrkuar Zotin, Perėndinė e Izraelit, do tė dėnohej me vdekje, qoftė i madh apo i vogėl, burrė apo grua.

2CHRON 15:14 Pėrveē kėsaj iu betuan Zotit me zė tė lartė dhe me britma gėzimi, tė shoqėruar me boritė dhe brirėt.

2CHRON 15:15 Tėrė Juda u gėzua nga betimi, sepse ishin betuar me gjithė zemėr dhe kishin kėrkuar Zotin me gjithė vullnetin e tyre, dhe ai i kishte lėnė ta gjejnė. Kėshtu Zoti u dha paqe rreth e qark.

2CHRON 15:16 Ai hoqi nga pozita qė kishte si mbretėreshė edhe Maakahėn, nėnėn e mbretit Asa, sepse ajo kishte bėrė njė shėmbėlltyrė tė neveritshme tė Asherahut. Pastaj Asa e shkatėrroi shėmbėlltyrėn, e bėri copė-copė dhe e dogji pranė pėrroit Kidron.

2CHRON 15:17 Por vendet e larta nuk u zhdukėn nė Izrael, megjithėse zemra e Asas mbeti e ndershme gjatė gjithė jetės sė tij.

2CHRON 15:18 Ai bėri qė tė sillen nė shtėpinė e Perėndisė gjėrat e shenjtėruara nga i ati dhe gjėrat e shenjtėruara nga ai vetė: argjendin, arin dhe enėt.

2CHRON 15:19 Dhe nuk pati mė luftė deri nė vitin e tridhjetė e pestė tė mbretėrisė sė Asas.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase